A jemi një shoqëri apatike, që nuk reagojmë para dhunës? Kjo video për fat të keq e tregon këtë mungesë qytetarie kur bëhet fjalë për dhunën ndaj gruas. Ja si reagojnë qytetarët shqiptarë kur bëhen dëshmitarë të dhunës.
Pas 3 muajsh përgatitje, fushata #JoVetemNe8Mars u lançua sot nga UN Albania dhe grupi i studentëve të cilët punuan për këtë projekt. Nisur nga të dhënat zyrtare, se 60% e grave kanë përjetuar një herë në jetë një formë dhune, grupi i studentëve, vendosi që fushata e tyre të jetë një video për t’u shpërndarë në mediat sociale. Targeti i tyre kryesor janë të rinjtë, pasi ata besojnë se ndryshimi kryesor do të vijë pikërisht nga të rinjtë.