Një megaoperacion i autoriteteve italiane, gjermane dhe belge ka çuar në pranga disa trafikantë ndërkombëtarë droge, mes tyre edhe shqiptarë, që ishin në bashkëpunim me klanet mafioze kalabreze, “Ndrangheta”.
Mes 25 urdhër-arresteve të lëshuara me urdhër të Prokurorisë italiane, pjesa më e madhe janë shqiptarë me banim në Belgjikë, mes tyre edhe Fisnik Smajlaj, i shpallur në kërkim që prej vitit 2008.
Mediat italiane shkruajnë se lokali i këtij të fundit “Dino” në Frankfurt, Gjermani, ishte kthyer në një bazë të mafies kalabreze, “Ndrangheta” dhe veprimtarisë së tyre kriminale.
Në lokalin në pronësi të shqiptarit kopsiteshin pazaret e kokainës mes trafikantëve. Policia gjermane ka përgjuar një takim që kishte për objekt blerjen e 50 kilogramëve kokainë, e cila nga Amerika e Jugut kishte mbërritur në Gjermani dhe më në fund do trafikohej në Itali për t’u shitur me doza.
“Është pothuajse një klishe: biznesi i klaneve ‘Ndrangheta në Gjermani në një mënyrë ose në një tjetër kalon nëpër një piceri. Për klanin Forastefano – i bazuar në Sibaritide dhe projeksionet ndërkombëtare në Evropë – vendi “Dino” në Frankfurt është një vend i mirë për takime dhe një pikëmbështetje për mbështetjen logjistike «të koriglianezëve kur ata shkuan në Gjermani për të diskutuar mbi bizneset e paligjshme”.
Pikërisht në Gjermani ka “lindur” hetimi “Gentleman 2”. Dhe këtu jeton Rosario Giovanni Fuoco, i konsideruar nga magjistratët e antimafia si një nga menaxherët së bashku me Claudio Franco Cardamone. Dy ndërmjetës që sipas prokurorisë duket se janë “të integruar plotësisht në panoramën e trafikut ndërkombëtar të drogës”.