Si ishte në pamje Ali Pasha Tepelena – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si ishte në pamje Ali Pasha Tepelena

05:36 | 02/07/2018
në Uncategorized
0

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Nga Dorian Koçi
Periudha e fundit të shekullit të XVIII dhe fillimit të shekullit të XIX, periudhë që fillon me interesimin e Fuqive të Mëdha për rajonin e Ballkanit, çka korrospondon përveç pranisë diplomatike dhe ushtarake të Francës, Rusisë dhe Anglisë në këto territore edhe me një rritje të numrit të udhëtarëve të huaj kryesisht anglezë dhe francezë që vizitojnë Pashallëkun e Janinës. Në fillim të shekullit të XIX udhëtimi tradicional i “Grand Tour”-it pësoi një ndryshim themelor.
Një mori udhëtarësh dhe studiuesish, herë si qytetarë të thjeshtë, herë si eksploratorë e herë si të dërguar të qeverive të tyre do përshkonin territorin e Epirit dhe Greqisë për të njohur nga afër territoret ku kishte lindur kultura e lashtë që i kish magjepsur duke nxitur një proces të gjerë kulturor që u materilizua me prodhimin e një literature të pasur udhëtimesh që ringjalli nga pluhuri i harresës Ballkanin. Në të njëjtën kohë , kjo periudhë korrospondoi me fillimin e një ere të re që pat nisur në Evropë pas shpërthimit të Revolucionit Francez, era e nacionalizmit gjë që u konkretizua në fillimet e përpjekjeve të popujve të Ballkanit për të formuar shtetet e tyre kombëtare.
I përmendim të dyja këto procese, literaturën e udhëtimit evropiane për Ballkanin dhe fillimin e shkrimit të historisë nga shkollat ballkanike të etnive që u kthyen në kombe ,sepse janë dy momente të rëndësishme historike që kanë lënë gjurmë në sendërtimin e historisë politike të Ballkanit. Të parët nëpërmjet mesazheve orientaliste e  portretizuan Ali Pashë Tepelenën, si despot oriental, gjakpirës e të pabesë, cinik e epshor duke e parë si një shtypës dhe një zotërues të territoreve që ata do të dëshironin të shikonin të projektuar “Heladhën” e teksteve të tyre shkollore , ndërsa të dytët e cilësua si gjaksor e të pamërshishëm për t’i dhënë jetë miteve të tyre kombëtarë. E megjiatë mes teksteve të kësaj letërsie udhëtimi ende jo të studiuar mirë në Shqipëri gjejmë dhe pasazhe që na rrëfejnë sesi ishte në paraqitje Ali Pasha Tepelena. Së bashku me disa nga portretet e gravurat e piktorëve evropianë, ato përbëjnë dëshmitë e rëndësishme të paraqitjes fizike dhe të karakterit të Ali Pashë Tepelenës.
Në pamje  Aliu ishte shumë  i hijshëm. Kishte erën e sinqeritetit dhe ndershmërisë dhe një buzëqeshje  shprehëse të hareshme. Kishte ball të bukur, sy të gjerë dhe të kthjellët që  i përshkruajnë si të gjallë dhe tërheqës. Hundë në trajtë të bukur  dhe lëkurë të pastër. Goja dhe nofulla e tij tashmë fshiheshin pas mjekrës. Mbi të gjitha,  karakteristike ishte gjallëria e reagimeve të tij, ndërrimi i shpejtë i shprehjeve  dhe e  qeshura e tij e thellë, pak drakoide në ashpërsinë e tij. Ishte fjalë embël, i logjikshëm dhe impresionues.”
“Aliu i priti në këmbë. Dukej i shkurtër dhe i shëndoshë me një shprehje të këndshme. Në kokën e tij formohej me mbështjellje të shumta të vogla prej museline të artë  një çallmë e lartë dhe në rripin e mesit kishte një shpatë të gjatë me diamante në dorezën e saj.”
“Fytyra e Aliut ishte shumë e këndshme, sytë bojëqielli dhe të”shpejta”dhe mjekra e tij e gjatë dhe e bardhë”. 
“Aty, tek divani rrinte ulur Aliu mbi një lëkurë luani. Mbante feste të kuqe me shirita të arta, dhe aty këtu llamburitnin diamante të vyera. Një nargjile qëndronte në krahun e tij. E përkulte  kokën  me fisnikëri. Mjekra e tij, tanimë e bardhë krejt, i jipte një butësi si ajo e mirësisë së Babagjyshit të Vitit të Ri. Shprehja e tij  ishte e sinqertë, impresionuese dhe zëri i ëmbël. Dukej  shumë i mirë… Qeshi gjithë thjeshtësi, mënyrat e tij ishin kaq të qeta dhe atërore dhe aq ndjellëse në pamjen e mirësisë së tij dhe të sinqeritetit  të përsosur… (Nga libri i Uilliam Pllomar “Diamanti  i Janinës, Ali Pashai 1741- 1822”, Botimet “DODONA”, Athinë 2004, fq 85, 216, 217 . )
Etiketa: Ali Pashe TepelenaDorian Koçi

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Kuvendi po miraton ligje të personalizuara, kjo praktikë është një “mall turk” që duhet hedhë në plehra!

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë iku se s'pranon emigrantë në vendin e tij, i joni i pret ulur në karrige!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com