futbollisti shqiptar Roberto Baggio Kçira ka shënuar në dekikën e fundit golin e barazimit ndaj North Carolina.
Shkodrani luan prej disa sezonesh me Miami FC në Shtetet Bashkuara, por është më shumë i njohur prej emrit të veçantë që mban, Roberto Baggio Kçira.
Takimi u mbyll 1 me 1, teksa ishte i i vlefshëm për javën e 4-t të sezonit pranveror në Ligën e Amerikës së Veriut.
Pas golit të shqiptarit stadiumi i Miami-t tnuk u përmbajt më, por shpërtheu në festë.
Djaloshi e a marrë këtë emër, sepse babai i tij Franku e kishte idhull futbollistin e madh italian, Roberto Baggio-n. Skuadra e Miami ka për trajner bashkëkohësin e Roberto Baggio, Alessandro Nesta. Ku i dihet shqiptarit emri mund t’i sjellë fat, sukses, pse jo dhe famë si ai i mëparshmi me bishtalec.