Si m’u duk vizita ime në kishë pas tragjedisë në Zelandën e Re – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si m’u duk vizita ime në kishë pas tragjedisë në Zelandën e Re

14:33 | 17/03/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Kujtim Xhaja

Sot, do të shkruaj mbi besimin, mbi atë ndjesi, e cila nuk preket, e mbi të gjitha nuk kërkon të provohet, thjesht besohet, ndihet së brendshmi… tragjedia e fundit e ndodhur në dy xhamitë në Zelandën e Re, më tronditi pa masë dhe më bëri të reflektoi thellë për ditë të tëra… Kjo histori që do tregoj më ka bërë të kuptoj shumë mbi një realitet të ri dhe krejt të panjohur nga unë, po ua dëftej:
Në një ditë të zakonshme pune, një mike e imja më bën një ftesë për të shkuar bashkë me të në kishë.
Unë, nuk e mbaj veten për ndonjë besimtar të madh e të devotshëm, apo praktikant të ndonjë feje në veçanti…
Më pëlqen të lexoj përgjithësisht mbi fetë, besimet, praktikat, historitë dhe librat e shenjtë. Madje, në shtëpinë time mund të gjesh Biblën, e shumë libra të tjerë të spiritualistëve indianë. Shpesh herë, kur e gjej një copë kohe të lirë preferoj të “kridhem” kokë e këmbë në atë botë e të hallakatem nëpër dorëshkrimet e shenjta.
Për mua besimi dhe feja janë një mënyrë jetese, një filozofi ndryshe e konceptuarit të gjërave , ndaj përpiqem të respektoj çdo njeri i cili ka një bindje ndryshe nga unë…
E pranova direkt ftesën, pa e menduar dy herë… Kisha kureshtje të dija, të mësoja më shumë sesi funksiononin këto institucione fetare, e aq më tepër që ftesa ishte për një kishë ungjillore.
Me të mbaruar punën u nisëm direkt për atje…
Në mendjen time më ishte krijuar ai perceptimi i kishës klasike, i meshave të fohta, demode, ndonjëherë me ato ritualet e mërzitshme, të cilat i kisha parë rëndom nëpër filma, apo lexuar nëpër libra.
Vendi ishte mjaft i thjeshtë për t’u gjetur, në një zonë afër qendrës së Tiranës. Futemi brenda… Ambienti është komod dhe mjaft miqësor. Unë isha një “prurje e re” në atë komunitet, i cili më priti menjëherë krahëhapur dhe po ndihesha paksa i tepërt… pastaj mendova me vete: “Në sytë e Zotit asnjë s’duhet të jetë i tepërt…”.

Me sa vura re aty i pari ishte krijuar një komunitet i mirëfilltë. Syri më cekte njerëz nga të gjitha moshat, të cilët nuk i njihja, por ata ishin përherë të gatshëm të të përshëndesnin, të pyesnin si ishe, nga ishe etj. Fytyra të buzëqeshura, plot mirësjellje, të dashura dhe empatike. Unë nga ana tjetër qëndroja paksa i ftohtë, i tërhequr. Më dukej ndonjëherë e tepërt kaq mirësjellje nga ana e tyre… Kisha afërsisht 20 vite të mira që nuk kisha shkelur në ndonjë institucion fetar, e kam fjalën të prekja nga afër këtë realitet, të shihja njerëzit si ndërvepronin në atë komunitet, rregullat, normat, ritualet e tyre. Thjesht isha mjaftuar me ndonjë vizitë të cektë, sipërfaqësore dhe të shpejte të ndonjë shtëpie kulti. Asnjëherë nuk e kam lidhur besimin me praktikat, vizitat, madje jam katërcipërisht kundër me flijimet që bëhen në emër të Perëndisë, për mua besimi është një marrëdhënie intime që krijon çdokush me krijuesin, ai duhet të vijë së brendshmi, ashtu siç vjen edhe dashuria, e cila nuk ka nevojë të shpjegohet, të gjykohet, apo të provohet. Ndaj ka qenë përherë kjo shtysë, e cila më ka mbajtur larg këtyre ambienteve. E ky komunitet i ri po më ballafaqonte me një tjetër përqasje. Ata ishin bërë një familje e madhe, e njihnin njëri-tjetrin me emër dhe mbiemër, e dinin mjaft mirë pozitën shoqërore të gjithësecilit dhe qanin sëbashku hallet dhe poblemet e tyre. Ndiqja me sy mikeshën time, e cila bisedonte me të gjithë. Kush i fliste, një tjetër e përqafonte, të tjerë i shtrëngonin duart me ngrohtësi. Tashmë kish ardhur koha e këngëve. Përballë nesh u rreshtuan dy gra të reja dhe një burrë me instrument. Nën drejtimin e tyre, të gjithë së bashku në turmë kënduam disa këngë për Zotin, shpresën, dashurinë. Ishte tamam si një karaoke e këndshme…
Shihja me vëmendje mikeshën në të majtën time, e cila dukej sikur i kish mësuar përmendsh këto tekste këngësh dhe i këndonte ato plot hare dhe gëzim. Mua më dukej vetja si ai nxënësi, i cili nuk e kish përvetësuar mirë mësimin e ditës dhe këndonte në tym pas turmës (por me gjithë atë entuziazëm që ish aty, e vështirë ishte t’i binte njeriu në sy ky detaj). Minutat fluturuan, tani më kish ardhur çasti, ku një nga predikuesit do të ligjëronte mbi një temë të caktuar. Atë ditë u fol për besimin. Si fillim shihja çdo gjë me skepticizëm të ftohtë, por më vonë më tërhoqën disa argumente që parashtroi predikuesi.

Read more

Situatë e vështirë në qarkun Korçë, 600 familje pa energji dhe vështirësi në akset rrugore –

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurën, aksident në Novoselë –

Situatë emergjente, evakuimi i banorëve në Kuçovë e Dimal vijoi edhe gjatë natës –

Lumi Shkumbin del nga shtrati, rreth 20 banesa të përmbytura në Lushnje, përmbytje nga Semani në Fier –

E di çfarë më pëlqeu më shumë? Këtu çdo gjë ishte e hapur, kishe të drejtë të flisje, të replikoje, të diskutoje mbi një parim, koncept, që nuk e mendoje ashtu. Të gjithë ishin sy e vesh…
Orët ikën si pa kuptuar dhe në fund të asaj mbledhjeje bëheshin planet, llogaritë e javës, njësoj si në një familje, ku diskutohen mbi buxhetin, problemet e një mijë gjëra të tjera. Përballë në monitor na u shfaq një listë e gjatë emrash të antarëve të komunitetit. Aty ishin vendosur të gjithë ata, të cilët kishin probleme të dukshme shëndetësore apo financiare. Në këtë rast të gjithë të pranishmit ndërgjegjësoheshin dhe secili ndihmonte me ç’të kishte mundësi. Transparenca ishte e plotë. Aty, përpara syve të mi pashë një komunitet, i cili shqetësohej për njeri-tjetrin, madje diskutohej për ty edhe kur ti nuk ishe prezent, nëlloj siç ndodh në familje.

Më tronditi historia e një zotërie 80-vjeçar, i cili m’u afrua afër dhe më rrëfeu jetën e tij. Kishte vite që ishte diagnostikuar me një sëmundje të rëndë, jetonte i vetëm fillikat, bashkëshortja ishte larguar nga jeta kohë më parë. Ai kish punuar si mjek dhe tashmë ishte bërë mjeku i vetvetes. Vinte përherë në atë kishë ungjillore, e cila i jepte një dritë shprese ditëve të tij të vetmuara. Ishte një njeri plot energji, sytë ishin plot jetë dhe fliste me një devotshmëri të lartë.

Kjo ishte dita ime në atë komunitet, u largova dhe me vete mendoja. Nuk arrija dot ta besoja, sesi në një vend aq të vogël të Tiranës do të gjendej një grupim i tillë njerëzish, i cili të bëntë të ndiheshe aq i vogël me gjithë atë mirësi, dashuri të treguar për njëri-tjetrin. E gjithë kjo ishte e vërtetë dhe ishte e mundur, sepse ata besonin…
Ika dhe në mendje më mbetën fjalët e atij plaku babaxhan: “Njeriu duhet të jetojë me besim dhe dashuri, s’ka rëndësi në çfarë beson, apo dashuron… Kjo jetë na ndau në të pasur dhe të varfër… Kështu është gatuar kjo botë. Të pasurit i mbushin xhepat e tyre me lek, të varfërit me shpresë…”.

Etiketa: Biblëkishëkishë ungjillorekujtim xhajatragjedixhamizelanda e re

Të Lidhura

Situatë e vështirë në qarkun Korçë, 600 familje pa energji dhe vështirësi në akset rrugore –

Situatë e vështirë në qarkun Korçë, 600 familje pa energji dhe vështirësi në akset rrugore –

nga 27
10:00 | 11/01/2026
0

Rreth 600 abonentë ruralë në qarkun e Korçës aktualisht janë pa energji elektrike pasi 6 fidera janë të stakuar, ndërsa...

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurën, aksident në Novoselë –

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurën, aksident në Novoselë –

nga 27
09:28 | 11/01/2026
0

Nje aksident rrugor është shënuar në orët e para të mëngjesit në zonën e Novoselës, ku një automjet ka humbur...

Situatë emergjente, evakuimi i banorëve në Kuçovë e Dimal vijoi edhe gjatë natës –

Situatë emergjente, evakuimi i banorëve në Kuçovë e Dimal vijoi edhe gjatë natës –

nga 27
09:24 | 11/01/2026
0

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar ditën e sotme në përditësim të situatës në vend pas përmbytjeve. Evakuimi i banorëve në...

Lumi Shkumbin del nga shtrati, rreth 20 banesa të përmbytura në Lushnje, përmbytje nga Semani në Fier –

Lumi Shkumbin del nga shtrati, rreth 20 banesa të përmbytura në Lushnje, përmbytje nga Semani në Fier –

nga 27
09:16 | 11/01/2026
0

Aktualisht në qarkun e Fierit reshjet e shiut kanë ndaluar ndërsa nuk raportohet për akse të bllokuara. Ndërkohë prurjet në...

Para
Panucci: Nëse bëjmë diçka speciale kuaifikohemi

Panucci: Nëse bëjmë diçka speciale kuaifikohemi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Situatë e vështirë në qarkun Korçë, 600 familje pa energji dhe vështirësi në akset rrugore –

Situatë e vështirë në qarkun Korçë, 600 familje pa energji dhe vështirësi në akset rrugore –

10:00 | 11/01/2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurën, aksident në Novoselë –

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurën, aksident në Novoselë –

09:28 | 11/01/2026
Situatë emergjente, evakuimi i banorëve në Kuçovë e Dimal vijoi edhe gjatë natës –

Situatë emergjente, evakuimi i banorëve në Kuçovë e Dimal vijoi edhe gjatë natës –

09:24 | 11/01/2026
Lumi Shkumbin del nga shtrati, rreth 20 banesa të përmbytura në Lushnje, përmbytje nga Semani në Fier –

Lumi Shkumbin del nga shtrati, rreth 20 banesa të përmbytura në Lushnje, përmbytje nga Semani në Fier –

09:16 | 11/01/2026
Bllokohet Dibra nga dëbora, 40 cm borë dhe ndërprerje energjie në disa zona –

Bllokohet Dibra nga dëbora, 40 cm borë dhe ndërprerje energjie në disa zona –

09:08 | 11/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Situatë e vështirë në qarkun Korçë, 600 familje pa energji dhe vështirësi në akset rrugore –
  • Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurën, aksident në Novoselë –
  • Situatë emergjente, evakuimi i banorëve në Kuçovë e Dimal vijoi edhe gjatë natës –
  • Lumi Shkumbin del nga shtrati, rreth 20 banesa të përmbytura në Lushnje, përmbytje nga Semani në Fier –
  • Bllokohet Dibra nga dëbora, 40 cm borë dhe ndërprerje energjie në disa zona –
  • Kapiteni Berat Gjimshiti dëmtohet tek Atalanta dhe përfundon në spital… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Situatë e vështirë në qarkun Korçë, 600 familje pa energji dhe vështirësi në akset rrugore –
  • Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurën, aksident në Novoselë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com