Gazetari Skënder Minxhozi i ftuar në Top Story kritikoi qeverinë për katet pa leje që janë ndërtuar në vendin tonë.
“Çudia e madhe e kullave me kate të padukshme është se si po ndërtohen nga njerëzit më të pasur të këtij vendi dhe të gjithë kanë pasur akses tek qeveria. Nuk ka satelit që e lan përgjegjësinë e qeverisë për katet pa leje. IMKT a del jashtë funksioni? Në këto shërbime”, tha Minxhozi.
“Kjo është pjesa teatrale po e vënë në skenë, ka shumë imagjinata se si ndahen felat. Syri i Tiranës ishte një ndërtesë që mburreshin dhe papritur…”, tha Lela.
“Unë mendoj se diçka po ndryshon, ose sepse Rama e kupton se diçka po ndryshon”, tha Ballino.