Sistemet online nuk funksionojnë, Diella e Ramës nuk përgjigjet – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sistemet online nuk funksionojnë, Diella e Ramës nuk përgjigjet –

12:31 | 27/12/2025
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Një nga biznesmenët më të fuqishëm të Kinës humbi jetën në aksident në Shqipëri, ja pse kishte ardhur –

Berisha mban peng partinë! E vlerësoj Salianjin, bëri burg për PD –

Ja çfarë la pas shpërthimi në dyqanin e “MCN” të Endri Meksit, pistat e hetimit –

Interi bëhet gati të festojë titullin e 21-të, Lautaro do të luajë në ndeshjen historike –

Është bërë e zakonshme që sa herë ka ndonjë ditë feste që bie afër fundit apo fillimit të javës edhe dita më e afërt bëhet me vendim qeverie pushim zyrtar. Por, vendimi është i vlefshëm vetëm për administratën publike.

Bizneset, shpesh nuk e kanë luksin që të pushojnë kaq gjatë, pasi në fund të fundit nuk i kanë të ardhurat e garantuara për pagat e punonjësve, si administrata publike që i merr nga taksapaguesit.

Me 25 dhjetorin e Krishtlindjeve, që ishte e enjte, edhe e premtja ishte pushim për administratën, duke i bërë katër ditë radhazi, përfshirë dhe fundavën.

Teorikisht kjo nuk duhet të pengonte aktivitetin e bizneseve, meqë tashmë pothuajse çdo veprim kryhet online dhe madje edhe Ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, me emrin “Diella”, vepron në formë virtuale.

Praktikisht bizneset janë bllokuar prej ditësh pasi sistemi online më shumë nuk punon sesa punon, ose funksionon me shumë vështirësi.

Bizneset raportuan se gjatë ditës së premte nuk po funksionojnë sistemet bazë operative të punës dhe situata është e njëjtë edhe përgjatë të shtunës. Me shtetin fizik që është mbyllur, atë online që ka rënë, dhe ministren “Diella”, që nuk të jep përgjigje, pasi nuk hyn dot në sistem, sipërmarrjet po penalizohen dhe po u pengohet aktiviteti, teksa nuk kanë ku të ankohen.

Prej ditësh, në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) nuk bëhen dot aplikime për regjistrim të shoqërive të reja, ose ndryshime (shitje kuotash, kapitali), në sistemin “self care” përmes të cilat nxirren faturat, është e pamundur të hysh. Po ashtu nuk aplikohet dot për barrë lindje, apo për të shtuar punonjësit e rinj, pasi faqja rrotullohet bosh ose duhet të presësh një kohë të gjatë.

Edhe për individin, nëse do të shkarkojë një certifikatë, është e pamundur, pasi kodi që të mundëson të hysh në llogari, nuk vjen fare.

Ndërkohë sistemi i tatimeve (E-tax) punon normalisht, por sistemet e tjera, ku ndërlidhja bëhet përmes Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) shpesh nuk janë funksionale, ose punojnë me shumë vështirësi.

Sipas bizneseve, kjo situatë që po zgjat prej ditësh, përbën një shqetësim serioz për funksionimin normal të aktivitetit ekonomik dhe marrëdhënien e bizneseve me administratën publike apo e profesionistëve me klientët e tyre.

Shqipëria mund të jetë një vend unik, ku bizneset i “luten” qeverisë që ti lërë të punojnë!

Të Lidhura

Një nga biznesmenët më të fuqishëm të Kinës humbi jetën në aksident në Shqipëri, ja pse kishte ardhur –

Një nga biznesmenët më të fuqishëm të Kinës humbi jetën në aksident në Shqipëri, ja pse kishte ardhur –

nga 27
12:01 | 03/05/2026
0

Një aksident tragjik pak ditë më parë në aksin Librazhd-Përrenjas i mori jetën shtetasit kinez Li Jianhong, si dhe la...

Berisha mban peng partinë! E vlerësoj Salianjin, bëri burg për PD –

Berisha mban peng partinë! E vlerësoj Salianjin, bëri burg për PD –

nga 27
11:29 | 03/05/2026
0

Alesia Balliu, e cila donte të sfidonte Sali Berishën për kryetar partie, foli për përjashtimin e saj nga gara. Në...

Ja çfarë la pas shpërthimi në dyqanin e “MCN” të Endri Meksit, pistat e hetimit –

Ja çfarë la pas shpërthimi në dyqanin e “MCN” të Endri Meksit, pistat e hetimit –

nga 27
11:07 | 03/05/2026
0

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në zonën e Xhamllikut...

Interi bëhet gati të festojë titullin e 21-të, Lautaro do të luajë në ndeshjen historike –

Interi bëhet gati të festojë titullin e 21-të, Lautaro do të luajë në ndeshjen historike –

nga 27
10:57 | 03/05/2026
0

Interi luan sot ndaj Parmës në kampionat një ndeshje e cila pritet të sjellë titullin e 21-të në historinë e...

Para
Avioni i Turqisë për Shqipërinë, por halli mbetet për popullin. Kush e paguan faturen?! –

Avioni i Turqisë për Shqipërinë, por halli mbetet për popullin. Kush e paguan faturen?! -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Një nga biznesmenët më të fuqishëm të Kinës humbi jetën në aksident në Shqipëri, ja pse kishte ardhur –

Një nga biznesmenët më të fuqishëm të Kinës humbi jetën në aksident në Shqipëri, ja pse kishte ardhur –

12:01 | 03/05/2026
Berisha mban peng partinë! E vlerësoj Salianjin, bëri burg për PD –

Berisha mban peng partinë! E vlerësoj Salianjin, bëri burg për PD –

11:29 | 03/05/2026
Ja çfarë la pas shpërthimi në dyqanin e “MCN” të Endri Meksit, pistat e hetimit –

Ja çfarë la pas shpërthimi në dyqanin e “MCN” të Endri Meksit, pistat e hetimit –

11:07 | 03/05/2026
Interi bëhet gati të festojë titullin e 21-të, Lautaro do të luajë në ndeshjen historike –

Interi bëhet gati të festojë titullin e 21-të, Lautaro do të luajë në ndeshjen historike –

10:57 | 03/05/2026
Tension dhe bllokim i votimit për kreun e PD-së në Korçë, komisionerët marrin kutitë dhe ikin –

Tension dhe bllokim i votimit për kreun e PD-së në Korçë, komisionerët marrin kutitë dhe ikin –

10:25 | 03/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Një nga biznesmenët më të fuqishëm të Kinës humbi jetën në aksident në Shqipëri, ja pse kishte ardhur –
  • Berisha mban peng partinë! E vlerësoj Salianjin, bëri burg për PD –
  • Ja çfarë la pas shpërthimi në dyqanin e “MCN” të Endri Meksit, pistat e hetimit –
  • Interi bëhet gati të festojë titullin e 21-të, Lautaro do të luajë në ndeshjen historike –
  • Tension dhe bllokim i votimit për kreun e PD-së në Korçë, komisionerët marrin kutitë dhe ikin –
  • Zjarr në një pallat në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Një nga biznesmenët më të fuqishëm të Kinës humbi jetën në aksident në Shqipëri, ja pse kishte ardhur –
  • Berisha mban peng partinë! E vlerësoj Salianjin, bëri burg për PD –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com