Të paktën 43 viktima janë shënuar në një atentat në një qytet sirian në kufi me Turqinë. Observatori Kombëtar për të drejtat e njeriut, ka sinjalizuar shpërthimin e një autobombe në një treg të mbipopulluar.
Bëhet me dije se pjesa më e madhe e viktimave janë civilë dhe vetëm gjashtë prej viktimave janë rebelë.
Deri tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë e ngjarjes që vjen në kohën kur në mbarë Sirinë është vendosur armëpushimi i ndërmjetësuar prej Rusisë dhe Turqisë.