Shqiptarët nuk janë shkaku i krizës, por është nacionalizmi i verbër serb – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqiptarët nuk janë shkaku i krizës, por është nacionalizmi i verbër serb –

13:48 | 14/06/2023
në Uncategorized
0

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur sot grupin parlamentar të Partisë Demokratike. Berisha foli edhe njëherë për anulimin e mbledhjes së përbashkët me qeverinë e Kosovës, ditën e djeshme nga kryeministri Rama.

Ndër të tjera, Berisha tha se drafti i Ramës për Asociacionin u mor nga sirtarët e Beogradit, dhe i bëri thirrje autoriteteve të Kosovës të bashkërendojnë përpjekjet e tyre me BE dhe SHBA për shtensionimin e situatës dhe rikthimin në tryezën e dialogut

“Edi Rama anuloi me urdhër nga Beogradi, pjesëmarrjen në mbledhjen me qeverinë e Kosovës në Gjakovë, në kuadër të 145-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit. Si shkak për anulimin e këtij takimi të lajmëruar prej kohësh, Rama paraqiti refuzimin e Kosovës për të diskutuar veçmas në një format të prezantuar prej tij, për draftin e Ramës për Asociacionin, të marrë nga sirtarët e Beogradit.

Autoritetet e Kosovës refuzuan ndërhyrjen brutale të Edi Rramës në punet ë brendshme, për një probleme me të cilin po merren vendet më të fuqishme të globit. Lidhur me këto zhvillime, PD dënon me forcën më të madhe ndërhyrjen brutale të Edi Ramës në punët e brendshme të Kosovës dhe aktin e tij hakmarrës dhe sherrndjellës mes dy vendeve fqinjë të një kombi, në një klimë të acaruar.

Së dyti, PD përgëzon refuzimin nga autoritetet e Kosovës për të diskutuar me Edi Ramën projektin e Vuçiçit, njësoj siç bëri me hartat e ndarjes së Kosovës. PD përgëzon refuzimin e diskutimit të projektit dhe rolin ndërmjetës të shpallur nga Edi Rama. Rama është dëshmuar haptas një argat i zellshëm i Aleksandër Vuçiç. Ai ka promovuar si të vetat të gjitha projektet e Vuçiçit, duke filluar me projektin e ndarjes së Kosovës, duke vazhduar me projektin e Ballkanit të Hapur dhe duke vazhduar së fundmi me projektin e Asociacionit, me të cilin Vuçiç dhe Rama kërkojnë shpërbërjen dhe ndarjen e Kosovës.

PD shton gjithashtu se Rama, që nga fillimi i agresionit barbar rus ndaj Ukrainës, në kundërshtim flagrant me interesin e kombit shqiptar dhe mbarë komunitetit euroatlantik, ka mbrojtur haptas qëndrimin e Vuçiçit kundër sanksioneve të NATO dhe BE ndaj Rusisë. Ai madje në dhjetëra raste ka kritikuar haptas kërkesën e NATO dhe BE ndaj Beogradit për respektimin e sanksioneve. Me angazhimin e ethshëm të fundit me projekt konkret dhe sherrndjellës për Asociacionin, me sulmet ndaj homologut në Kosovë, ka diçka të tmerrshme personale të Edi Rarmës.

Kryeministri i Shqipërisë është nën hetim penal t ëhapur në Uashington për superskandalin e tij me Charles McGonigal. ai është në hetim të hapur, pasi i ka korruptuar aleatit kryesor, ish-shefin e shërbimit të FBI për Nju Jorkun, McGonigal, ndërkohë që ai ishte në detyrë dhe e ka angazhuar atë në hetime private për shkatërrimin e opozitës shqiptare. Kohët e fundit, prokurori amerikan ka kërkuar bashkimin e dosjes shqiptare të McGonigal me dosjen e lidhjeve ruse. Duket se aferat janë të lidhura me njëra-tjetrën.

Për të lehtësuar sadopak pozicionin e tij të pashpresë, Edi Rama vazhdon të paraqesë projekte të pakërkuara për problemin më delikat të rajonit.

PD e Shqipërisë iu bën thirrje autoriteteve të Kosovës të bashkërendojnë përpjekjet e tyre me BE dhe SHBA për shtensionimin e situatës dhe rikthimin në tryezën e dialogut.

Kjo është rruga më e mirë për dështimin e projektit Vuçiç-Rama për ndarjen e Kosovës.

Ne kemi mbështetur dhe mbështesim krijimin e Asociacionit në kuadrin e Kushtetutës së këtij vendi si një e drejtë e pamohueshme.”

PD është kundër forme Asociacioni superkushtetues pasi e konsideron atë rrezik madhor në Ballkan.

Së fundmi, PD i konsideron sanksionet ndaj Kosovës, një demokraci e re dhe e suksesshme, popullit të të cilit nuk i janë mbyllur plagët akoma, si një akt të pajustifikuar me ligjin ndërkombëtar dhe moralin e vendeve të lira.

Kosova është një bastion i euroatlantizmit në rajon. Ato sanksione do ishin një shpërblim i pamerituar për autokratët Rama-Vuçiç, që janë të lidhur kokë e këmbë.

Askush nuk duhet të harrojë se në 100 vitet e fundit, kombi shqiptar ka përjetuar ndëshkimet më të mëdha në Europë. Shqiptarët nuk meritojnë ndëshkime të tjera. Nuk janë ata shkaku i krizës, por është nacionalizmi i verbër serb që lufton për hegjemoninë serbe në Ballkan.”- deklaroi Berisha.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Ndiqni seancat në Kushtetuese për ‘Butrintin’ –

Ndiqni seancat në Kushtetuese për ‘Butrintin’ -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Askush nuk ka pyetur për familjet e prekura –

20:50 | 10/01/2026
Para kryeministrisë për dorëheqjen e Ramës –

20:46 | 10/01/2026
Bashkia po na mbyt, ka mbyllur kanalet –

20:28 | 10/01/2026
Temperaturë deri në 39 gradë, dyndje të fëmijëve me grip në urgjencën e pediatrisë –

20:24 | 10/01/2026
Kur unë bëja burg, të tjerët morën tendera dhe bënë para! –

20:04 | 10/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Askush nuk ka pyetur për familjet e prekura –
  • Para kryeministrisë për dorëheqjen e Ramës –
  • Bashkia po na mbyt, ka mbyllur kanalet –
  • Temperaturë deri në 39 gradë, dyndje të fëmijëve me grip në urgjencën e pediatrisë –
  • Kur unë bëja burg, të tjerët morën tendera dhe bënë para! –
  • Loja vazhdon/ Krijohet kompania që do të marrë 140 mln dollarët e Smart City –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Askush nuk ka pyetur për familjet e prekura –
  • Para kryeministrisë për dorëheqjen e Ramës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com