Si i trefishoi të ardhurat Xhafaj dhe borxhi 54 mijë euro për një makinë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si i trefishoi të ardhurat Xhafaj dhe borxhi 54 mijë euro për një makinë

13:11 | 21/01/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Deputeti dhe ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj zotëron pasuri familjare me vlerë 57.4 milionë lekë, e cila ka pasur si burim kryesor rritjeje shitjen e pasurive të patundshme.

Fatmir Xhafaj u zgjodh ministër i Brendshëm në kabinetin e kryeministrit Edi Rama në mars 2017 dhe e u largua me dorëheqje në tetor 2018, pas një serie akuzash të Partisë Demokratike në lidhje me vëllanë e tij të dënuar në Itali për trafik droge.

Fatmir Xhafaj ka kryer studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave Politiko – Juridike, dega Drejtësi. Gjithashtu ka kryer kualifikime brenda dhe jashtë vendit në fushat e konsulencës ligjore, menaxhimit dhe administratës publike.

Read more

Shkoi për të rregulluar defektin, punonjësi i kompanisë celulare “ONE” gjendet i shtrirë pranë antenave –

Ngjarje të rënda në Vlorë në pak orë, dy gra i japin fund jetës duke u hedhur nga lartësia –

Aksident në aksin Gramsh-Maliq, karrotreci së bashku me një eskavator përfundojnë në kanal –

Blegtorët prodhues të qumështit njoftojnë protestë para Ministrisë së Bujqësisë: Po falimentojmë –

Në vitet 1982-1986 ka qenë hetues në sistemin e drejtësisë, ndërsa në vitet 1999- 2001 ka kryer profesionin e lirë  të avokatit. Xhafaj është përfshirë aktivisht në politikë në vitin 1997 si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, ndërsa ka mbajtur postet e ministrit të Rregullimit të Territorit dhe Ministrit të Drejtësisë në kabinetin e kryeministrit Fatos Nano në vitet 2002-2005.

Para se të zgjidhej ministër i Brendshëm, Z. Xhafaj ka ushtruar detyrën e kryetarit të Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së ish-ministrit Fatmir Xhafaj nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e anëtarëve apo ish-anëtarëve të Këshillit të Ministrave gjatë viteve 2013-2020.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga deputeti Fatmir Xhafaj nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018.

Skeda e pasurisë së deklaruar nga ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj për vitet 2003-2018.

Në deklaratën e dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2003, Fatmir Xhafaj deklaronte pasuri familjare prej 17.6 milionë lekësh, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria familjare është rritur me 3 herë dhe kap vlerën e 57.4 milionë lekëve.

Në fund të vitit 2018, Z. Xhafaj zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 20.9 milionë lekë, likujditete bankare prej 12.5 milionë lekësh, automjete me vlerë 7.7 milionë lekë dhe kursime në cash prej 1.3 milionë lekësh. Xhafaj deklaron gjithashtu huadhënie prej 14.8 milionë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 110.9 milionë lekë, ku gati 30% e totalit kanë si burim shitjen e pasurive të patundshme. Të ardhurat nga paga e Z. Xhafaj zënë 26% të të ardhurave totale, ndërsa 25% kanë si burim pagat e familjarëve. Një burim tjetër i rëndësishëm janë të ardhurat nga qiratë, të cilat përbëjnë 15% të totalit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq” që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 15 vite të deklarimit, të cilat rezultuan pa probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi disa “flamuj të kuq”, të cilat lidhen kryesisht me transaksionet me pasuritë e patundshme dhe vlerat e konsiderueshme të parave të dhëna dhe të marra hua gjatë 15 viteve të deklarimit.

Në vitin 2005, Z. Xhafaj deklaron shitjen e një automjeti me vlerë më të lartë se sa çmimi i blerjes. Automjeti “Benz” është deklaruar në vitin 2003 i blerë për 1 milion lekë dhe është shitur në vitin 2005 për 18 mijë euro.

Po në 2005, Z. Xhafaj deklaron pagesën e një kësti prej 40 mijë eurosh për blerjen e një apartamenti me vlerë 115 mijë euro. Një vit më pas, subjekti deklaron një kredi bankare ‘për blerje apartamenti’ me vlerë 100 mijë euro, por nuk cilësohet nëse kjo kredi është përdorur për shlyerjen e detyrimit të mbetur për apartamentin e blerë në vitin 2005 apo për blerje të re.

Në vitin 2006, bashkëshortja e Z. Xhafaj deklaron dhënien e një pjesë të tokës në bashkëpronësi në Pogradec për ndërtim, përmes një kontrate sipërmarrjeje, ndonëse pronësia mbi truallin nuk ishte deklaruar në vitet e mëparshme. Gjithashtu, në deklaratën e pasurisë mungojnë të dhënat mbi sipërfaqen e truallit të dhënë për ndërtim apo kushtet e kontratës së sipërmarrjes, mbi bazën e së cilave janë realizuar kontrata shitjeje apo shkëmbimi apartamentesh, dyqanesh apo garazhe pas vitit 2011.

Të ardhurat në total nga shitja e pasurive të patundshme kapin vlerën e 32.2 milionë lekëve, të cilat kanë shërbyer si burim për shtimin e pasurisë dhe huadhëniet ndaj familjarëve.

Përgjatë periudhës deklaruese, Z. Xhafaj deklaron vlera të konsiderueshme të dhëna hua ndaj familjarëve, ndërkohë që ka qenë në një rast edhe vetë huamarrës. Huadhëniet përgjatë viteve kapin vlerën e 23.1 milionë lekëve, nga të cilat familjes Xhafaj nuk i janë kthyer në fund të vitit 2018 rreth 14.8 milionë lekë.

Ndërkohë në vitin 2008, Z. Xhafaj deklaron se ka marrë hua prej 54, 400 eurosh për blerjen e një automjeti, e cila është shlyer plotësisht me dy këste në vitet 2012 dhe 2013. /Birn

 

Etiketa: BIRNdeputeti Fatmir XhafajFatmir XhafajIsh-Ministri i Brendshëmpasuri familjare me vlerë 57.4 milionë lekë

Të Lidhura

Shkoi për të rregulluar defektin, punonjësi i kompanisë celulare “ONE” gjendet i shtrirë pranë antenave –

Shkoi për të rregulluar defektin, punonjësi i kompanisë celulare “ONE” gjendet i shtrirë pranë antenave –

nga 27
12:49 | 06/04/2026
0

Një punonjës i kompanisë telefonike ONE është gjetur pa ndjenja pranë antenave të Midës në Fushë-Arrëz, ku kishte shkuar për...

Ngjarje të rënda në Vlorë në pak orë, dy gra i japin fund jetës duke u hedhur nga lartësia –

Ngjarje të rënda në Vlorë në pak orë, dy gra i japin fund jetës duke u hedhur nga lartësia –

nga 27
12:42 | 06/04/2026
0

Dy gra i kanë dhënë fund jetës këtë të hënë në Vlorë, duke u hedhur nga lartësia. Policia sqaron se...

Aksident në aksin Gramsh-Maliq, karrotreci së bashku me një eskavator përfundojnë në kanal –

Aksident në aksin Gramsh-Maliq, karrotreci së bashku me një eskavator përfundojnë në kanal –

nga 27
12:22 | 06/04/2026
0

Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Gramsh-Maliq. Mësohet se një karrotrec ka dalë jashtë rruge, duke përfunduar në anë...

Blegtorët prodhues të qumështit njoftojnë protestë para Ministrisë së Bujqësisë: Po falimentojmë –

Blegtorët prodhues të qumështit njoftojnë protestë para Ministrisë së Bujqësisë: Po falimentojmë –

nga 27
12:08 | 06/04/2026
0

Shoqata “Blegtorët Prodhues të Qumështit” ka njoftuar zhvillimin e një proteste ditën e martë në orën 10:00, përpara institucioneve kryesore...

Para
Makina përplas motoçikletën në Kryebushat, humb jetën drejtuesi i saj

Aksident në aksin rrugor Çermë-Divjakë, në gjendje të rëndë i riu që udhëtonte me motorr

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shkoi për të rregulluar defektin, punonjësi i kompanisë celulare “ONE” gjendet i shtrirë pranë antenave –

Shkoi për të rregulluar defektin, punonjësi i kompanisë celulare “ONE” gjendet i shtrirë pranë antenave –

12:49 | 06/04/2026
Ngjarje të rënda në Vlorë në pak orë, dy gra i japin fund jetës duke u hedhur nga lartësia –

Ngjarje të rënda në Vlorë në pak orë, dy gra i japin fund jetës duke u hedhur nga lartësia –

12:42 | 06/04/2026
Aksident në aksin Gramsh-Maliq, karrotreci së bashku me një eskavator përfundojnë në kanal –

Aksident në aksin Gramsh-Maliq, karrotreci së bashku me një eskavator përfundojnë në kanal –

12:22 | 06/04/2026
Blegtorët prodhues të qumështit njoftojnë protestë para Ministrisë së Bujqësisë: Po falimentojmë –

Blegtorët prodhues të qumështit njoftojnë protestë para Ministrisë së Bujqësisë: Po falimentojmë –

12:08 | 06/04/2026
Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës –

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës –

11:56 | 06/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Shkoi për të rregulluar defektin, punonjësi i kompanisë celulare “ONE” gjendet i shtrirë pranë antenave –
  • Ngjarje të rënda në Vlorë në pak orë, dy gra i japin fund jetës duke u hedhur nga lartësia –
  • Aksident në aksin Gramsh-Maliq, karrotreci së bashku me një eskavator përfundojnë në kanal –
  • Blegtorët prodhues të qumështit njoftojnë protestë para Ministrisë së Bujqësisë: Po falimentojmë –
  • Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës –
  • Ismajli shpallet lojtari i ndeshjes në Itali, dhurojnë “Show” edhe Arbër Hoxha e Myrto Uzuni –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shkoi për të rregulluar defektin, punonjësi i kompanisë celulare “ONE” gjendet i shtrirë pranë antenave –
  • Ngjarje të rënda në Vlorë në pak orë, dy gra i japin fund jetës duke u hedhur nga lartësia –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com