Si shefi i Krimeve informonte për lëvizjet e gruas së objektivit… – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si shefi i Krimeve informonte për lëvizjet e gruas së objektivit… –

09:39 | 05/08/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Intriga, tradhti, pazare, plane për të ekzekutuar miq e armiq, survejim i detajuar, ndjekje edhe grash që shkonin të lindnin, për tu siguruar për vendndodhjen e shënjestrës së radhës.

Biznesmenë, drejtues e shefa policie, njerëz të politikës dhe lidhje të tyre, emra të njohur të botës së krimit që donin të vrisnin kudo e kurdo, këdo e çdo kënd që kishte dalë në rrugën e tyre. Kjo është ajo çka përmbledh dosja voluminoze e Prokurorisë së Posaçme në fokusin e fakteve dhe bisedave të transkriptuara të të ashtuquajturit “Grupi i Bajrajve”.

Në fakt, ky grup që ka dalë në këtë dosje shtrihet deri në kupolën e Policisë së Shtetit, deri te njerëz me rëndësi në politikë, biznes dhe në sundimin e botës së krimit në vendin tonë. Janë mbi 300 faqe material, në të cilin përshkruhen vetëm fakte nga bisedat e një mori komponentësh që kanë mundur të operojnë të lirë dhe të paprekur nga askush, ndërkohë që kishin mundur të rekrutonin njerëz në të gjitha shtyllat e sistemit të drejtësisë.

Nga tentativa për të vrarë specialistin e Burgjeve që ishte edhe në konflikt me Pëllumb Gjokën e deri tek planet për të ekzekutuar tre persona bashkë si Ibrahim Liçin, Genci Tafilin dhe Dorian Dulin, tregon se sa i fuqishëm dhe i sigurt ka qenë ky grup kriminal me dhjetëra persona të përfshirë në të, ndërkohë që kishin pajtuar vrasës me pagesë nga Kosova dhe Serbia, për punët që nuk donin t`i kryenin vetë.

DOSJA

Ndër mijëra episode, SPAK në dosje ka veçuar edhe një bisedë mes grupit të të interesuarve për të vrarë ndër të tjerë edhe Dorian Dulin. Pasi e konsiderojnë “dhelpër” dhe mjaft të frikshëm për shkak të kujdesit dhe të llojit të armës që mbante gjithnjë me vete Duli, grupi vendos t’i ndjek gruan, e cila ishte në prag të lindjes dhe do të kryente vizitat në Tiranë te një klinikë private. Informacionet që merr grupi tregojnë se Dorian Duli kishte shkuar në Maqedoni ndërsa gruaja kishte kryer vizitat dhe mjeku i kishte kërkuar shtrim.

Është Pëllumb Gjoka që i kërkon informacion Ardit Hasanbegajt për të kryer verifikimet në kufi. Ish-shefi i Krimeve të Policisë së Shkodrës tregon se ka dalë nga Qafë Thana po ashtu siç i tregon Pëllumb Gjokës edhe emrin e klinikës S., në Tiranë ku ajo kishte kryer kontrollet. Biseda mes Ardit Hasanbegajt dhe Pëllumb Gjokës është kryer në orën 23.48 ku thuhet: “O vëlla, nga Qafë Thana ka ikur. I ka thënë ajo se i ka bërë analizat dhe se doktori i ka thënë për shtrim, por nuk ia ka konfirmuar shtrimin aty”.

Të nesërmen, me 11 gusht të 2020-ës, në orën 08.43 Behar Bajri komunikon me Pëllumb Gjokën. Ky i fundit i nis me “atach” mesazhin që i kishte çuar një natë më parë Ardit Hasanbegaj.

Në dosjen e SPAK zbulohet se ka qenë Behar Bajri porositësi i vrasjes së Dorian Dulit, Ibrahim Licit dhe Genc Tafilit në vitin 2020 por krimi nuk u arrit të kryhej. Vrasja ishte porositur nga Behar Brajoviq në shenjë hakmarrjeje në lidhje me dyshimet që këta shtetas janë të përfshirë në angazhimin kriminal kundër tij.

Ndërkohë, për të kryer këtë krim ishin angazhuar Pëllumb Gjoka, Ardrit Hasanbegaj, Prekë Kodra, Aleks Ndreka dhe persona të tjerë ende të paidentifikuar për sigurimin e informacioneve në lidhje me vendndodhjen e tyre, thuhet në dosje. Kanë qenë bisedat e përgjuara që janë bërë nga 1 korriku 2020 e në vijim që kanë zbuluar rolin e secilit prej tyre.

ROLET SIPAS SPAK

Behar Brajoviq ka pasur rolin e porositësit në shenjë hakmarrjeje në lidhje me dyshimet që këta shtetas janë të përfshirë në angazhimin kriminal kundër tij.  Pëllumb Gjoka ka pasur rolin e sigurimit të informacioneve në lidhje me vendndodhjen e Dorian Dulit, Ibrahim Lici. Më pas këta do të njoftonin Behar Brajoviq.

Prek Kodra është kontraktuar nga Beber Brajoviq me qëllim sigurimin e personave që do të kryenin vrasjen. Sigurimin e informacioneve për vendndodhje dhe lëvizjet e tyre dhe organizimin e krijimin e kushteve për realizimin e vrasjeve.

Aleks Ndreka ka pasur rolin e sigurimit informacioneve për vendndodhjen e Dorian Dulit, Ibrahim Lici dhe Genc Tafilit. Është kontraktuar nga Prekë Kodra me të cilin bashkëpunon me qellim konstatimin dhe ekzekutimin e Dorian Dulit Ibrahim Licit dhe Genc Tafilit.

Astmer Bilali, duke qenë lidhje e ngushtë e Behar Brajoviq ka pasur rolin e organizimit të kushteve me qëllim vrasjen e Ibrahim Licit të cili e shikon me përparësi dhe më pas dhënien ndihmë për vrasjen e Dorian Dulit për të cilin interesohet Behar Brajoviq.

Denis Brajeviq ka pasur rolin e sigurimit e informacioneve në lidhje me vendndodhjen e Dorian Dulit dhe Ibrahim Licit.

Bardhyl Mavraj, duke qenë në lidhje e ngushtë me Behar Brajoviq ka pasur rolin e organizimit të kushteve me qëllim vrasjen e Dorjan Dulit dhe Genc Tafilit duke kontraktuar Nuredin Dumanin, etj. Ardrit Hasanbegaj ka pasur rolin e sigurimit të informacioneve në lidhje me vendndodhjen e Dorian Dulit dhe Ibrahim Licit, duke shfrytëzuar aksesin që ka ky shtetas për shkak të detyrës si shef i Sektorit të Hetimeve në Drejtorinë e Policisë së Shkodrës.  /Panorama.al/

Read more

Lufta dhe kriza e karburanteve prek edhe tregun e makinave, bien regjistrimet në prill –

Skandali! Helmohen nga ushqimi 40 studentë të Akademisë së Sigurisë, disa përfundojnë në spital –

23% e popullsisë shqiptare jeton me 681 lekë në ditë, ja çfarë mund të përballojnë –

Rrëzohet aksidentalisht nga ura në Devoll, 60-vjeçari gjendet i pajetë në lumë –

Të Lidhura

Rritja e doganës për makinat e përdorura, ja si do të ndahen tarifat e reja –

Lufta dhe kriza e karburanteve prek edhe tregun e makinave, bien regjistrimet në prill –

nga 27
09:07 | 07/05/2026
0

Pasi arritën rekordin historik në janar-mars, regjistrimet për herë të parë të automjeteve kanë shënuar rënie në muajin prill, sipas...

Skandali! Helmohen nga ushqimi 40 studentë të Akademisë së Sigurisë, disa përfundojnë në spital –

Skandali! Helmohen nga ushqimi 40 studentë të Akademisë së Sigurisë, disa përfundojnë në spital –

nga 27
08:31 | 07/05/2026
0

Rreth 40 studentë të Akademisë së Sigurisë kanë shfaqur probleme shëndetësore pas konsumimit të ushqimit në ambientet e institucionit, duke...

23% e popullsisë shqiptare jeton me 681 lekë në ditë, ja çfarë mund të përballojnë –

23% e popullsisë shqiptare jeton me 681 lekë në ditë, ja çfarë mund të përballojnë –

nga 27
08:25 | 07/05/2026
0

Vitin e kaluar 23.4% e popullsisë shqiptare ka jetuar me 8.3 dollarë (681 lekë në ditë me kursin e këmbimit...

U lëndua duke riparuar automjetin në servis, humb jetën aksidentalisht 23-vjeçari (Emri) –

Rrëzohet aksidentalisht nga ura në Devoll, 60-vjeçari gjendet i pajetë në lumë –

nga 27
08:11 | 07/05/2026
0

Një 60-vjeçar nga fshati Kurilë i Devollit është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në një lumë pranë zonës. Bëhet...

Para
Kush është Ndreka, shqiptari i drogës që donte të merrte Romën

I varur nga droga, djali vret babanë e tij -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rritja e doganës për makinat e përdorura, ja si do të ndahen tarifat e reja –

Lufta dhe kriza e karburanteve prek edhe tregun e makinave, bien regjistrimet në prill –

09:07 | 07/05/2026
Skandali! Helmohen nga ushqimi 40 studentë të Akademisë së Sigurisë, disa përfundojnë në spital –

Skandali! Helmohen nga ushqimi 40 studentë të Akademisë së Sigurisë, disa përfundojnë në spital –

08:31 | 07/05/2026
23% e popullsisë shqiptare jeton me 681 lekë në ditë, ja çfarë mund të përballojnë –

23% e popullsisë shqiptare jeton me 681 lekë në ditë, ja çfarë mund të përballojnë –

08:25 | 07/05/2026
U lëndua duke riparuar automjetin në servis, humb jetën aksidentalisht 23-vjeçari (Emri) –

Rrëzohet aksidentalisht nga ura në Devoll, 60-vjeçari gjendet i pajetë në lumë –

08:11 | 07/05/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 7 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

08:05 | 07/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Lufta dhe kriza e karburanteve prek edhe tregun e makinave, bien regjistrimet në prill –
  • Skandali! Helmohen nga ushqimi 40 studentë të Akademisë së Sigurisë, disa përfundojnë në spital –
  • 23% e popullsisë shqiptare jeton me 681 lekë në ditë, ja çfarë mund të përballojnë –
  • Rrëzohet aksidentalisht nga ura në Devoll, 60-vjeçari gjendet i pajetë në lumë –
  • Këmbimi valutor 7 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 7 Maj 2026 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Lufta dhe kriza e karburanteve prek edhe tregun e makinave, bien regjistrimet në prill –
  • Skandali! Helmohen nga ushqimi 40 studentë të Akademisë së Sigurisë, disa përfundojnë në spital –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com