Simetria e ligë e të keqes – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Simetria e ligë e të keqes

10:00 | 22/03/2018
në Opinion
0

Nga Lorenc Vangjeli

Ka një përpjekje të pafundme të politikës shqiptare për të vendosur një simetri të ligë të së keqes. Për të noterizuar barazinë përballë të ligës mes të majtës dhe të djathtës që ndërrojnë vendet në pushtet dhe në opozitë. Që në krye të herës së pluralizmit, për çdo kritikë, çdo qortim apo mospajtim të njërës palë, i sulmuari mbrohej duke sulmuar oponentin. Duke krijuar një spazmë kronike krupe që herë jua çonte diafragmën në grykë shqiptarëve dhe herë jua zbriste aq poshtë, sa ju bllokonte komunikimin periodik me tualetin.

Në vitet 90-të, nëse flitej për autoritarizmin e Berishës, kujtoheshin menjëherë telat me gjemba të diktaturës. Nëse flitej më pas për korrupsionin e të majtëve të Nanos, kujtoheshin direkt piramidat e Doktorit të djathtë. Nëse përmendeshin grabitjet institucionale të pronës publike dhe të parave me tenderat e rrugëve, shpërthimet në Gërdec apo edhe edhe vrasjet pa gjyq në Bulevard të ish-kryeministrit Berisha, hidheshin në treg lejet e ndërtimit të Ramës, pallatet për një votë dhe kujtoheshin etërit e djeshëm të diktaturës. Kur Rama sot akuzohet për cannabis, mungesë investimesh dhe arrogancë në qeverisje, në të njëjtën kohë përgjigja do të jepet me Lazaratin, për humnerën fiskale, ku e la Shqipërinë Doktori bashkë me matufët e tij që vijnë rrotull duke gromësirë për politikë të madhe. Në të gjithë këtë hapërsirë, janë në dritë edhe ata që përjetojnë stres të pafundëm emocional, kur shohin letër e laps; kërkojnë dritë edhe vëmendje, edhe pjeshkat politike që kanë lidhje me këtë zanat po aq sa kanë kërmijtë e shiut me make up-in.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Nën akuzë për lobimin në SHBA, për kontabilitetin e dyshimtë të parave që shkuan për të blerë foton me Trump dhe dyshimet për bashkëkontabilitet rus në ato para, Basha zgjedh të përgjigjet me mënyrën e vjetër të të bërit politikë: edhe Rama ka paguar foton me Obamën.

Kjo lloj simetrie e ligë e të keqes është ndoshta shkaku kryesor që Shqipëria po bëhet vend i dëshpëruar. Po shndërrohet në një mangall i nxehtë për shumëkënd që kërkon të largohet prej saj. Duke vrarë shpresën, duke shuar dallimet thelbësore mes palëve, duke vënë shenjën e padurueshme të barazisë mes tyre, duke pretenduar se mbas çdo kamioni që del nga porti është fshehur drogë, se mbas çdo tenderi vidhen gjithë paratë, se mbas çdo teatri do të fshihet kulla e vet, se mbas çdo politikani fshihet thjesht një horr, shqiptarëve po ju hiqet besimi dhe shpresa tek e ardhmja. Ky agresion i frikshëm oral që e sheh kryeministrin si kryebaron të drogës në Europë dhe paraardhësin e tij si demonin që vret shqiptarë, që e sheh ministrin e brendshëm si dispeçer të krimit dhe liderin e opozitës si arkëtar të rublave ruse, e ka bërë të padurueshme të sotmen e këtij vendi. Dhe po i bind shqiptarët se çdo lloj rotacioni i mundshëm politik shërben për të ndryshuar vetëm hierarkinë mes Blerinës apo Joridës, raportin mes Taulantit apo Palokës, karriges së Erjonit apo Edmondit, vendit në qeveri mes Pandit të PS-së apo Aldos së PD-së. Natyrisht, edhe shkallën lart e poshtë në raportin mes Edit dhe Lulit.

Vetë kryetari i PD-së, Lulzim Basha tashmë nuk është një çun i ri në politikë, por as ai nuk po i shkëputet për kiamet zakonit dhe zanatit të vjetër të qepjeshkepjes së simetrisë. Po të arrestohet Frani i Lezhës, ai kthehet dhe kërkon arrestin e Vangjushit të Durrësit.

Nëse kapet kokainë në Maminas, ai vë menjëherë gishtin tek vellai i kryeministrit dhe i ministrit të brendshëm. E bën me një lehtësi të frikshme – më parë e kanë bërë edhe kundër tij të njëjtën gjë – sa tashmë nuk bën përshtypje. Për të treguar se çfarë statusi legjitim ka marrë papërgjegjshmëria dhe kërkesa për të krijuar simetrinë e të ligës në Shqipëri, mjafton kjo lloj akuze e artikuluar seriozisht, që të tregojë në çfarë derexheje minimale është katandisur serioziteti në atdhe.

E shpjeguar thjesht; kapet një sasi e frikshme kokaine në ngarkesën e bananeve në Maminas. Loja e bananes përvëluese arriti nivele të pabesueshme absurdi, kur nuk diskutohej për drogën në vetvete, rrezikun që vendi ka nga depërtimi i saj, cënimi i sigurisë kombëtare e kështu me radhë, por nisën të shtyrat për të gjetur, nëse suksesi ishte vetëm lokal i Tiranës apo duhej ndarë dhe me partnerë ndërkombëtarë.

Të dyja palët shinë në këtë lëmë deri sa kuajt e opozitës gjetën pronarët e kokainës: vëllai i kryeministrit dhe ai i ministrit të brendshëm. Në një vend serioz, prokuroria do të duhej të merrte frymë e lehtësuar. Do të shkonte urgjent tek Saliu e Luli, do t’u merrte provat që ata kishin dhe do të fajësonte dy vëllezërit e vëllezërve me pushtet. Do të kërkonte ndalimin e tyre dhe do të çonte dosjen në gjykatë. Por, prokuroria nuk e bën, sepse edhe ata çunat e peshave të rënda të prokurorisë së krimeve të atij formati, e dinë që as Saliu e Luli sot dhe as Edi dje, nuk e kishin  shumë seriozisht muhabetin, kur e vizatonin njëri-tjetrin me ngjyrat e djallit. Dhe kur ministri Xhafaj fton prokurorinë thjesht të bëjë detyrën, “…të thërrasë Bershën e Bashën…, meqë kanë dijeni se kush e zhvillon trafikun e drogës në vend…”, Basha, në vend të thotë se po le përgjysëm kafen e mëngjesit dhe gjysmën e mbetur do ta pijë gjatë denoncimit në prokurori, reagon me inat, sepse kështu “prishen rregullat e lojës”. “Po vendosin prokurorinë në urdhrat e qeverisë… Informacioni më i sigurtë që mund të japë unë për të gjetur rrugët e kokainës në Shqipëri, është që prokuroria mjafton të gjurmojë Olsi Ramën dhe Agron Xhafën”, thotë Basha, nën të njëjtën spazmë kronike të të bërit politikë karagjoze në një Shqipëri me gjithmonë e më pak seriozitet në politikë.

Ka një fakt që e dinë shumë, por pakkush e thotë. Alarmi që po tregojnë këmbanat e statistikave sot, do të jetë kob i sigurt i të nesërmes. Deri para pak vitesh nga Shqipëria largoheshin për në emigracion të rinj, kryesisht të paarsimuar, kryesisht nga periferia e vendit, të cilët linin një punë krahu në Shqipëri dhe ëndërronin një punë krahu në Perëndim. Tashmë, ka disa vite që nga Shqipëria po tentojnë gjithmonë e më shumë të largohen njerëz, të cilët i përkasin asaj që quhet shtresë e mesme, me moshë deri tek të 50-tat. Me një jetë të qëndrueshme në Tiranë apo qytetet e tjera të mëdha. Me profesione të mira dhe të ardhura të konsiderueshme. Mes tyre mjekë e inxhinierë, arkitektë apo muzikantë. Njerëz që ikin për të shpëtuar nga dhembja që ndjejnë, kur ju zbret diafragma poshtë e më poshtë, për shkak të kësaj ligësie pa ligj që derdhet çdo ditë në Shqipëri nën okielon e politikës. Preferojnë të çojnë sytë nga këmbët për t’ju shmangur këtij vizatimi prej Sodome dhe Tirane, prej Gomorre dhe gonorreje që gomerët publikë i bëjnë simetrikisht ditë pas dite Atdheut të përbashkët.

Simetria e ligë e të keqes

Etiketa: cannabisdiafragmëkrupëLorenc VangjelisimetriaSimetria e ligë e të keqesSodomaspazmëspazmë kronike

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Demarkacioni, kur çlirimtarët kthehen në pushtues

Demarkacioni, kur çlirimtarët kthehen në pushtues

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com