Për gatimin e kekut produktet e nevojshme janë; 1 filxhan caji gjalp (200 gramë), 1 filxhan caji sheqer, 3 kokrra vezë, 3 lugë gjelle niseshte, 1 lugë kafe sodë buke, 3 lugë gjelle arra ose bajame të pjekura të shtypura, 1 lugë gjelle sheqer pluhur, Aromës sipas dëshirës (vanilje, lëkurë limoni, portokalli).
Për përgatitjen e tij në fillim rrahim vezët me sheqerin derisa sheqeri të mos jetë më kokërr dhe të behët një masë e qëndrueshme. Rrihni mënjanë gjalpin derisa të bëhet krem, shtoni niseshte, arrat ose bajamet, dhe teksa e përzjeni shtoni miellin e përzjerë më parë sodë, dhe më pas vezët e rrahura.
Hidhni në një enë të lyer me yndyre, brumin dhe piqeni në furrë të ngrohur më parë në 190-200 gradë Celsius. Pasi të jetë pjekur nxirret nga forma dhe pudroset me sheqer pluhur ose arra e bajame sipas dëshirës.