Rrjeti i frikshëm në Spanjë i mori mijëra euro duke përdorur faqet e seksit në internet – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrjeti i frikshëm në Spanjë i mori mijëra euro duke përdorur faqet e seksit në internet

20:43 | 30/04/2022
në Shqiperi
0

Një shtetas spanjoll i cili ka dashur të mbetet anonim me pseudonimin Javier, ka rrëfyer se si ra viktimë e zhvatjes nga faqet të seksit në internet.

Përveç Javierit janë edhe 30 ankesa të dërguar në Policinë Kombëtare. Të gjitha ankesat kanë karakteristika të përbashkëta: njerëz që kanë akses në faqet e internetit të shërbimeve seksuale dhe që më pas kanë marrë kërcënime telefonike, kryesisht përmes aplikacionit ËhatsApp-it, në të cilat kërkonin pagesën e parave për shqetësimin e vajzave ose për shkak se po humbnin kohën e tyre.

Në njërin prej rasteve, viktima e shantazhit ka paguar mbi 30 mijë euro derisa denoncoi rastin në polici.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

“Do t’ju ​​thyejmë këmbët” është një nga mesazhet më të përsëritura në bisedat e përgjuara nga policia Kombëtare.

“Kallëzuesit na kanë ardhur të frikësuar nga kërcënimet pasi u janë marrë edhe të dhënat e tyre personale”, thuhet nga njësia e specializuar e Policisë Kombëtare.

Ky është rasti i Javier, 64 vjeç, i cili në nëntor të vitit të kaluar u kontaktua nga një numër që nuk ishte ruajtur në celularin e tij.

“Dukej se emri ishte Mikhail dhe kishte një foto në profilin e një mashkulli me gjoks të zhveshur, kokë të rruar dhe plot tatuazhe. Ishte e tmerrshme” kujton ai.

Mikhail i shkroi duke i thënë se “shefi i tij ishte shqiptar, se ai nuk fliste spanjisht dhe se i kishte shqetësuar vajzat që kishte në shtëpi”, shkruajnë mediat spanjolle.

“Më dërgoi video dhe foto të një burri duke përdorur disa armë zjarri. Më tha se e dinte se kush isha dhe se duhet t’u paguaja para, nëse nuk doja që të më thyheshin këmbët”, tregon Javier.

Policia Kombëtare e Navarrës shpjegon se autorët e këtij mashtrimi ngarkojnë në faqe të internetit  reklama false të grave që ofrojnë shërbimet e tyre seksuale në këmbim të parave, si faqe pasion.com ose navarsex.com. por që nuk dalin kurrë në takim.

Me informacionet e marra ata fillojnë të zhvatin viktimat duke i kërcënuar se “S’po e kuptoni seriozitetin e problemit tuaj”, “Do t’ju thyejmë këmbët”, si dhe iu dërgojnë video dhe foto kërcënuese që tregojnë armë zjarri.

Sipas Javier, “kisha vërtet frikë, sepse kërcënimet ishin shumë të besueshme: të thërrasin me emrin tënd, të thonë se e dinë se ku jeton…”.

Kërcënimet kanë ndikuar në rastin e tij, pasi ka bërë një pagesë prej 500 eurosh.

“Më kanë  shkruar me ËhatsApp në adresën e një dege bankare dhe më kanë dhënë një numër llogarie. Shkova menjëherë për të bërë pagesën prej 500 eurosh”, thotë ai.

Pasi ka hyrë brenda ka shkuar në Komisariatin e Policisë Kombëtare për të bërë denoncimin denoncuar.

“Më thanë se ishte një mashtrim dhe se nuk duhet të paguaja më para. Ata më shpjeguan se ishte një mashtrim, se kishte edhe njerëz të tjerë që ishin prekur nga kjo gjë dhe se kjo po ndodhte në të gjithë Spanjën”, shprehet 64 vjeçari.

“Megjithëse më kërkuan sërish para, nuk i pagova më. Madje u thashë që po i prisja, të vinin të më merrnin. Më pas nuk më shqetësuan”, shton ai.

“Të gjithë personave që vijnë për të denoncuar këtë lloj krimi u themi se është një mashtrim dhe u rekomandojmë të mos paguajnë, zhvatësit nuk do të insistojnë që dikush të mos paguajë, sepse kanë piketuar shumë viktima të mundshme”, shpjegojnë agjentët e policisë.

Kështu ka ndodhur me një nga viktimat, i cili ka bërë pagesa të njëpasnjëshme për një shumë totale prej më shumë se 30 mijë euro.

“Kur nuk mundi të bënte më pagesa, shkoi në zyrat tona dhe bëri denoncimin. Ai është një person që kishte shumë frikë për integritetin e tij fizik dhe të familjes. Ka parë tmerr me sy”, shton më tej një nga agjentët e policisë.

Grupi IV i Brigadës Provinciale të Policisë Gjyqësore të Shtabit Epror të Navarrës ka hapur hetimet në të cilat janë identifikuar disa persona me banim në provinca të ndryshme spanjolle dhe nëpërmjet bashkëpunimit me organet ndërkombëtare të bashkëpunimit policor është bërë e mundur të identifikohen disa autorë me bazë në Republikën Domenikane. Po kështu, deri më sot policia ka trajtuar më shumë se 50 ankesa, dhe me një bilanc prej 39 personash të hetuar, ndërsa është arrestuar një person së fundmi në Pamplona.

Shuma financiare e zhvatur, e cila është deklaruar në ankesat e hetuara, i kalon 100 mijë euro megjithëse ajo që “më shqetësuese është frikësimi dhe ankthi që këta kriminelë krijojnë te viktimat e tyre”, gjendje emocionale që manifestohet nga vetë viktimat kur Agjentët e Policisë Kombëtare i kontaktojnë ata.

Sipas Policisë Kombëtare,  rikuperimi i parave të zhvatura është “i ndërlikuar”,  pasi rrjeti i zhvatësve përdor ndërmjetës të cilët në këmbim të një komisioni “lëvizin paratë nga një llogari bankare në tjetrën, për të vështirësuar gjurmimin”.

Pikërisht këtë funksion e ka kryer personi i arrestuar së fundmi. Pavarësisht vështirësive, “po përpiqemi të riorganizojmë procedurat për bllokimin e llogarive dhe parave në to”, thonë agjentët e policisë.

Për sa i përket identifikimit të autorëve të zhvatjeve, agjentët e Policisë Kombëtare sqarojnë se numrat e celularëve nga të cilët kryhen zakonisht telefonatat nuk kanë dhënë ndonjë ndihmë konkrete. “Ata zakonisht kontraktojnë linja celulare me telefon ose nëpërmjet internetit. Kompanitë i japin përdoruesit një periudhë kohe për të konfirmuar identitetin, kohë që iu duhet atyre për të kryer mashtrimin”

Etiketa: faqe onlinene spanjepseudonimi Javierrrjeti i fuqishemshqiptaret zhvaten 100 mije euro

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Indonezia fton Ukrainën në forumin e G-20-ës, por kjo nuk mjafton për Uashingtonin

Indonezia fton Ukrainën në forumin e G-20-ës, por kjo nuk mjafton për Uashingtonin

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com