Simon Vrusho, njeriu që s’bëri kurrë kompromis me të keqen – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Simon Vrusho, njeriu që s’bëri kurrë kompromis me të keqen

16:37 | 09/02/2019
në Uncategorized
0

In memorium

Nga Yzedin Hima, Namir Lapardhaja

Ditën e shtunë, më 09.02.2019, u nda nga jeta në moshë ende të re, 69 vjeç, publicisti i njohur Simon Vrusho.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Simon Vrusho u lind në Velçan të krahinës së Shpiragut të Bashkisë së Beratit më 1950. Kreu me rezultate të larta studimet për gjuhë shqipe e letërsi në Universitetin e Shkodrës. Punoi si mësues i gjuhës shqipe dhe letërsisë në mjaft shkolla të Beratit, duke krijuar ndër vite modelin e shkëlqyer të mësuesit, i admiruar nga nxënësit, kolegët e tij dhe komuniteti për pasionin, nivelin e lartë të mësimdhënies dhe ndjeshmërinë njerëzore.

Krahas punës së mësuesit, krijoi një profil mjaft të qartë si publicist në gazetat lokale dhe ato kombëtare. Shkrimet e tij kanë mbetur në mendjen e lexuesve për formën e përkryer, gjuhën e pasur, humanizmin. Simon Vrusho është themelues i gazetës “Ideja kombëtare”, në vitin 1991, bashkëthemelues i Gazetës “Mesazh”, po në këtë vit.

Ai u shqua si polemist i mprehtë, studiues skrupuloz, intelektual i rrallë, që kurrë nuk bëri kompromis me të keqen, pavarësish se nga vinte apo shfaqej ajo. Simon Vrusho ka punuar në segmente kohorë edhe në administratë, si sekretar i bashkisë së Beratit, përgjegjës i sektorit të inspektimit në Drejtorinë Arsimore Rajonale të Beratit, specialist në Prefekturën e Beratit, ku doli në pension.

Modeli i tij si zyrtar i shtetit është tejet i rrallë për nga aftësia, korrektësia, përpikmëria, ndershmëria, fisnikëria, respekti për qytetarin e thjeshtë dhe shërbimi cilësor ndaj tij. Simon Vrusho ka botur disa cikle me poezi në gazetat dhe revistat letrare lokale dhe ato kombëtare. Gjithashtu, ka botuar vëllimin poetik “Udhëve të Mangalemit”. Novela e tij “Princi i gjullurdisë”, e nënshkruar me pseudonimin Endri Valle, është në fondin më të mirë të prozës shqipe të viteve 90–të. Ai shkroi tekstin e guidës së Beratit, një tekst me vlera njohëse dhe përjetuese për këtë qytet.

Studimi “Hebrenjtë e Beratit”, shkruar me mjeshtëri nga Simon Vrusho, i botuar dhe ribotuar, është një vepër që nderon qytetin e Beratit dhe më gjerë për mesazhin humanist që i përcjell botës, falë gjuhës së bukur, fakteve, dokumenteve, dëshmive të sjella nga autori. Ai promovoi me sukses edhe triptikun “Rrëfej, rrëfenja, rrëfime”, me personazhe realë nga shtresa më e harruar e banorëve të thjeshtë të Beratit, aty ku kamera e tv-ve shkon rrallë ose kurrë. Në këtë libër Simoni fokusoi vlerat e vërteta njerëzore e qytetare, të harruara apo lënë në harresë nga shoqëria traumatike e sotme.

Kohët e fundit ishte duke përgatitur një libër me jehonën e pazakontë ndërkombëtare të mikpritjes, ruajtjes së hebrenjve nga qytetarët e Beratit, gjatë Luftës II Botërore, libër që e ka zanafillën në shënimet e vizitorëve nga e gjithë bota të muzeut “Solomon”, muze i konceptuar, ngritur dhe prezantuar nga Simon Vrusho, kohët e fundit.

Simoni do të kujtohet si ndër themeluesit e degës së PD-së së Beratit, organizatori kryesor i mitingut të parë opozitar më 9 janar 1991 në qytetin e Beratit dhe si këshilltar bashkiak i Bashkisë së Beratit, duke qenë përherë në anën e qytetarëve të thjeshtë. Natyrish, ai do të mbetet në kujtesën e qytetit si njeriu mendjemprehtë, humanist, qytetari me vlera të rralla morale e shpirtërore, që kurrë nuk bëri kompromis me të keqen, pavarësisht nga vinte apo si shfaqej ajo.

Etiketa: Namir LapardhajaSimon Vrushoyzedin hima

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Morali i shqiptarëve, në mes të këmbëve të gruas

Morali i shqiptarëve, në mes të këmbëve të gruas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit –

Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit –

14:53 | 21/02/2026
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën –

Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh –

14:37 | 21/02/2026
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën –

Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh –

14:23 | 21/02/2026
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit –

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin –

13:55 | 21/02/2026
Dënojmë incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak –

Dënojmë incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak –

13:31 | 21/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit –
  • Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh –
  • Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh –
  • Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin –
  • Dënojmë incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak –
  • Dënojmë incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit –
  • Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com