Shtireshin si ish-lideri ukrainas, edhe Merkel bie pre e rusëve – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shtireshin si ish-lideri ukrainas, edhe Merkel bie pre e rusëve –

15:04 | 20/02/2023
në Uncategorized
0

Mashtrues rusë që shtireshin si ish-presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, arritën të kontaktojnë ish-kancelaren gjermane, Angela Merkel, me telefon për të diskutuar zhvillimet në Ukrainë dhe Bjellorusi.

Këtë lajm e ka konfirmuar zyra e Merkelit të hënën, megjithëse thanë se ajo ishte në dyshim për telefonatën.

Zyra e Merkelit tha se ish-kancelarja gjermane mori një telefonatë më 12 janar nga dikush që pretendonte se ishte Poroshenko. Biseda u ndihmua nga një përkthyes gjermano-ukrainas nga shërbimi gjuhësor i Ministrisë së Jashtme gjermane.

Në një deklaratë për media, zyra tha se Merkeli e informoi ministrinë më pas për “përshtypjen që ajo pati për telefonuesin gjatë telefonatës”, por nuk dha detaje të tjera.

Vladimir Kuznetsov dhe Alexei Stolyarov, të njohur si Vovan dhe Lexus, postuan në kanalin e tyre në Telegram disa pjesë që ata pretendojnë se janë fragmente nga telefonata.

Dyshja kanë vënë në siklet edhe më parë disa politikanë evropianë, duke përfshirë presidentin francez, Emmanuel Macron, presidentin polak, Andrzej Duda, dhe kryeministrin e atëhershëm britanik, Boris Johnson, si dhe Elton John dhe Princin Harry, me thirrje të ngjashme.

Në këtë regjistrim, Merkeli dëgjohet duke thënë – siç ka bërë edhe publikisht më parë – se marrëveshja e shumë kritikuar për paqe e Minskut i kishte dhënë kohë shumë të çmuar Ukrainës.

Merkel dhe ish-presidenti francez Francois Hollande kishin ndërmjetësuar marrëveshjen e paqes me Poroshenkon dhe presidentin rus Vladimir Putin në 2015. Në regjistrimin e publikuar, ajo gjithashtu kritikon shtypjen në Bjellorusinë autokratike.

Poroshenko ishte president i Ukrainës nga viti 2014 deri në vitin 2019. Merkel drejtoi Gjermaninë nga viti 2005 deri në fund të 2021./REL

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Pankina e Artë, ja kush është shpallur “Trajneri më i mirë” –

Pankina e Artë, ja kush është shpallur “Trajneri më i mirë” -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

SHBA-ja godet rrjetin kibernetik iranian, Shqipëria mes vendeve të shënjestruara –

09:20 | 20/03/2026
Është e disata herë, policia asnjë masë –

09:10 | 20/03/2026
Federata Shqiptare e Futbollit uron besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit –

08:50 | 20/03/2026
Këmbimi valutor 20 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:46 | 20/03/2026
Shqipëria dhe Serbia përkeqësohen ndjeshëm, Kosova pëson rënie –

Institucione të dobëta dhe korrupsion i lartë, pengesat kryesore për mirëqenien në Shqipëri –

08:24 | 20/03/2026

Më Të Lexuarat

  • SHBA-ja godet rrjetin kibernetik iranian, Shqipëria mes vendeve të shënjestruara –
  • Është e disata herë, policia asnjë masë –
  • Federata Shqiptare e Futbollit uron besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit –
  • Këmbimi valutor 20 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Institucione të dobëta dhe korrupsion i lartë, pengesat kryesore për mirëqenien në Shqipëri –
  • Skandal me rrugën e Zall Bastarit/ Anuela i bën qokën 1.8 miliardë lekë ortakut të vëllait të Ermal Nufit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • SHBA-ja godet rrjetin kibernetik iranian, Shqipëria mes vendeve të shënjestruara –
  • Është e disata herë, policia asnjë masë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com