Shqiptari që u vra mëngjesin e 15 shtatorit në Monza të Italisë pas një sherri në një klub nate ishte boksier.
Ai quhej Ilir Berisha dhe ishte nga qyteti i Fierit.
Një i ri shqiptar mbeturi i vdekur mëngjesin e datës 15 shtator në Monza, pas një sherri jashtë një klubi nate.
Mediat italiane kanë zbuluar identitetin e shqiptarit i cili quhej Ilir Berisha me origjinë nga Fieri. Mësohet se ai ishte sportist dhe merrej me boks.
Një bashkëatdhetar i tij rrëfeu për policinë ngjarjen, duke treguar se sulmi ndodhi kur ata ishin brenda në makinë.
“Ata na trembën disa herë, derisa u detyruam të ndalonim makinën, pastaj një person shkrepi armën mbi Ilirin nga makina tjetër”, tha shoku i viktimës.