Shtyrja e procesit ndaj krerëve të UÇK-së ka bërë që të ndryshojnë planet e shqiptarëve të diasporës në lidhje me protestën e planifikuar në Hagë.
Tubimi i parashikuar për në 1 mars në ambientet pranë selisë së gjykatës së Hagës tani do të zhvillohet më datë 3 prill 2023.
Shqiptarët e diasporës të cilët do të protestojnë në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen atje, janë në pritje të lejes së re për protestë nga autoritetet holandeze.
Ata planifikojnë të mblidhen në afërsi të ndërtesës së Gjykatës Speciale më 3 prill, në ditën kur zyrtarisht fillon gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
“Për UÇK-në, të vërtetën dhe drejtësinë” është thirrja e protestës që synon të mbledh shqiptarë nga anë i gjithë planeti.