Si do largohen nga sistemi i drejtësisë gjyqtarët e prokurorët e komunizmit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si do largohen nga sistemi i drejtësisë gjyqtarët e prokurorët e komunizmit

21:14 | 29/08/2016
në Shqiperi
0
KOMIISONI PER REFORMEN NE DREJTESI - Ambasadori Amerikan ne Tirane, Donald Lu dhe Kryetarja e delegacionit te BE ne Tirane, Romana Vlahutin, gjate nje mbledhje te Komisionit te posacem per Reformen ne Drejtesi, ku eshte votuar Reforma ne Drejtesi pa opoziten.	/r/n/r/nCOMMITTEE FOR JUDICAL REFORM - US Ambassador in Tirana, Donald Lu and Head of EU Delegation in Tirana Romana Vlahutin, during a meeting of the Committee on judicial reform.

Neni në Kushtetutën e re/ Ata që mbushin moshën 55 vjeç dhe kanë rreth 25 vite punë në sistem, kanë të drejtën të japin dorëheqje dhe të fitojnë të drejtën e pensionit të plotë. Si do të aplikohet vetingu, ku nis dhe cilat kategori prek më shpejt. Sa kohë do të qëndrojnë larg etheve të vetingut, gjyqtarët e prokurorët e rretheve. Të gjitha detajet e procesit të rëndësishëm të pastrimit të drejtësisë që do të përmbyllet brenda muajit mars 2017

Gjyqtarët dhe prokurorët që kanë mbushur moshën 55 vjeç dhe kanë 25 vjet punë në sistemin e drejtësisë, kanë mundësi të japin dorëheqje dhe të gëzojnë të drejtën e pensionit të plotë. Këtë e garanton një nen i veçantë në kushtetutën e re, i cili me sa duket synon largimin nga sistemi i drejtësisë të asaj kategorie gjyqtarësh e prokurorësh, të cilët e kanë nisur karrierën e tyre në kohën e komunizimit. Burime pranë Komisionit të reformës në drejtësi, i thanë 27.al, se ka një numër të konsiderueshëm gjyqtarësh e prokurorësh të kësaj kategorie, të cilët pritet të japin dorëheqje.

reforma-ne-drejtesi-komisioniBurimi sqaron edhe një herë procedurën që do të realizojë procesin e vetingut, i cili nis me përzgjedhjen e kandidatëve për në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Sipas Kushtetutës së re, vetëm pesë ditë pas hyrjes së saj në fuqi, Presidenti hedh shortin për kandidatët. Ky proces nuk u bë i mundur, pasi u pengua nga miratimi i ligjit të vetingut. Kjo për shkak se kandidatët do të duhej të kishin kaluar në procesin e vetingut.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Miratimi i ligjit të vetingut, që pritet të mundësohet në seancën e nesërme parlamentarë më 30 gusht, i hap rrugën procesit të pastrimit të sistemit të drejtësisë, pikësëpari për anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, KED. Do të jetë më pas ky këshill që përzgjedh kandidaturat për Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë dhe Kryeinspektorin.

Menjehërë pas këtij hapi, procesi i vetingut do të veprojë për përzgjedhjen e kandidatëve për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Më pas për anëtarët e Gjykartës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese si dhe për Prokurorin e Përgjithshëm.

Këshilli i  Emërimeve në Drejtësi do të bashkëpunojë pandërprerë me strukturat që do të kryejnë vetingun. Do të jenë dhjetë prokurorë, të cilët do të trajnohen në SHBA e BE për të kryer këtë proces. Ata do të monitorohen në çdo hap nga eskpertët e SHBA-së dhe BE-së, të cilët tashmë janë vendosur në Tiranë, në pritje të miratimit të ligjit të vetingut dhe nisjes së punës për këtë proces.

gjyqI gjithë procesi i përzgjedhjes dhe ai i vetingut për strukturat e mësipërme do të duhet të kryhet brenda tetë muajve nga dita e hyrjes në fuqi të kushtetutës së re.

Për pjesën e gjyqtarëve dhe prokurorëve të thjeshtë në nivelet më të ultëa pas strukturave të mësipërme, procesi i vetingut do të kryhet gradualisht. Kjo do të thotë se gjyqtarët dhe prokurorët nëpër rrethe, kanë të paktën dy vjet kohë të qëndrojnë të qetë pa u prekur nga ethet e vetingut. Me sa duket ky përcaktim kohor i parashikuar në ndryshimet kushtetuese ka bërë që gjyqtarët e prokurorët ta marrin me qetësi procesin e reformës në drejtësi, ndoshta edhe me shpresën se “ku i dihet se çfarë ndodh dy vjet më vonë… janë edhe zgjedhjet”. Ky perceptim vjen tek 27.al, pas një vëzhgimi nëpër dyert e gjykatave e prokurorive, ku gjyqtarë e  prokurorë, thonë në mënyrë konfidenaciale “ka kohë edhe dy vjet, si dihet çfarë ndodh deri atëherë”.

Etiketa: 27.alGjykarta e LartëGjykata KushtetueseKëshilli i Lartë GjyqësorKëshilli i Lartë i ProkurorisëProkurori i Përgjithshëmvetingu

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Asgjësohen 1880 bimë kanabis në Fier

Asgjësohen 1880 bimë kanabis në Fier

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –

22:49 | 20/12/2025
Pres të më vizitojë Edi Rama –

Pres të më vizitojë Edi Rama –

22:27 | 20/12/2025
Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –

22:21 | 20/12/2025
Meritat i takojnë Armando Brojës –

Meritat i takojnë Armando Brojës –

22:13 | 20/12/2025
Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale –

Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale –

22:05 | 20/12/2025

Më Të Lexuarat

  • SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –
  • Pres të më vizitojë Edi Rama –
  • Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –
  • Meritat i takojnë Armando Brojës –
  • Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale –
  • U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –
  • Pres të më vizitojë Edi Rama –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com