Si pastruesja miliardere na nxori të palarat – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si pastruesja miliardere na nxori të palarat –

16:09 | 10/01/2023
në Uncategorized
0

Nga Artan FUGA

Kjo zonja vjedh-hajdute në banesat ku e kishin marrë si argate për pastrim prishi një kontratën tonë kombëtare në planin moral. Ajo veç aktit që është tjetër gjë, na tregoi se mbreti është lakuriq! Po fare lakuriq! Ne nuk e shohim!

Të gjithë e dinë se ka para që qarkullon ilegalisht ose informalisht nëpër dysheqe, nën dollape, futur në çizme, nëpër bodrume të thella ndërtesash, në hatlla çatish. Mjafton presioni që bëhet për legalizimin e parasë informale, dhe gjithçka nënkuptohet! Disave ju ka ngel dopjogjashta në dorë. Kanë aq shumë fshehur sa edhe po të harxhojnë nga pak e nga pak nuk dalin vitet e shekullit 21 për t’i harxhuar. Prandaj, kanë një rrugë të vetme të paguajnë që t’i legalizojnë!

Prishi edhe një kontratë tjetër kjo pastruesja duke na nxjerrë të palarat. Të gjithë e dimë që ka aq shumë të çara normative dhe institucionale në tenderime, dhënie projektesh publike, etj., sa duhet të ketë jo pak nëpunës që marrin mbrapsht nga firmat përfituese, prej dekadash, parà si shpërblim.

Mund të bëhet fjalë për male parash! Mos ka nevojë të vidhte kjo pastruesja për të kuptuar ne si qytetarë që nuk përjashtohet që ka nëpunës dhe fëmijë nëpunësish të lartë që jetojnë krejtësisht jashtë mundësive të rregullta të fuqisë blerëse me rrogat që marrin? Aspak!

Nuk duhet të jesh specialist i filozofisë të hapësirës, por edhe duhet të jesh disi, për të “lexuar” disa shënja në hapësirë që tregojnë se brenda banesash duhet të ketë thesare parash! Mjafton të studjosh me kujdes sipas disa ligjësive filozofike disa urbanizime në fshatra a lagje të caktuara; mjafton të studiosh disa mure oborresh, disa forma arkitekturale, vend-ndodhje banesash për të kuptuar se arkitekti apo urbanisti ka plotësuar dëshirën, frikën, ankthin e dhënësit të detyrës, pronarit, që të bëjë një kështjellë ku të ruhen thesare. Dhe jo vetëm për këtë.

Unë nuk do t’i tregoj këto “sekrete” të filozofisë të hapësirës, aq më shumë se nuk jap më leksione të filozofisë të hapësirës sikurse bëja dy vjet më parë te ai që quhej Universiteti Polis, por po jap hëpërhë vetëm një shprehje lapidare të një nga mendjet e ndritura të shkollës të Palo Altos, zoti Hall, i cili thotë se hapësira ka gjuhën e vet të fshehur, që është gjuha më e sinqertë në botë. Gjuha e gojës zakonisht gënjen, por gjuha e hapësirës nuk gënjen kurrë!

Por, duhet të kesh sy që ta “dëgjosh” atë! Unë di ta lexoj! Ndërkohë me këtë historinë e kësaj pastrueses mund të bëhet një roman që bëhet best-seller botëror, por kush ta bëjë se?! Se mund të fantazosh me imagjinatë artistike për të bërë një roman se ajo vidhte, por jo vetëm, ajo edhe shantazhonte ata që grabiste duke u thënë : Shiko, po më denoncuat, do ta hani keq!

Madje fantazia e romanit mund të shkojë edhe më shumë. Ajo në roman mund të paraqitet si personazh edhe sikur i vidhte, por pastaj, pasi u gjeti vendin ku i fshihnin lekët, u kërkonte punëdhënësve të saj çdo muaj lekë për të mos folur. Kështu që romancieri mund të imagjinojë që në fakt argate nuk ishte ajo, por argatë ishin ata që fillimisht e kishin marrë si pastruese. Argatja u kthye në zonjë dhe zotërinjtë dhe zonat u kthyen në argatë.

Sikurse ndodh zakonsiht! Këta të fundit mblidhen, në roman gjithmonë, dhe thonë: Si të bëjmë? Ose ta vrasim, ose njëri prej nesh të tregojë se është vjedhur që të shpëtojnë të tjerët! Por, Sudja e kohëve të reja i kishte kapur për tekstikulash ish argatët e vet. Madje aq e sigurt saqë dilte me disa vetura lluksoze. Pastruesja shkonte me Mitsubishi për të pastruar! – Gjithmonë brenda romanit! Fantazi!

Në roman, burri i pastrues miliardere në lekë, pasi kjo hyn në grackë, vërtet takon si personazhe ministren e kontrollit të shtetit, e cila e pret në zyrë. Në roman nuk del qartë nëse e takoi, imagjinoi se e takoi, apo e takoi dhe të gjitha palët ranë dakord që ta lënë në errësirë nëse ishte një imagjinatë apo ngjarje reale.

Letërsia postmoderne kështu është. Nuk bën dallimin midis realitetit dhe fantazisë. Personazhi “burri i pastrues” në fakt takon ministren sepse i thotë se unë kam të dhëna për dhjetëra thesare të tjerë të fshehur nëpër banesa, meqë gruaja ime më ka informuar. Ajo në fakt punon për shërbime inteligjente të huaja, sepse në emër të tyre bën presion për të marrë sekrete shtetrore.

Ndërkaq romani vazhdon sepse ministrja i lutet personazhit që të mos ta bëjë këtë skandal. Kërkon që për të lehtësuar gjendjen personazhi burrë të tregojë se për shërbimin e cilit vend punon personazhi grua! Burri thotë: Kurkushistan! Mediat e përhapin menjëherë!

Mund të bëhet roman me shumë suspens, me erotikë brenda, sfida, cmira, luftë për pushtet, intriga, etj. Por, duhet një shkrimtar! Ndërkaq pastruesja miliardere jo vetëm na prishi kontratën e heshtjes që ne kemi të gjithë, por edhe na nxorri të palarat, gjithsesi na nxiti imagjinatën artistike.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Tronditet Silvinjo, mbrojtësi i kombëtares dëmtohet rëndë –

Tronditet Silvinjo, mbrojtësi i kombëtares dëmtohet rëndë -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Lufta po na shkatërron/ “Nuk kemi ku ta çojmë qumështin”, Braçe ngre alarmin për blegtorinë shqiptare –

14:32 | 14/01/2026
Arratisja e Altin Ndocit nga Spitali/ Arrestohen 8 persona, mes tyre zyrtari i lartë i policisë dhe kryeinfermieri –

U shkelën procedurat, pezullohet zinxhiri komandues –

14:10 | 14/01/2026
Sekuestrohen makina me vlerë 90 000 euro të vjedhura nga Zvicra dhe Italia –

13:50 | 14/01/2026
Duhet t’a nisim nga vetja –

Do të sigurohemi që Kosova e Serbia të zhvillojnë bisedime –

13:36 | 14/01/2026
Rama po shkatërron provat pa ndërprerje për Bakllukun, të ngrihemi të gjithë më 24 Janar –

13:22 | 14/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Lufta po na shkatërron/ “Nuk kemi ku ta çojmë qumështin”, Braçe ngre alarmin për blegtorinë shqiptare –
  • U shkelën procedurat, pezullohet zinxhiri komandues –
  • Sekuestrohen makina me vlerë 90 000 euro të vjedhura nga Zvicra dhe Italia –
  • Do të sigurohemi që Kosova e Serbia të zhvillojnë bisedime –
  • Rama po shkatërron provat pa ndërprerje për Bakllukun, të ngrihemi të gjithë më 24 Janar –
  • Faleminderit për ujin që na sollët nëpër banesa, gruaja mësoi notin –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Lufta po na shkatërron/ “Nuk kemi ku ta çojmë qumështin”, Braçe ngre alarmin për blegtorinë shqiptare –
  • U shkelën procedurat, pezullohet zinxhiri komandues –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com