Shtëpitë lëvizëse/ Veliaj i jep tenderin pa garë, biznesmenit të akuzuar për mashtrim – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shtëpitë lëvizëse/ Veliaj i jep tenderin pa garë, biznesmenit të akuzuar për mashtrim

12:52 | 19/01/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Kompania “Kurti Construction Shpk & Bredhi Jes Shpk” është shpallur nga Bashkia e Tiranës si fituese e një tenderi për të bërë kalimin e banorëve, banesat e të cilëve janë u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, nga çadrat te kontenierët (shtëpitë lëvizëse).

Tenderi është bërë me negociim të drejtpërdrejtë dhe kompania ka përfituar 66 milion e 650 mijë lekë. Referuar të dhënave të “Open Data”, kontrata është firmosur më 13 janar dhe kompania do të marrë shumën për blerjen e kontenierëve.

Sipas Open Data, objekti i tenderit ishte “blerje shtëpi lëvizëse për strehim social në raste emergjence civile”. Në dokumentin e publikuar nga Open Data thuhet se buxheti për realizimin e blerjes së shtëpive lëvizëse është siguruar nga Bashkia e Tiranës.

Read more

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar –

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën –

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën –

Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare –

Nga ana tjetër sipas Dosje.al, procedurat e ndjekura nga bashkia e Tiranës e drejtuar nga Erion Veliaj bie ndesh me ligjin për prokurimet, ku përcaktohet se në rastet e tenderave me negocim, duhet të jenë në garë të paktën dy kompani.

“Autoriteti kontraktor, kur përdor procedurën e kufizuar dhe procedurën me negocim, nuk mund ta kufizojë numrin e kandidatëve që ftohen për të paraqitur ofertën. Për procedurën e kufizuar numri minimal i kandidatëve të ftuar duhet të jetë jo më pak se 5, ndërsa për procedurën me negocim jo më pak se 3 operatorë ekonomikë. Kur numri i kandidatëve, që kanë shprehur interes është më i vogël se minimumi i përcaktuar, atëherë autoriteti kontraktor mund të vazhdojë procedurën e prokurimit vetëm kur janë të paktën 2 kandidatë. Në njoftimin për tender, autoriteti kontraktor duhet të përcaktojë kriteret objektive, jo diskriminuese, rregullat që do të zbatohen, si dhe numrin minimal të kandidatëve që do të ftohen”, përcakton neni 40, pika 4 e ligjit të Prokurimeve Publike.

Kush është Rabi Kurti?

Rabi Kurti ka qenë i arrestuar më 5 shtator 2019, si një nga biznesmenët VIP, i akuzuar për 4 milionë euro mashtrim me TVSH-në.

Rabi Kurti nuk është një biznesmen i panjohur. Përmes faturave fiktive tatimore, Kurti dhe biznesmenët e tjerë të arrestuar shtatorin e 2019, i shkaktuan shtetit një dëm që kapte vlerën e 4 milionë eurove, pasi rimbursoheshin për vlera që nuk ishin reale.

A ka kryer verifikime bashkia Tiranë para se të jepte tenderin tek një kompani e cila përjashtohet nga tenderat publikë derisa të sqarojë çështjen për të cilën e ka vënë nën hetim prokuroria?

Etiketa: "Open Data"Bashkia e TiranësKompania "Kurti Construction Shpk & Bredhi Jes Shpk"

Të Lidhura

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar –

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar –

nga 27
23:26 | 12/03/2026
0

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën –

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën –

nga 27
23:10 | 12/03/2026
0

Në mbrëmje u luajtën ndeshjet e radhës në Europa League. Barazim 1-1 ndërmjet Celta Vigos dhe Lyon, në sfidën e...

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën –

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën –

nga 27
22:32 | 12/03/2026
0

Një zjarr ka rënë në një banesë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Ali Demi”, ku një i moshuar,...

Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare –

Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare –

nga 27
21:52 | 12/03/2026
0

Pastrimi i parave në ekonominë shqiptare po zhvendoset nga modelet sporadike drejt arkitekturave të qëndrueshme dhe më të sofistikuara. Në...

Para
Krijimi i qeverisë së re në Kosovë/ Thaçi nominon Albin Kurtin si kryeministër

Krijimi i qeverisë së re në Kosovë/ Thaçi nominon Albin Kurtin si kryeministër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar –

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar –

23:26 | 12/03/2026
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën –

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën –

23:10 | 12/03/2026
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën –

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën –

22:32 | 12/03/2026
Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare –

Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare –

21:52 | 12/03/2026
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri) –

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri) –

21:30 | 12/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar –
  • Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën –
  • Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën –
  • Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare –
  • Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri) –
  • Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar –
  • Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com