Si u mashtrua në Instagram e reja nga Tirana – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si u mashtrua në Instagram e reja nga Tirana –

21:20 | 07/04/2023
në Uncategorized
0

Në redaksinë e emisionit Stop në Tv Klan ka mbërritur një mesazh nga një qytetare e cila është ankuar për një valixhe me para. Ajo thotë se kërkon ndihmë për një valixhe të nisur nga Anglia, që sipas saj, ka mbetur tranzit në Turqi.

E reja, e cila kërkon të mbetet anonim, tregon se i është nisur valixhja në datën 7 Mars dhe përmbante një shumë prej 10 mijë Eurosh, një telefon dhe disa dhurata. Në datën 9 Mars kontaktohet nga një numër turk, që prezantohet si një kompani që i kërkon të bëjë disa pagesa, për të marrë valixhen.

“Jam një vajzë nga Tirana, më ka sjellë dikush nga Anglia një porosi, një valixhe, ma kanë sjellë në datën 7 por është bërë tranzit në Turqi. Një kompani turke më ka dërguar në ËhatsApp që thonin se duhet bërë një pagesë për një shumë 1550 Euro për zhdoganim. Pastaj unë e paguajta atë edhe pastaj më nxirrte disa gjëra të tjera për një shumë që duhet të paguaja, se në atë valixhe kishte një shumë 10 mijë Euro edhe disa sende personale dhe ca lodra fëmijësh. Ndërkohë që unë e paguajta prapë një shumë tjetër 550 Euro. Valixhja është në Turqi akoma dhe jam shumë e shqetësuar për të sepse thjesht nxjerrin justifikime, gjëra që unë dua t’i paguaj ndërkohë që paguajta 2200 Euro. Kërkojnë akoma sepse nuk ma kanë sjellë akoma bagazhin edhe kjo më shqetëson. Kam komunikuar me kompaninë që më thonë është në Turqi dhe bëje pagesën të ta sjellim të hënën, ca gjëra të tjera, do vijë sot e do vijë nesër”, thotë denoncuesja.

Zonja ka paguar deri tani 2500 Euro dhe vazhdojnë t’i kërkojnë edhe 550 Euro që t’i mbërrijë valixhja. Po si ka nisur e gjithë kjo histori? Zonja tregon se është njohur në rrjetin social Instagram me një person të huaj 6 muaj më parë.

Ai i ka thënë se jeton në Angli ku punon si mjek, dhe është me origjinë nga Australia. Personi në fjalë, me të cilin ka krijuar raport romantik, është 41 vjeç, ndërsa vajza këtu në Tiranë është 22 vjeç dhe të dy kanë nga një fëmijë.

Në kushtet kur bënin plane për të ardhme të përbashkët, ai tha se i nisi një valixhe me dhurata e 10 mijë Euro.

“Ne jemi njohur para shumë kohësh në Instagram, thjesht biseda e parë ka qenë si shok. Pastaj filloi pak më shumë se shokë, jemi njohur para 6 muajve. Flasim, diskutojmë, por mbrapa filloi diçka pak më e tepërt se shok. Ky është me origjinë nga Australia por jeton në Angli. Më ka prezantuar me vëllain e tij që e njoh pak. Gati përnatë flasim me njëri-tjetrin. Kur jemi me kamera flasim shumë pak në gjuhën angleze se nuk e di tamam, më shumë me të shkruajtur. Ai më thotë shumë shpesh që nuk dua të të humbas edhe thjesht për një familjar që të bashkëjetojë me mua dhe të jemi një familje. Do jetonim në Angli. Më ka thënë që punon doktor. Edhe punon nga ora 7 e gjysmë deri në orën 20:00. Thjesht në darkë flisnim më gjatë. Vendosi të më dërgonte një bagazh në datën 6 Mars. E dua akoma. Ai është 41 vjeç, unë jam 22 vjeç, aq shumë e dua”, vijon denoncimin.

Gazetarja e “Stop” u interesua në të gjitha hallkat, por rezultoi se gjithçka ishte një mashtrim dhe të gjitha indiciet ishin të sakta.

Eksperti i teknologjisë Tomi Kallanxhi paralajmëron se duhet patur kujdes me komunikimin në rrjetet sociale, pasi rastet e mashtrimit janë përhapur shumë nga Nigeria, Turqia apo dhe vende të tjera.

Eksperti Tomi Kallanxhi: Sot është edhe e kollajtë për të marrë një numër Turqie, Anglie, Zvicre e çfarëdo shteti që mund të imagjinosh dhe mund të shkruash si një person sikur je nga ai shtet. Por në shumicën e rasteve nga ndodhin këto skamet janë nga shtete si puna e Nigerisë ose shumica e këtyre që quhet skam në gjuhën teknike vijnë nga Nigeria, vijnë nga Afrika në shumicën e rasteve por nuk është çudi të jenë edhe në Turqi ose në vende të tjera të afërta si Siria, Pakistani, Bangladeshi. Vetëm nga këto mashtrimet në internet, ekonomia nigeriane qarkullon rreth 100 miliardë Dollarë, dhjetëfishi i GDP së shtetit shqiptar që vijnë vetëm para nga mashtrimet në internet. Nuk duhet të biem pre asnjëherë. Gjithmonë nga njohjet online duhet të jemi shumë skeptikë. Duhet të jemi me skepticitetin që një pasuri nuk vjen një ditë të bukur nga askush që nuk të ka takuar asnjëherë dhe mos pretendoni të jepni para për të marrë para se ai që do të japë para thjesht ja u jep. Këto quhen mashtrime emocionale. Ato fillojnë të dashurohen me këta, këta i nisin para. Në Amerikë ka arritur që një zonjë i ka çuar rreth diku te 2 milionë Dollarë një individi të caktuar vetëm se ishte dashuruar pas tij.

/Tv Klan/

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Napoli tregon forcën, pranë titullit kampion –

Napoli tregon forcën, pranë titullit kampion -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Qeveria miraton rritjen e pagës minimale në 50 mijë lekë –

Paga minimale rritet në 50 mijë lekë –

13:23 | 01/01/2026
Shpërthim i fuqishëm në një bar në Crans-Montana, të paktën 10 të vdekur –

12:57 | 01/01/2026
Festa e Vitit të Ri u kthye në tragjedi në Gjirokastër! Një nga tre viktimat, nipi i Gramoz Rucit (FOTO dhe EMRI) –

12:53 | 01/01/2026
Goditet rrjeti i lojërave të fatit në Lezhë, arrestime dhe hetim për efektivë policie –

12:21 | 01/01/2026

Ndahet nga jeta ish-kryeparlamentari i Kosovës, Nexhat Daci –

12:13 | 01/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Paga minimale rritet në 50 mijë lekë –
  • Shpërthim i fuqishëm në një bar në Crans-Montana, të paktën 10 të vdekur –
  • Festa e Vitit të Ri u kthye në tragjedi në Gjirokastër! Një nga tre viktimat, nipi i Gramoz Rucit (FOTO dhe EMRI) –
  • Goditet rrjeti i lojërave të fatit në Lezhë, arrestime dhe hetim për efektivë policie –
  • Ndahet nga jeta ish-kryeparlamentari i Kosovës, Nexhat Daci –
  • Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, makinat përplasen “kokë më kokë”, humbin jetën tragjikisht tre të rinj –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Paga minimale rritet në 50 mijë lekë –
  • Shpërthim i fuqishëm në një bar në Crans-Montana, të paktën 10 të vdekur –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com