22 ditë pas grabitjes së 9 prillit në aeroportin e Rinasit, Prokurorisë së Krimeve të Rënda i mbërrin përgjigja zyrtare nga tre bankat e nivelit të dytë në lidhje me shumën e parave që u morën.
Burimet kanë konfirmuar se janë grabitur rreth 6 milionë euro.
Kjo deri më tani është shuma zyrtare në lidhje me grabitjen spektakolare, ku mbeti i vdekur Admir Murataj.
Por, ndërsa policia thotë se ka shkatërruar grupin kriminal, paratë e grabitura nuk janë gjetur askund. Asnjëri prej të ndaluarve nuk di të thotë se ku janë paratë.
/syri.net/