Lajm i keq për të gjithë admiruesit e aktorit italian Roberto Benigni. Aktori dhe regjisori italian me famë botërore është shtruar në spital. Legjendari i komedisë italiane vshtë dëmtuar pas një përplasje të gomones, ndërsa ishte me pushime me miqtë e tij në Sardenjë.
Aktori, 65-vjeçar, fitues i çmimit Oskar për filmin dedikuar Holokaustit “La vita e bella”, është dërguar me helikopter në një spital në Sassari, ku mjekët po kryejnë disa kontrolle.