Si pasojë shpërthimit të një makine bombë në qytetin sirian të Azazit, pranë kufirit turk, kanë mbetur të vrarë të paktën 15 persona, raporton BBC.
Shpërthimi ndodhi jashtë një gjykate të qytetit, vetëm 7 km larg nga kufiri me Turqinë.
Qyteti i Azazit ka qenë kohët e fundit në shënjestër të sulmeve të Shtetit Islamik. Shpërthimi i fundit vjen pas armëpushimit ndërkombëtar të ndërmjetësuar nga Rusia dhe Turqia.
Ende nuk dihet se kush fshihet pas këtij sulmi, për të cilin disa raporte jo zyrtare thonë se janë vrarë 60 persona dhe shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur.