Sistemi gjyqësor në Shqipëri/ Shoqata “Drejtësi për drejtësi”: Calavera përgjegjëse për krijimin e klimës së mos-besimit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sistemi gjyqësor në Shqipëri/ Shoqata “Drejtësi për drejtësi”: Calavera përgjegjëse për krijimin e klimës së mos-besimit

14:56 | 08/10/2020
në Kryesore
0

Shoqata “Drejtësi për Drejtësi” shpreh vlerësimet për angazhimin e Bashkimit Europian në forcimin e shtetit ligjor dhe sistemi gjyqësor në Shqipëri.

Por, nga ana tjetër nuk mund të anashkalojnë shqetësimin e krijuar nga deklaratat e pavenda dhe shqetësuese, të shprehura nga Komisioneri Europian për Zgjerimin, z. Varhelyi, i cili kërkoi në Tiranë ndaljen e atyre që ai i konsideroi sulme të padrejta, ndaj anëtarëve të strukturave të Vetingut.

Një anëtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit është aktualisht në gjykim nga Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Read more

I kërkon doganës ndalimin e 170 sportistëve në kufi –

Qeveria urdhëroi censurë për raportin e PE-së mbi Shqipërinë! Mediat fikën sinjalet e tyre kur… –

Era e fortë krijon probleme në Vlorë, dy pemë rrëzohen dhe bllokojnë rrugët –

Helmimi në Akademinë e Policisë pasojë e korrupsionit qeveritar –

Ndërkohë, një anëtare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit është në proces hetimi nga Prokuroria Speciale (SPAK).

Nëse këto raste konsiderohen “sulme të padrejta”, atëherë mesazhi i z. Varhelyi mund të konsiderohet plotësisht si një ndërhyrje flagrante në ushtrimin e funksioneve të gjyqësorit, aq më tepër të strukturave të krijuara pas miratimit të Reformës në Drejtësi.

Konsideratat e z. Varhelyi u dhanë në prani të Drejtueses së Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), znj. Calavera, zyrtarja më e lartë përgjegjëse për përzgjedhjen, monitorimin dhe raportimin e aktivitetit të institucioneve rivlerësuese në Shqipëri.

Të dhëna zyrtare dhe publike, të siguruara kohë pas kohe nga shoqata “Drejtësi për drejtësi”, si edhe nga aktorë e faktorë të tjerë të jetës publike në Shqipëri, kanë zbuluar se një pjesë e zyrtarëve të strukturave të Vetingut dhe të institucioneve të reja të drejtësisë, nuk përmbushnin kriteret formale ligjore për emërim ose kanë probleme me integritetin dhe pasurinë e tyre.

Fakti që disa prej tyre kanë kaluar filtrat e verifikimit, pavarësisht problemeve të dukshme, dëshmon se zyra dhe stafi i drejtuar nga znj. Calavera, është gjithashtu përgjegjës për krijimin e klimës së mos-besimit edhe pas miratimit të Reformës në Drejtësi.

Shoqata “Drejtësi për Drejtësi” e mirëkupton qëllimin e mirë të institucioneve të Bashkimit Europian për realizimin e shpejtë dhe me efikasitet të Reformës në Drejtësi.

Është shumë e rëndësishme që edhe zyrtarët përfaqësues të Bashkimit Europian të identifikojnë dhe, mbi të gjitha, t’i deklarojnë opinionit publik shqiptar problematikat e evidentuara në zbatimin konkret të Reformës në Drejtësi.

Gjithashtu, në vlerësimin e Shoqatës “Drejtësi për Drejtësi”, është shumë e rëndësishme që partnerët ndërkombëtarë t’u adresojnë autoriteteve shqiptare marrjen e masave të menjëhershme për shmangien e pasojave të pariparueshme nga një proces që po dëshmon anti-kushtetuetshmëri, mungesë transparence dhe, herë pas here, edhe me nuance të ndikimit politik.

Etiketa: Komisioneri Europian për ZgjeriminShoqata “Drejtësi për Drejtësi”Sistemi gjyqësor në Shqipëri

Të Lidhura

I kërkon doganës ndalimin e 170 sportistëve në kufi –

I kërkon doganës ndalimin e 170 sportistëve në kufi –

nga 27
13:20 | 08/05/2026
0

Komuniteti sportiv shqiptar po përballet prej disa kohësh me një situatë të tensionuar, në qendër të së cilës ndodhet aktiviteti...

Qeveria urdhëroi censurë për raportin e PE-së mbi Shqipërinë! Mediat fikën sinjalet e tyre kur… –

Qeveria urdhëroi censurë për raportin e PE-së mbi Shqipërinë! Mediat fikën sinjalet e tyre kur… –

nga 27
13:04 | 08/05/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha denoncoi sot censurën e medias ndaj raportit të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian,...

Era e fortë krijon probleme në Vlorë, dy pemë rrëzohen dhe bllokojnë rrugët –

Era e fortë krijon probleme në Vlorë, dy pemë rrëzohen dhe bllokojnë rrugët –

nga 27
12:28 | 08/05/2026
0

Era e fortë që ka përfshirë qytetin e Vlorës ka sjellë edhe pasojat e para. Për shkak të fuqisë dhe...

Të hetohet ndërtimi i resortit në Gjirin e Manastirit, po shkatërrohet trashëgimia arkeologjike e Butrintit –

Helmimi në Akademinë e Policisë pasojë e korrupsionit qeveritar –

nga 27
12:08 | 08/05/2026
0

Partia Demokratike bën përgjegjës korrupsionin qeveritar, si shkak i helmimit të 56 studentëve në Akademinë e Sigurisë, të cilët përfunduan...

Para
I masakroi për vdekje vajzën, nëna e Marigonës kërcënohet nga profili me emrin e ish-dhëndrit

Asnjë viktimë dhe 33 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

I kërkon doganës ndalimin e 170 sportistëve në kufi –

I kërkon doganës ndalimin e 170 sportistëve në kufi –

13:20 | 08/05/2026
Qeveria urdhëroi censurë për raportin e PE-së mbi Shqipërinë! Mediat fikën sinjalet e tyre kur… –

Qeveria urdhëroi censurë për raportin e PE-së mbi Shqipërinë! Mediat fikën sinjalet e tyre kur… –

13:04 | 08/05/2026
Era e fortë krijon probleme në Vlorë, dy pemë rrëzohen dhe bllokojnë rrugët –

Era e fortë krijon probleme në Vlorë, dy pemë rrëzohen dhe bllokojnë rrugët –

12:28 | 08/05/2026
Të hetohet ndërtimi i resortit në Gjirin e Manastirit, po shkatërrohet trashëgimia arkeologjike e Butrintit –

Helmimi në Akademinë e Policisë pasojë e korrupsionit qeveritar –

12:08 | 08/05/2026
Të bashkohemi të gjithë në shesh sot, të tregojmë se nuk jemi skllevër të Edi Ramës –

Të bashkohemi të gjithë në shesh sot, të tregojmë se nuk jemi skllevër të Edi Ramës –

12:02 | 08/05/2026

Më Të Lexuarat

  • I kërkon doganës ndalimin e 170 sportistëve në kufi –
  • Qeveria urdhëroi censurë për raportin e PE-së mbi Shqipërinë! Mediat fikën sinjalet e tyre kur… –
  • Era e fortë krijon probleme në Vlorë, dy pemë rrëzohen dhe bllokojnë rrugët –
  • Helmimi në Akademinë e Policisë pasojë e korrupsionit qeveritar –
  • Të bashkohemi të gjithë në shesh sot, të tregojmë se nuk jemi skllevër të Edi Ramës –
  • Bordi i Ramës ndryshon çmimet e karburanteve, ja sa do shiten nafta dhe benzina –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • I kërkon doganës ndalimin e 170 sportistëve në kufi –
  • Qeveria urdhëroi censurë për raportin e PE-së mbi Shqipërinë! Mediat fikën sinjalet e tyre kur… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com