Një shqiptar po lufton me vdekjen në spitalin e komunës Olbia, në Itali, pasi u godit disa herë me thikë në fyt.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në ambientet e jashtme të një lokali.
Gjithçka ka ardhur pas një sherri me disa bashkatdhetar ë të tjerë, dhe në kulmin e përleshjes i riu ka marrë një goditje me thikë në fyt.
Agresori është larguar me një makinë ku ndodhej edhe një tjetër person. Por, është identifikuar nga policia dhe është arrestuar nën akuzën e vrasjes së mbetur në tentative.