Shqiptarët të parët për orët më të gjata të punës në Evropë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqiptarët të parët për orët më të gjata të punës në Evropë

08:02 | 03/01/2023
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Beteja mijëvjeçare për të kontrolluar ishullin e Sazanit në Shqipëri –

Mure të larta dhe tela në Rrjoll, banorët ngrihen sot në protestë kombëtare kundër resortit të Bashkim Ulajt –

Vritet koka e organizatës kriminale venezueliane ‘Tren de Araguan’, Trump konfirmon ekzekutimin –

“Korporata Aruba”, SPAK godet skemën e miliardave të drogës dhe kullave në Tiranë –

Punonjësit shqiptarë, si meshkuj, ashtu dhe femra, kanë oraret më të gjata të punës në Europë, që arrijnë deri në 50 orë në javë.

Gjetjet për orët e punës janë publikuar në një raport të fundit të Komisionit Europian për kushtet e punës dhe implikimet në të ardhmen. Sondazhi realizohet një herë në pesë vjet nëpërmjet anketimeve me 70,000 punëtorë në 36 vende europiane.

Këtu përfshihen shtetet anëtare të BE-së, Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia, Zvicra, Shqipëria, Bosnjë dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Meshkujt shqiptarë punojnë rreth 50 orë në javë, ndërsa femrat rreth 45 orë në javë. Pas shqiptarëve renditen grekët, serbët, malazezët, rumunët dhe shtetasit e Kosovës.

Orët e larta të punës në Shqipëri duken të lidhura me dy faktorë, së pari puna edhe gjatë fundjavave dhe së dyti niveli i lartë i të vetëpunësuarve, që Shqipëria e ka rekord në rajon me rreth 36% të totalit të të punësuarve (shënim i Monitor).

Sipas raportit, mesatarisht, në BE-27 burrat raportuan se punonin pak më shumë se 42 orë në javë, ndërsa gratë punonin afërsisht 37 orë.

Java klasike 40-orëshe mbeti standard në vitin 2021 në shumicën dërrmuese të vendeve, përveç Francës (35 orë), Danimarkës (37 orë), Norvegjisë (38 orë) dhe Zvicrës (42 orë). Rreth 20% e të gjithë punëtorëve (31% e grave dhe 12% e burrave) punonin 34 orë ose më pak në javë.

Në vitin 2021, rreth gjysma e burrave dhe grave punonin midis 35 dhe 40 orë në javë. Mesatarisht, të vetëpunësuarit shpenzuan 6.4 orë më shumë në punë me pagesë (4.3 orë më shumë për gratë dhe 6.9 orë më shumë për burrat) sesa punonjësit.

Raporti thekson se orët e gjata të punës shoqërohen me kushte shëndetësore si depresioni, ankthi, çrregullimet e gjumit dhe sëmundjet koronare të zemrës dhe mund të ndikojnë ekuilibrin midis punës dhe aspekteve të tjera të jetës.

Në vitin 2021, 19% e punëtorëve në BE27 (13% e femrave dhe 24% e meshkujve) raportuan se punonin 48 orë ose më shumë në javë. Përqindjet mes të vetëpunësuarve ishin më të mëdha: 52% e meshkujve dhe 35% e femrave.

Orari i zgjatur i punës është raportuar nga më shumë se gjysma (58%) e të vetëpunësuarve me të punësuar, 40% e të vetëpunësuarve të vetëm dhe rreth 14% e të punësuarve.

Orët e gjata janë raportuar më shpesh nga punëtorët në bujqësi, menaxherët dhe operatorët e impianteve dhe makinerive, si dhe në sektorët e bujqësisë, transportit dhe ndërtimit. Orët e gjata ishin gjithashtu më të zakonshme në mikro-vendet e punës sesa në vendet më të mëdha të punës.

Përqindja e punëtorëve që raportuan se punonin 48 orë ose më shumë në javë ndryshonte shumë sipas vendit: 34% e punëtorëve në Greqi, 26% në Rumani, 24% në Poloni dhe 23% në Çeki, por vetëm 10% e punëtorëve në Holandë dhe 9% në Danimarkë.

Në vitin 2021, një javë pune pesë-ditore ishte normë për burrat dhe gratë në të gjitha Shtetet Anëtare të BE-së.

Gratë në Holandë janë një përjashtim, pasi shumica e tyre zakonisht punojnë katër ditë në javë.

Shumica dërrmuese e punëtorëve (70%) raportuan se kishin një javë pune pesë-ditore, ndërsa pjesa tjetër ndahej pothuajse në mënyrë të barabartë midis punës katër ditë ose më pak (16%) dhe punës gjashtë ose shtatë ditë (15%) në javë.

Një javë pune katër-ditore, e cila është diskutuar kryesisht si një mekanizëm për të përmirësuar mirëqenien e punëtorëve dhe ekuilibrin punë-jetë dhe për të krijuar potencialisht më shumë vende pune dhe për të reduktuar papunësinë, u raportua nga afërsisht 8 % e punëtorëve në BE27 (6% e burrave dhe 10% e grave).

\Monitor.al\

Të Lidhura

Bregdeti dhe zonat e mbrojtura po privatizohen për resortet e luksit –

Beteja mijëvjeçare për të kontrolluar ishullin e Sazanit në Shqipëri –

nga 27
09:21 | 13/06/2026
0

Nga National Geographic Për mijëra vjet, fuqitë botërore kanë shkëmbyer kontrollin mbi një ishull të vogël e të harlisur pranë...

Mure të larta dhe tela në Rrjoll, banorët ngrihen sot në protestë kombëtare kundër resortit të Bashkim Ulajt –

Mure të larta dhe tela në Rrjoll, banorët ngrihen sot në protestë kombëtare kundër resortit të Bashkim Ulajt –

nga 27
09:13 | 13/06/2026
0

Banorët e Rrjollit kanë thirrur sot, në orën 10:00, një protestë kombëtare, pasi kantieri ku kompania Gener 2 e oligarkut...

Vritet koka e organizatës kriminale venezueliane ‘Tren de Araguan’, Trump konfirmon ekzekutimin –

Vritet koka e organizatës kriminale venezueliane ‘Tren de Araguan’, Trump konfirmon ekzekutimin –

nga 27
09:05 | 13/06/2026
0

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se ushtria e SHBA-së ka vrarë Héctor Rusthenford Guerrero Flores, i njohur si Niño Guerrero,...

“Korporata Aruba”, SPAK godet skemën e miliardave të drogës dhe kullave në Tiranë –

“Korporata Aruba”, SPAK godet skemën e miliardave të drogës dhe kullave në Tiranë –

nga 27
08:51 | 13/06/2026
0

Ishulli ekzotik i Arubës në Karaibe, me plazhe me rërë të bardhë dhe resorte luksoze, mikpriti në fund të janarit...

Para
Si do të nisë java? Ja surprizat që rezervon moti

Parashikimi i motit për sot, ja sa shkojnë temperaturat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Bregdeti dhe zonat e mbrojtura po privatizohen për resortet e luksit –

Beteja mijëvjeçare për të kontrolluar ishullin e Sazanit në Shqipëri –

09:21 | 13/06/2026
Mure të larta dhe tela në Rrjoll, banorët ngrihen sot në protestë kombëtare kundër resortit të Bashkim Ulajt –

Mure të larta dhe tela në Rrjoll, banorët ngrihen sot në protestë kombëtare kundër resortit të Bashkim Ulajt –

09:13 | 13/06/2026
Vritet koka e organizatës kriminale venezueliane ‘Tren de Araguan’, Trump konfirmon ekzekutimin –

Vritet koka e organizatës kriminale venezueliane ‘Tren de Araguan’, Trump konfirmon ekzekutimin –

09:05 | 13/06/2026
“Korporata Aruba”, SPAK godet skemën e miliardave të drogës dhe kullave në Tiranë –

“Korporata Aruba”, SPAK godet skemën e miliardave të drogës dhe kullave në Tiranë –

08:51 | 13/06/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 13 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

08:27 | 13/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Beteja mijëvjeçare për të kontrolluar ishullin e Sazanit në Shqipëri –
  • Mure të larta dhe tela në Rrjoll, banorët ngrihen sot në protestë kombëtare kundër resortit të Bashkim Ulajt –
  • Vritet koka e organizatës kriminale venezueliane ‘Tren de Araguan’, Trump konfirmon ekzekutimin –
  • “Korporata Aruba”, SPAK godet skemën e miliardave të drogës dhe kullave në Tiranë –
  • Këmbimi valutor 13 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • E ngatërruan me një person tjetër, policia greke bën për spital 29-vjeçarin nga Maliqi –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Beteja mijëvjeçare për të kontrolluar ishullin e Sazanit në Shqipëri –
  • Mure të larta dhe tela në Rrjoll, banorët ngrihen sot në protestë kombëtare kundër resortit të Bashkim Ulajt –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com