Policia e Gjenevës ka gjetur një trup të pa jetë në Liqenin e Gjenevës, që i përkiste një 40-vjeçari shqiptarë. Viktima është raportuar të jetë nga Presheva me inicialet N.M., nga fshati Isivukë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur të hënën në mbrëmje, kurse trupi i tij është gjetur të martën në orët e pasditës. Kufoma ende ndodhet në spital.
I ndjeri ka lënë pas vetes gruan, vajzën 10 vjeçare dhe djalin një vjeç.