Shqiptarja që para një shekulli në vend të pajës dërgoi një piano – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqiptarja që para një shekulli në vend të pajës dërgoi një piano

17:15 | 09/01/2019
në Uncategorized
0

Në shekullin e kaluar e ndoshta edhe më parë, ishte detyrim që vajza që martohej të sillte pajë te burri. Kjo lloj dhurate përfshinte veshje solemne, qëndisje, ari, stoli, ndonjëherë edhe para. Nusja, pos bukurisë vlerësohej edhe për pajën qe sillte. Shpesh paja e saj ekspozohej dhe të njohurit me ditë të tëra kishin rast ta vlerësonin e komentonin këtë pasuri.

Këto dhurata e punëdore simbolizonin edhe pasurinë e vajzës të trashëguar nga prindërit, pas ndarjes fizike nga familja. Mirëpo, në të vërtetë kjo as përafërsisht nuk mbulonte pasurinë e cila sipas kodeve të sotme do të i takonte vajzës si pjesëtare e barabartë me vëllezërit në pasurinë familjare.

Për pajën qe sillte nusja, në fshat e qytet flitej me javë e muaj. Një vajzë shqiptare ka shkaktuar komente rreth pajës së saj, jo disa muaj, por disa dekada. Ishte kjo Nevreze Frashëri, e bija e poetit të famshëm Naim Frashëri e cila solli një pajë, jo të zakonshme për kohën. Rreth vitit 1890 Nevrezëja u martua me Xhafer Luarasin, si pjesë të pajës ajo solli edhe një piano. Ishte ajo kohë, kur tërë Shqipëria mund të ketë pasur 4-5 piano, kurse femra pianiste ishte gati e panjohur në këtë vend. Kjo pajë-piano, ishte befasi e madhe për atë kohë, ndaj mbeti e shënuar në gazetat e atyre viteve, por edhe në biografinë familjare të Frasherlinjëve.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Në fotografinë e më poshtë shihen vëllezërit Sami e Naim Frashëri (në këmbë) me familjet, fotografuar në Stamboll rreth vitit 1882. Vajza pianiste e ardhshme, është në anën e majtë në prehrin e bashkëshortes së Naim Frashërit i cili qëndron në këmbë në anën e djathë pranë Samiut.

Naim Frashëri kishte dy vajza. Vajza e parë me emrin Nerqeze i vdesë herët, tre vjeçare, në vitin 1881. Poeti e vajton atë në vjershën “Mbi trupin e bijës sime të vdekur”. Vajza e dytë “pianistja” me emrin Nevreze i lind në Stamboll. Ajo rritet dhe edukohet me një kulturë të gjerë, fliste arabisht, frëngjishte, shqip e turqisht, udhëtonte nëpër Evropë dhe kishte dashuri për arte, sidomos – muzikë.

Sado që ajo bëri bujë me pianon e sajë, duket se muzika as pianoja nuk e ndihmuan në këtë martesë të hershme. Pas tri vitesh ajo u nda nga bashkëshorti Luarasi për shkak të kundërshtimeve që kishte me zakonet e rregullat e familjes së tij, të cilat i dukeshin prapa kohës. Duket se edhe familja e Xhafer Luarasit nuk pajtohej me sjelljet dhe kulturën e natyrën e hapur të nuses, e cila ishte rritur në një familje moderne intelektualësh, për kohën.

Pianistja Nevreze, tani vejushë e re, nuk dëshpërohet nga kjo ndarje. Disa vite më vonë martohet në Stamboll me Shain Kolonjën, atdhetarin veprimtarin e publicistin i cili, një kohë ishte edhe deputet i Korçës në Parlamentin Osman dhe anëtarë i Komisionit të Gjuhës të Kongresit të Manastirit. Pianoja e saj, mbeti shembull e pjesë e historisë së familjes Frashëri, por nuk dihet çfarë ndodhi me të dhe me dashurinë e pianistes për muzikën./ Albumi Akordet e Kosovës

Etiketa: nevreze frasheripajepiano

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Grida Duma i qan hallin Rudina Xhungës: Si e durove Ramën, kur të përqeshte si maçok? (film)

Grida Duma i qan hallin Rudina Xhungës: Si e durove Ramën, kur të përqeshte si maçok? (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Balluku nën hetim për 8 tendera, SPAK kërkon autorizim për arrest –

Balluku nën hetim për 8 tendera, SPAK kërkon autorizim për arrest –

16:12 | 16/12/2025
SPAK mbërriti në “kopshtin privat” të Ramës, AKSHI nën akuzë –

SPAK mbërriti në “kopshtin privat” të Ramës, AKSHI nën akuzë –

16:00 | 16/12/2025
Premtuan makina me qira online, morën paratë dhe u zhdukën, Prokuroria Shkodër çon në gjyq 4 persona –

Premtuan makina me qira online, morën paratë dhe u zhdukën, Prokuroria Shkodër çon në gjyq 4 persona –

15:46 | 16/12/2025
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë –

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë –

15:44 | 16/12/2025
EMRAT/Begaj shkarkon Komandantin e Forcës Tokësore, emëron pasuesin. Ndryshime edhe te Forcat Detare –

EMRAT/Begaj shkarkon Komandantin e Forcës Tokësore, emëron pasuesin. Ndryshime edhe te Forcat Detare –

15:30 | 16/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Balluku nën hetim për 8 tendera, SPAK kërkon autorizim për arrest –
  • SPAK mbërriti në “kopshtin privat” të Ramës, AKSHI nën akuzë –
  • Premtuan makina me qira online, morën paratë dhe u zhdukën, Prokuroria Shkodër çon në gjyq 4 persona –
  • Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë –
  • EMRAT/Begaj shkarkon Komandantin e Forcës Tokësore, emëron pasuesin. Ndryshime edhe te Forcat Detare –
  • Qeveria do mbajë qëndrim të qartë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Balluku nën hetim për 8 tendera, SPAK kërkon autorizim për arrest –
  • SPAK mbërriti në “kopshtin privat” të Ramës, AKSHI nën akuzë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com