Si je? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si je?

15:49 | 02/04/2018
në Uncategorized
0

Nga Anisa Zaçe

Jam ulur në tokë e kam mbështetur kokën në mur. Po të mendoj në kurriz. Unë nuk të shoh, e as ti mua, ama të ndjej.

Si je? A ke nevojë për gjë?

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Do doja ta pastroja rrugën tënde nga balta, do doja mos të të duhej kurrë të ndjeje shiun. Do kisha dashur të ta pastroja rrugën nga çdo guriçkë që të mos arrinte asnjë të të pengonte. Do doja që ti vërtet të ishe një njeri i zakonshëm, i thjeshtë, formuar për atë jetën e thjeshtë. Por, ja që nuk është kështu. Unë do doja shumë që ti ta kishe më të thjeshtë, por e di po aq mirë që ke nevojë ta kesh të vështirë. Kështu që do jem këtu duke të të pyetur ‘Si je?’.

Më kujtohet mjaft mirë, hera e parë që më është dashur të përballem me stuhitë e mia. Atëherë kam menduar që duke trazuar ujërat e qetë mbi të cilat qëndronte anija e jetës time, kisha bërë gabim. Kisha lëvizur ekuilibrat që mbanin balancën e qetësisë. Derisa mu desh të mbaja timonin drejtë mes vetëtimave, shiut, stuhisë e erërave të forta. Kam ndjerë lotët e mi të më bien mbi kraharor ndërkohë që nuk kam patur as minimumin e forcës për t’i fshirë, se ndërkohë kisha anijen që duhej të drejtoja.

E di çfarë mësova unë, në ditët më konfuze e të dhimbshme të jetës time? E di cili ishte mësimi më i vyer i ditëve pa dritë? Në këtë panoramë stuhie, unë nuk isha anija. Isha vetë deti. Fuqia e pashtershme e ujit isha unë, e je ti, e është kushdo që e mendon jetën shumë më shumë se sa përditshmëria tipike. Jemi ne që nuk dimë të ecim me kokën ulur, që mbajmë kokën ndër yje dhe po aq bindur këmbët në tokë.

Falmë, nëse të kam parë shumë më me fuqi seç ndihesh, por unë të kam parë siç je. Edhe unë kam pasur shpesh ditë ‘jo’, ditë ‘off’, ditë e netë ‘mbrapsht’, por gjithmonë kam kërkuar e gjetur motiv e buzëqeshje tek ata që më dinë gjuhën shpirtit.

Ndonjëherë pa e kuptuar as vetë vrapoja për tek ta, sepse vetë shpirti kërkon përgjigje që i gjen vetëm aty ku çdo fjalë ka vend e çdo buzëqeshje shëron shpirt.

Njerëzit që të ruajnë krahët, që nuk të kursejnë të vërtetën, që të kuptojnë shpirtin, janë aty. Gati për të qëndruar në vjellje helmi, në përpëlitje nervash, në dridhje dhimbjesh. Por, po aq gati dhe po aq aty për të të duartrokitur triumfin.

Jam këtu. Mos u struk, mos u fshih. Lufto mbrapsht. Rrëzohu e bëhu me baltë.

LËRE TË TË DHEMBI.

Dielli nuk është kurrë më i shndritshëm dhe qielli më blu se pas uraganit e tornados.

Jam me ty edhe kur nuk jam. Jam me ty për të të ndihmuar të ngrihesh, por mos qëndro në anën e sigurt të urës. Kaloje. Qëndro kokëlart në pasiguri, edhe nëse je duke u dridhur. Shtrëngoje dritën në kraharor por përballu me errësirën.

Si je? E di çfarë do, por fillo të kërkosh atë që ke nevojë për t’u bërë dhe për të arritur çdo gjë fëmija brenda teje ka ëndërruar.
Nuk do të jetë aspak e thjeshtë, do të dhembi aq shumë sa do mendosh shpesh që ke bërë gabim që vendose të lëvizësh nga zona jote e sigurisë.

Jam pas krahëve të tu. Shko drejt të panjohurës. Nuk je vetëm. Por, fillo të luftosh për veten.
Me përqafim e duartrokitje gati jam këtu.
Lejoje veten të shpërthejë në potencialin që të mban shpirti.

Unë kam gjithë besimin e universit tek ty. Po ti tek vetja?

Më thuaj tani, si je?! E mbi të gjitha më trego, si do të bëhesh?

https://anniissa.wordpress.com/2018/03/16/si-je/

Etiketa: Anisa ZaçedetdhimbjediellSi je?stuhi

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Zidane: I jam shumë borxhli Juventusit. Çdo gjë do të jetë ndryshe nga “Cardiff”-i

Zidane: I jam shumë borxhli Juventusit. Çdo gjë do të jetë ndryshe nga “Cardiff”-i

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com