Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet se ka plagosur rëndë me thikë pronarin e një lokali dhe djalin e tij, pas një konflikti që nisi për shkak të refuzimit të shërbimit me alkool.
Ngjarja e rëndë ndodhi në bar-pastiçerinë “San Lorenzo” në Via Roma, Occhiobello. Sipas raportimeve të karabinierëve, shqiptari ka kërkuar të pijë më shumë alkool, por stafi vendosi të mos e shërbente më, për shkak se ndodhej nën efektin e pijeve.
Pas debatit, pronari dhe djali i tij – që punonte si kamerier – e nxorën klientin jashtë ambientit, ku situata degjeneroi në dhunë. I dyshuari dyshohet se ka goditur me thikë babë e bir, duke lënë më të plagosur rëndë pronarin e lokalit, i cili mbeti me thikën të ngulur në zonën e gjoksit.










