Një 38-vjeçare për pak sa nuk ra viktimë e përdhunimit në Kretë. Sipas mediave helene, më 15 gusht, një 45-vjeçar me origjinë nga Shqipëria e ftoi 38-vjeçaren në shtëpinë e tij për të pirë një kafe.
Gruaja ka shkuar në shtëpinë e tij në Ammoudara në orën 9 të mëngjesit, por gjërat duket se kanë marrë një rrjedhë tjetër. Sipas denoncimit, në një moment 45-vjeçari e ka hedhur me dhunë drejt shtratit të tij dhe e ka kapur nga qafa, ndërsa ka tentuar ta përdhunojë. Ajo, fatmirësisht, ia doli dhe shpëtoi nga duart e tij duke shmangur më të keqen, ndërsa shkoi në polici dhe e denoncoi.
Pak orë më vonë policia ka lokalizuar dhe arrestuar 45-vjeçarin, i cili siç u konstatua se ndodhet në mënyrë të paligjshme në Greqi. 45-vjeçari është dërguar në Prokurorinë Publike, dhe akuzohet për veprën penale të përdhunimit në tentativë