Narkoshteti shqiptar është kthyer sot në rrezik për Europën! – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Narkoshteti shqiptar është kthyer sot në rrezik për Europën! –

12:06 | 09/01/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Spitali i Traumës në rikonstruksion, Ministria: Shërbimi vijon normalisht –

FSK drejt Gazës, Haxhiu jep autorizimin pas votimit në Kuvendi i Kosovës –

Vendim i fortë pas protestës së PD-s ë, 5 në burg dhe 6 në detyrim paraqitje –

Bashkia Gjirokastër kallëzon autorin e lajmit për HIV/AIDS, vjen reagimi i tij –

Gjatë një takimi të Partisë Demokratike me partitë e opozitës, shoqërinë civile dhe intelektualët, kreu demokrat Berisha tha se, “narkoshteti shqiptar është kthyer sot në rrezik për Evropën!”.

“Shqipëria renditet sot krahas Kolumbisë”, tha kreu demokrat.

“Së pari, u falënderoj për ndërhyrjen, dhe u falënderoj të gjithë ju që jeni të pranishëm sot në këtë takim, të cilin unë e konsideroj shumë të rëndësishëm, të mbledhur në një moment do të thosha përcaktues për të ardhmen e vendit dhe të shoqërisë tonë. Falënderoj me mirënjohje të gjithë përfaqësuesit e shoqërisë civile, të pranishëm në këtë takim, përfaqësuesit e forcave politike dhe shpreh bindjen se konkluzioni apo përfundimi i këtij takimi me një front të përbashkët në këto kohë kritike që kalon Shqipëria është përgjigjja më e duhur, është përgjegjësia më e vërtetë që ne marrim në këto momente para vendit dhe kombit tonë.

Të nderuar të pranishëm, sot Shqipëria, vendi ynë i dashur, vlerësohet si një rrezik, si një narkoshtet, rrezik për Europën. Ky narkoshtet u krijua nga qeveria aktuale dhe Edi Rama për qëllimet më ogurzeza ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Ju rikujtoni këtu vitin e zi 2015, kur Shqipëria u mboll nga Pogoni e Kakavija gjer në kufi me Plavë e Guci me mijëra plantacione kanabisi. Se si propaganda qeveritare u servirte shqiptarëve kanabisin si një drejtim i ri zhvillimi, pasurimi.
Politikë kjo që u kundërshtua- e vërteta është- nga njerëz të përgjegjshëm në atë qeveri, konkretisht ish-zëvendëskryeministri. Paralajmëroi Edi Ramën se ky është shkatërrim i ekonomisë, kurse ai insistoi se kjo është para, dhe paraja është e dobishme.

Asnjë vend, asnjë komb tjetër ndoshta në Europë, se në Amerikën Latine e kanë provuar, nuk kanë provuar si shqiptarët se sa toksike është paraja e drogës, paraja e karteleve. Se sa shkatërrimtare është për ligjin, për demokracinë, për jetën, për ekonominë e një vendi kjo para. Dhe sot ne përfundojmë një vend aleat i NATO-s, rrezik për Europën. Duhet të njohim një meritë historike presidentit Donald Trump që shpalli kartelet e drogës organizata terroriste. Sepse në fakt për fuqinë e tyre shkatërrimtare, ato krahasohen dhe tejkalojnë organizatat më të fuqishme terroriste. Në këtë kuadër të karteleve organizata terroriste, Shqipëria mund të renditet e dyta pas Venezuelës ose krahas Kolumbisë. Shqipëria zyrtare është sot koka e karteleve më të fuqishme të drogës në Europë për dy arsye.

Së pari, sipas OKB, Shqipëria është eksportuesi kryesor i kanabisit në BE.
Së dyti, zhvillimet e këtyre dy viteve të fundit kanë faktuar në mënyrë të pakundërshtueshme se trafikantët shqiptarë, kartelet shqiptare të kokainës përcaktojnë çmimin e këtij helmi në Europë. Dhe çmimin e përcakton ai që sjell më shumë. Ai që është aksionari më i madh. Dhe aksionari më i madh janë bashkëpunëtorët e Edi Ramës, Franc Çopja dhe grupe të tjera që ne as i dimë. Por unë vetëm një të dhënë do u jap ju. Në Paraguaj, një trafikant i quajtur Diego Benitez, i cili disponon në vit 350 ton kokainë, bashkëpunon me 41 klane shqiptare. Ju garantoj se po kaq famëzi sa ç’janë në Europë klanet shqiptare të drogës me mbështetje nga qeveria, edhe në SHBA, edhe në Australi, edhe në Azi dhe vende të tjera. Koha do e provojë këtë. Ata janë bërë sot transportuesit kryesorë të kokainës, miliarderët më të shumtë të kokainës,” tha Berisha.

Të Lidhura

Spitali i Traumës në rikonstruksion, Ministria: Shërbimi vijon normalisht –

Spitali i Traumës në rikonstruksion, Ministria: Shërbimi vijon normalisht –

nga 27
19:30 | 20/04/2026
0

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka reaguar pas pretendimeve të fundit lidhur me funksionimin e Spitalit Universitar të Traumës,...

FSK drejt Gazës, Haxhiu jep autorizimin pas votimit në Kuvendi i Kosovës –

FSK drejt Gazës, Haxhiu jep autorizimin pas votimit në Kuvendi i Kosovës –

nga 27
18:09 | 20/04/2026
0

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka autorizuar dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Gazë,...

Vendim i fortë pas protestës së PD-s ë, 5 në burg dhe 6 në detyrim paraqitje –

Vendim i fortë pas protestës së PD-s ë, 5 në burg dhe 6 në detyrim paraqitje –

nga 27
17:35 | 20/04/2026
0

Sot u mbajt në Gjykatën e Tiranës seanca për masën ndaj 11 protestuesve të arrestuar në protestën e PD të...

Bashkia Gjirokastër kallëzon autorin e lajmit për HIV/AIDS, vjen reagimi i tij –

Bashkia Gjirokastër kallëzon autorin e lajmit për HIV/AIDS, vjen reagimi i tij –

nga 27
16:09 | 20/04/2026
0

Bashkia e Gjirokastrës ka bërë një kallëzim ndaj shpërndarësve të lajmit për prekjen me HIV/AIDS të kryebashkiakut Flamur Golemi dhe...

Para
Gjuajini me vezë dhe domate… –

Gjuajini me vezë dhe domate… -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Spitali i Traumës në rikonstruksion, Ministria: Shërbimi vijon normalisht –

Spitali i Traumës në rikonstruksion, Ministria: Shërbimi vijon normalisht –

19:30 | 20/04/2026
FSK drejt Gazës, Haxhiu jep autorizimin pas votimit në Kuvendi i Kosovës –

FSK drejt Gazës, Haxhiu jep autorizimin pas votimit në Kuvendi i Kosovës –

18:09 | 20/04/2026
Vendim i fortë pas protestës së PD-s ë, 5 në burg dhe 6 në detyrim paraqitje –

Vendim i fortë pas protestës së PD-s ë, 5 në burg dhe 6 në detyrim paraqitje –

17:35 | 20/04/2026
Bashkia Gjirokastër kallëzon autorin e lajmit për HIV/AIDS, vjen reagimi i tij –

Bashkia Gjirokastër kallëzon autorin e lajmit për HIV/AIDS, vjen reagimi i tij –

16:09 | 20/04/2026
Ke hyrë në pishinë me peshkaqen…

Ke hyrë në pishinë me peshkaqen…

15:57 | 20/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Spitali i Traumës në rikonstruksion, Ministria: Shërbimi vijon normalisht –
  • FSK drejt Gazës, Haxhiu jep autorizimin pas votimit në Kuvendi i Kosovës –
  • Vendim i fortë pas protestës së PD-s ë, 5 në burg dhe 6 në detyrim paraqitje –
  • Bashkia Gjirokastër kallëzon autorin e lajmit për HIV/AIDS, vjen reagimi i tij –
  • Ke hyrë në pishinë me peshkaqen…
  • Alarm në disa shtete të BE, ushqimi “HiPP” për fëmijë i kontaminuar me helm për minjtë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Spitali i Traumës në rikonstruksion, Ministria: Shërbimi vijon normalisht –
  • FSK drejt Gazës, Haxhiu jep autorizimin pas votimit në Kuvendi i Kosovës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com