Ka marrë fund arratia për 23-vjeçarin nga Durrësi, i cili ishte shpallur në kërkim që prej dhjetorit të vitit të kaluar për kultivim të lëndëve narkotike.
Më 13 dhjetor policia e Durrësit zbuloi në katin e dytë të një pallati, një apartament të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave, si dhe sekuestruan pajisjet elektrike që shërbenin për zhvillimin e kësaj veprimtarie kriminale.
Policia njofton se gjatë ditës së sotme, u vu në pranga 23-vjeçari i shpallur në kërkim, i cili kishte marrë me qira apartamentin, për ta përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike.