Sikur McDonald’s të kishte Gjushin e Durrësit? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sikur McDonald’s të kishte Gjushin e Durrësit?

11:15 | 26/02/2017
në Shqiperi
0

Nga Noela Yzeiri

Para pak ditësh “Studio Aperto” e Italia Uno dha një lajm shumë interesant që kishte të bënte me fitoren e radhës së arkeologjisë në atdheun e Ciceronit, Çezarit dhe Virgjilit. Fjala ishte për një restorant të McDonald’s, i cili është inaguruar së fundmi në provincën Marino të Romës. Pas debateve të shumta lidhur me ndërtimin e tij, ku gjatë gërmimeve u zbuluan rrënoja të qytetit antik, marka më e njohur e fast food-it në botë arriti të hapë restorantin e saj me kushtin që ky i fundit të ishte jo thjesht një restorant si gjithë të tjerët, por në të njëjtën kohë edhe një muze i vogël. Projekti ka bërë të dukshme dhe të vizitueshme për publikun  një pjesë të Via Appia Antica, rruga romake që lidhte Romën me Brindizin në krahinën e Pulias, si edhe tre varre të ruajtura në gjendje të mirë, tek të cilët janë të ekspozuara edhe eshtrat e zbuluara gjatë gërmimit. Sipas kronikës, lokaliteti arkeologjik, i cili mund të shihet nëpërmjet një dyshemje qelqi përfshin një galeri nëntokësore prej 45 metrash e vlerësuar prej arkeologëve si rrugë dytësore, ndërtimi i së cilës daton në periudhën ndërmjet shekullit të dytë dhe të parë para erës sonë. Dy vjet punë dhe 300 mijë euro financim i ka kushtuar McDonald’s, vetëm rekuperimi dhe restaurimi  këtij siti arkeologjik që është  realizuar nën kujdesin e veçantë të Kryeinspektoriatit Arkeologjik, Arteve të Bukura dhe Peisazhit për zonën metropolitane të Romës, krahinës së Viterbos dhe Etrurias jugore.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

E pashmangshme është në këtë kontekst të mos mendosh për atë që po ndodh tani në Durrësin që po vuan për të disatën herë dhunën dhe arrogancën e një sipërmarësi betoni, i cili në mënyrë të përsëritur gjatë gjithë viteve të mandatit të tij groposi njëherë përgjithmonë trashëgiminë historike të një qytetërimi të tërë. Gjushi miratoi leje ndërtimi në zonat muzeale të mbrojtura me ligj të veçantë, firmat e ndërtimit zhduknin natën çdo gjurmë të gjetur nga thesari arkeologjik i këtij qyteti. Prepotenca e Gjushit në KRRT mundtte çdo mendim kundër dhe si për çudi një njeri i vetëm u ngrit kundër shtetit duke mos pyetur as për Inspektoriat Kombëtar Ndërtimi, as për institucionet e ruajtjes së arkeologjisë, as për ministër dhe as për kryeministër dhe së fundmi as për Gjykatë Adminstrative. Një gjë e tillë për fat të keq nënkupton dhe shumë fajtorë në këtë maskaër, në këtë mynxyrë, në këtë turp kombëtar. Sot Gjushit, jo vetëm që nuk i ka hyrë gjemb në këmbë, por, përkundrazi po bëhet gati për mësymjen e tij të radhës kundër qytetit që e ka kthyer në një kantier ndërtimi, në një Rramallah të vogël që të ngjall krupën me pallate monstruoze e me betonin që ka mbuluar çdo hapësirë të gjelbër. Nga Durrësi, ku ne u lindëm dhe u rritëm nuk ka ngelur më asgjë, qyteti duket i marrë peng nga njerëz të pushtetshëm që mund ta shesin dhe blejnë atë sa herë të duan. Dhuna e të fortëve që komandojnë gjthandej ka mbjellë frikë dhe heshtje. Durrësi po përpëlitet në grahmat e tij të fundit për të ruajtur pasurinë arkeologjike që po duan t’ia shkatërrojnë me përdhunë, pikërisht mu në zemër të simbolit të tij, kalasë. Nuk besoj qe Gjushi ta di, por megjithëse dokumentat e shkruara flasin për ndërtime dhe rindërtime të kalasë së Durrësit gjatë sundimit të perandorëve Anastas, Justin, Justiniani I, gjatë sundimit të Karl Topisë, sundimit venecian dhe atij turk, ajo në themelet e saj është më e vjetër. Studiuesit thonë se ekzistenca e kalasë lidhet me ekzistëncën e vetë qytetit. Po sipas studiuesve një gravurë e H. Dome shoqërues i arkeologut francez Leon Heuzey, gjurmë të saj dukeshin në gjithë perimetrin e vet, edhe gjatë bregut të detit.

Ky kryebashkiak seç ka një urrejtje për të bukurën në përgjithësi, ndoshta shijet estetike të pakultivuara, formimi i çalë në histori, kultura e pakët dhe dritëshkurtësia deri në shterim kanë sajuar në Durrës një shëmti të përmasave të monumentale.  Mesa duket vela e Gjushit kërkon të zhdukë gjithshka, për nga ngjyrat ajo me siguri do të ia kalojë edhe vetë fantazive hauajane të këmishave me palma, të shijes së çoroditur të një kryetari bashkie që nuk përfill historinë dhe nuk ndjehet aspak i turpëruar që e injoron atë.

Etiketa: Gjushi i DurrësitItalia UnoJustiniani IKarl TopiaMcDonald’sNoela YzeiriStudio ApertoVia Appia Antica

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Kuçovë/ Ngacmoi seksualisht tre nxënëse, arrestohet Drejtori i shkollës

Kuçovë/ Ngacmoi seksualisht tre nxënëse, arrestohet Drejtori i shkollës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit –

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit –

15:26 | 13/03/2026
Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital –

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital –

15:14 | 13/03/2026
Shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit në krim, pezullohet nga detyra efektivi i policisë –

Shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit në krim, pezullohet nga detyra efektivi i policisë –

15:06 | 13/03/2026
Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës –

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës –

14:52 | 13/03/2026
Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës –

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës –

14:42 | 13/03/2026

Më Të Lexuarat

  • SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit –
  • Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital –
  • Shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit në krim, pezullohet nga detyra efektivi i policisë –
  • Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës –
  • Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës –
  • Nëna nuk e ushqeu me gji, foshnja 2 muajshe në Korçë rrezikon jetën –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit –
  • Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com