Shqiptarët më pesimistët në Europë, s’gjejnë dot rrugën e tyre, ndaj ikin – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqiptarët më pesimistët në Europë, s’gjejnë dot rrugën e tyre, ndaj ikin

20:39 | 29/11/2018
në Shqiperi
0

“Jeta është bërë kaq e komplikuar në ditët e sotme, sa pothuajse nuk mund të gjej rrugën time”. Është ky pohimi, për të cilin qytetarët e vendeve të Bashkimit Europian dhe të vendeve kandidate janë pyetur nëse bien dakord apo jo, në një sondazh të Komisionit Europian për mbështetjen dhe përjashtimin social.

Si gjithnjë, shqiptarët nuk kanë “zhgënjyer” si më pesimistët e Europës. 53% e tyre janë përgjigjur se bien dakord ose shume dakord me këtë pohim, përqindja më e lartë nga vendet e Europës dhe tre herë më e lartë sesa mesatarja europiane. Femrat janë më pesimiste sesa meshkujt shqiptarë, me përkatësisht 55% dhe 50%, që kanë rënë dakord me pohimin.

Nga vendet e rajonit, 20% e malazezëve mendojnë se jeta e tyre është e komplikuar,  34% e maqedonasve dhe 30% e serbëve. Më në terezi në Europë e kanë suedezët (vetëm 7% e shohin jetën si të komplikuar) dhe gjermanët (8%). Pas nesh, në Europë renditen rumunët (43%).

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Edhe shqiptarët me të ardhura të larta (që grupohen në klasën 4) sërish nuk e gjejnë veten me 34% e tyre që janë dakord me pohimi, nga 9% që është mesatarja europiane për të njëjtin grup të ardhurash. Për klasën e parë, me të ardhura të ulëta, pohimit i janë përgjigjur pozitivisht 64% e të anketuarve shqiptarë (e dyta në Europë pas bullgarëve me 76%)/

Të gjithë shqiptarët nga të rinjtë tek të vjetrit, e shohin jetën të komplikuar, por ata që nuk gjejnë rrugëdalje rezultojnë të moshuarit. 63% e grupmoshës nga 50-64 vjeç dhe 58% e asaj mbi 65 vjeç bien dakord me pohimin se jeta është shumë e komplikuar.

Nga të rinjtë e moshës nga 18-24 vjeç, 34% e shohin jetën të komplikuar, e dyta më e lartë në Europë, pas bullgarësve (me 36%).

E lartë është përqindja e grupmoshës aktive në forcë pune që nuk shohin rrugë dalje. 47% e grupmoshës 25-34 vjeç dhe 54% e grupmoshës 35-49 vjeç pohojnë se nuk e gjejnë rrugën e tyre, një përqindje shumë më e lartë se shtetet e tjera të rajonit dhe mesatarja e BE-së.

Nga sondazhet e mëparshme rezulton se është pikërisht grupmosha e re, që ka një dëshirë të lartë për të emigruar.  Sondazhi për Potencialet e Emigrimit i mbështetur nga Fondacioni Friedrich Ebert zbuloi se 52 % e popullsisë në grupmoshën 18 – 40 vjeç dëshiron të emigrojnë nga Shqipëria, me një rritje me 8 pikë përqindje në krahasim me 2007.

Vrojtimi i Fondacionit tregoi se, rreth 50% e personave që marrin paga nga 1000-1470 euro duan të largohen. Por gjithashtu u pa se 70% e emigrantëve të rikthyer duan të largohen sërish.

http://www.monitor.al/shqiptaret-me-jeten-me-te-komplikuar-ne-europe-nuk-gjejne-dot-rrugen-e-tyre-prandaj-ikin/

Etiketa: popullshqiptare

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Ballkani quhej Scandrebeco; Zbulohet harta e rajonit e vitit 1455

Ballkani quhej Scandrebeco; Zbulohet harta e rajonit e vitit 1455

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

22:58 | 13/03/2026
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

22:36 | 13/03/2026
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

22:04 | 13/03/2026
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

21:20 | 13/03/2026
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

21:10 | 13/03/2026

Më Të Lexuarat

  • 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –
  • VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –
  • Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –
  • Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –
  • Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –
  • Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –
  • VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com