Si u rrëzua plani për të mbuluar vrasjen e Metës – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si u rrëzua plani për të mbuluar vrasjen e Metës –

20:35 | 26/02/2024
në Aktualitet, Kryesore
0

Gazetarja Anila Hoxha, e ftuar në ‘Top Talk’ ka zbardhur të tjera detaje nga ngjarja e rëndë në Durrës, sa i takon hetimeve.

Hoxha tha se që në momentet e dëshmisë së parë dhe në vijim, fëmijët kanë dhënë deklarata kontradiktore. Ajo tha se ishte Hygerta ajo që mori përsipër fajin që në fillim, por nuk u besua nga policia. Automjeti që ata larguan nga shtëpia, ishte kapur nga kamerat duke u shoqëruar nga një automjet tjetër.

“Hygerta mbush 19 vjeç në datën 30 mars të këtij viti. Nëse do ti referohemi një serie ngjarjes që përmenden si ‘case’ në kriminalistikë, ky krim nga mënyra sesi ka ndodhur, tregon se nuk është zbuluar pse-ja e madhe. Pse ndodhi ky krim dhe çfarë ka ndodhur në familje? Në Shqipëri kanë ndodhur dy vrasje në gjumë. Një grua në Fier e vrau bashkëshortin teksa po flinte, deklaroi se e kreu pas një dhune 25-vjeçare.

Vrasja e dytë ishte nga një grua në veri të vendit, ku tha se kishte vendosur të heshtte për shkak të opinionit dhe presionit. Në dosjen hetimore që e bëmë të qartë për publikun duke ruajtur parametrat e zisë, është e qartë se dëshmitë e fëmijëve janë kontradiktore. Edhe Hyseni dhe Hygerta deklarojnë një elementë të ngjashëm në orën 15:00 babai po pushonte, i kanë thënë të çohej.

Dëshmia e dytë e vajzës…duhet të kemi parasysh dinamikën. Oficeri i policisë e kishte referuar çështjen për vrasje, djali i madh thoshte babi ynë ishte larguar dhe njëherë. Në atë që tregojnë dokumentet në referim, tregohet se oficerët kanë shkuar dhe kanë marrë deklaratat për të ndjerin që kanë treguar rutinën e tij. Janë pyetur fqinjët dhe individët që takoheshin me të. Ajo që e ka bindur grupin e hetimit, është gjetja e automjetit. Kamerat e sigurisë kanë treguar dy automjete, gjetja e makinës, dërgimi i saj në drejtorinë e Durrësit.

Të dhënat e para ishin kontradiktore, pasi kanë kryer veprime të tjera proaktive kanë thirrur tre fëmijët dhe nënën. Me orë të tëra, u përshkrua si njeri i qetë, pastaj shumë i paqartë. Për vendi ku u gjet trupi, vajza do ishte në pamundësi për të kryer këto veprime pa rënë në sy nga anëtarët e tjerë të familjes“-tha gazetarja në Top Talk.

Hoxha tregoi disa dinamika të vrasjes tragjikë të babait në Durrës nga tre fëmijët.

Ajo tha se dyshimet ishin të mëdha, megjithëse vajza ishte e para që pranoi se e kishte kryer Hygerta Meta.

Distanca nga shtëpia tek kasollja janë 20 metra, gjë që e bën të pamundur transportimin e trupit nga ajo e vetme.

Hoxha shtoi se e ëma e fëmijëve, Blerina Meta e cila është nën hetim, nuk ka folur pasi familjarët kanë predispozitat për ta mbrojtur atë që e ka kryer jo për ta spiunuar.

Gazetarja u shpreh se duke qenë se shanset për të gjetur shenja baruti në duar janë thuajse minimale, për shkak të kohës, hetuesit kanë sekuestruar rrobat e fëmijëve për të kuptuar më tej se kush e ka shkrepur armën.

“E para që ka folur ka qenë vajza, e cila ka deklaruar se ka vrarë babain për shkak të fejesës. Me orë të tëra, ajo është përshkruar si një njeri shumë i qetë kur rrëfente, por nga ana tjetër ishte shumë e paqartë për vendin se ku kishte hedhur armën. Më e rëndësishme është që ajo deklaronte se e kishte kryer totalisht vetë të gjitha veprimet.

Vendi ku është gjetur trupi, nga banesa është 20 metra larg. Natyrisht që vajza do ta kishte të pamundur për të ngritur trupin e të atit dhe për të kryer veprimet gjatë natës pa rënë në sy të familjarëve. Pikëpyetje më e rëndësishme ishte se mungonte rakordimi i kohës të momentit kur vajza ka treguar se ka dërguar automjetin aq larg, dhe se nuk ka treguar nëse ka ardhur në këmbë, pasi distanca ishte e lartë.

Në fund kur është parë kati i parë dhe i dytë i banesës, ka qenë një gëzhojë që është gjetur. Oficerët më pas e kanë pyetur. Ky ka qenë momenti i parë kur vajza ka thënë se dijeni për krimin kanë edhe të tjerë. Fakti që këta, pasi babai është vrarë, secili nga ata kanë marrë një rol të caktuar, natyrisht që i vë përpara përgjegjësisë penale. Hyseni dhe Hygerta akuzohen për vrasjen e babait, ndërsa djali tjetër akuzohet për një gjë tjetër, për fshehje të kufomës. Ndërsa nëna nuk është arrestuar sepse vepra penale që dyshohet nuk është vrasja.

Nuk ka ndodhur që për moskallëzim krimi të arrestohet një familjar, pasi ata kanë si qëllim të mbrojnë familjarin. E ëma dyshohet se ka marë divanin dhe teksa po rregullonin skenën e krimit e kanë zhvendosur në katin e dytë. Motër e vëlla do t’ia hedhin njëri tjetrin.

Faktorët plotësues do të tregojnë se kush ka mbetje të barutit që do ta vërtetonte se kush e ka shkrepur armën. Këto mund të jenë fshirë edhe për shkak se ka kaluar kohë që nga zbulimi. Ata kanë marrë edhe disa rroba për të zbuluar se kush ka gjurmë të barutit”, tha Hoxha.

Read more

Ish-presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol dënohet me pesë vjet burg –

Integrimi në BE zgjon Kuvendin/ Balla kërkon më shumë punë dhe më pak mungesa –

Aksidenti në Durrës/ Arrestohet drejtuesi i mjetit, ishte në gjendje të dehur –

Kartelet shqiptare të drogës përbëjnë kërcënim për sigurinë e vendit… –

Të Lidhura

nga 27
14:10 | 16/01/2026
0

Një gjykatë në Korenë e Jugut ka dënuar ish-presidentin Yoon Suk-yeol me pesë vjet burg, pasi e shpalli fajtor për...

Integrimi në BE zgjon Kuvendin/ Balla kërkon më shumë punë dhe më pak mungesa –

Integrimi në BE zgjon Kuvendin/ Balla kërkon më shumë punë dhe më pak mungesa –

nga 27
13:50 | 16/01/2026
0

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u ka kërkuar deputetëve të rrisin praninë dhe angazhimin e tyre...

Aksidenti në Durrës/ Arrestohet drejtuesi i mjetit, ishte në gjendje të dehur –

Aksidenti në Durrës/ Arrestohet drejtuesi i mjetit, ishte në gjendje të dehur –

nga 27
13:32 | 16/01/2026
0

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në vijim të informacionit të dhënë mbrëmë, mbi aksidentin rrugor te ura e Dajlanit, me...

Kartelet shqiptare të drogës përbëjnë kërcënim për sigurinë e vendit… –

Kartelet shqiptare të drogës përbëjnë kërcënim për sigurinë e vendit… –

nga 27
13:20 | 16/01/2026
0

Ambasada Amerikane ne Tiranë ka postuar në faqen e vete në rrjetet sociale pjese te fjalimit të të ngarkuarës me...

Para
Nga ngujimi e greva e urisë te zjarri në Parlament –

Nga ngujimi e greva e urisë te zjarri në Parlament -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ish-presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol dënohet me pesë vjet burg –

Ish-presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol dënohet me pesë vjet burg –

14:10 | 16/01/2026
Integrimi në BE zgjon Kuvendin/ Balla kërkon më shumë punë dhe më pak mungesa –

Integrimi në BE zgjon Kuvendin/ Balla kërkon më shumë punë dhe më pak mungesa –

13:50 | 16/01/2026
Aksidenti në Durrës/ Arrestohet drejtuesi i mjetit, ishte në gjendje të dehur –

Aksidenti në Durrës/ Arrestohet drejtuesi i mjetit, ishte në gjendje të dehur –

13:32 | 16/01/2026
Kartelet shqiptare të drogës përbëjnë kërcënim për sigurinë e vendit… –

Kartelet shqiptare të drogës përbëjnë kërcënim për sigurinë e vendit… –

13:20 | 16/01/2026
Rama hakeroi sistemet e SPAK, kërkuan informacion për arrestimin e Engjëll Agaçit –

13:06 | 16/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Ish-presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol dënohet me pesë vjet burg –
  • Integrimi në BE zgjon Kuvendin/ Balla kërkon më shumë punë dhe më pak mungesa –
  • Aksidenti në Durrës/ Arrestohet drejtuesi i mjetit, ishte në gjendje të dehur –
  • Kartelet shqiptare të drogës përbëjnë kërcënim për sigurinë e vendit… –
  • Rama hakeroi sistemet e SPAK, kërkuan informacion për arrestimin e Engjëll Agaçit –
  • Mos i diskutoni ligjet, por vetëm miratojini! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ish-presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol dënohet me pesë vjet burg –
  • Integrimi në BE zgjon Kuvendin/ Balla kërkon më shumë punë dhe më pak mungesa –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com