Shqiptarët mbeten komuniteti i dytë më i madh i huaj në Itali, ja sa shtetas jetojnë në vendin fqinj – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqiptarët mbeten komuniteti i dytë më i madh i huaj në Itali, ja sa shtetas jetojnë në vendin fqinj –

08:47 | 19/12/2025
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Netanyahu donte të më fuste edhe mua në luftë me Iranin –

Trafikoi mbi 82 kg kokainë të kapura në portin e Spanjës, arrestohet në Vlorë 30-vjeçari; –

Mul Çupëlina, të kujtohet kur të veshëm me fustan… –

Bizneset po mbyllen, më 8 maj të protestojmë kundër sistemit që ka ngritur Rama –

Shqiptarët renditen të dytët pas rumunëve për numrin më të lartë të komuniteteve të huaja që jetojnë në shtetin fqinj, Itali. Janë 557 mijë persona të lindur fizikisht në Shqipëri, pavarësisht se çfarë shtetësie kanë, që janë të regjistruar në Itali, për vitin 2024. Në krahasim me një vit më parë, numri i shtetasve të lindur në Shqipëri që jetojnë në Itali është rritur me rreth 20 mijë persona.

Të dhënat janë bërë të ditura nga Eurostat në publikimin për emigracionin. Të lindur në Shqipëri përbëjnë 8.3% të komunitetit të huaj në Itali. Në vend të parë janë të lindurit në Rumani, që janë rreth 900 mijë persona, ose 13.5% e totalit.

Një pjesë e shtetasve shqiptarë të lindur në Shqipëri janë bërë tashmë shtetas italianë. E dhëna tjetër e Eurostat për personat me shtetësi shqiptare është 419 mijë, që tregon, persona të lindur në Shqipëri që nuk e kanë ndryshuar shtetësinë, Persona të lindur jashtë Shqipërisë, por me shtetësi shqiptare, Emigrantë që jetojnë jashtë dhe nuk janë natyralizuar në vendin pritës. Diferenca mes tyre është rreth 141 mijë.

Italia është shteti i vetëm që sipas Eurostat rezulton që ka shtetas shqiptarë në tabelën e Eurostat ku jepen 5 shtetet kryesore sipas shtetësisë dhe vendit të lindjes së popullsisë së huaj / të lindur jashtë vendit. Ndërkohë mungojnë të dhënat për Greqinë, ku gjithashtu ka një komunitet të lartë të shqiptarëve. Nuk ka të dhëna as për Gjermaninë, Francën e Spanjën.

Nga shtetet e tjera ku ka të dhëna, në Belgjikë ka 15.6 mijë shtetas të lindur në Shqipëri, në Suedi rreth 10.4 mijë, në Austri rreth 7 mijë, në Holandë rreth 4 mijë, në Turqi rreth 3.5 mijë.

Në Slloveni, Kosova rezulton komuniteti i katërt më i madh i të huajve, me rreth 30 mijë shtetas që kanë lindur në Kosovë.

Emigrantët në Europë

Sipas Eurostat, më 1 janar 2024, 44.7 milionë persona të lindur jashtë Bashkimit Europian jetonin në një nga vendet e BE-së, duke përfaqësuar 9.9% të popullsisë së BE-së. Ky numër është 2.3 milionë më i lartë krahasuar me një vit më parë.

Ndërkohë, 17.9 milionë persona që jetonin në një nga vendet e BE-së ishin të lindur në një vend tjetër të Bashkimit Europian, shifër që përfaqëson një rritje prej 0.2 milionë personash krahasuar me vitin e kaluar.

Në terma absolutë, numri më i lartë i individëve të lindur jashtë vendit u regjistrua në Gjermani (16.9 milionë), Francë (9.3 milionë), Spanjë (8.8 milionë) dhe Itali (6.7 milionë). Së bashku, këto katër vende përqendronin 66.6% të të gjithë popullsisë së lindur jashtë vendit që jeton në BE, ndërkohë që ato përbëjnë 57.8% të popullsisë totale të Bashkimit Europian.

Pesha relative më e lartë e popullsisë së lindur jashtë vendit ndaj popullsisë totale u regjistrua në Luksemburg, ku ajo përbënte 51.0% të popullsisë rezidente, e ndjekur nga Malta (30.8%), Qipro (26.9%), Irlanda (22.6%), Austria (22.1%), Suedia (20.6%) dhe Gjermania (20.2%).

Në të kundërt, më pak se 5% e popullsisë ishte e lindur jashtë vendit në Poloni (2.6%), Rumani (3.1%), Bullgari (3.3%) dhe Sllovaki (3.9%)./Monitor

Të Lidhura

Netanyahu donte të më fuste edhe mua në luftë me Iranin –

Netanyahu donte të më fuste edhe mua në luftë me Iranin –

nga 27
15:08 | 06/05/2026
0

Ish-presidenti amerikan Barack Obama ka zbuluar se gjatë mandatit të tij në detyrë si presidenti i SHBA-së, kryeministri izraelit Benjamin...

Trafikoi mbi 82 kg kokainë të kapura në portin e Spanjës, arrestohet në Vlorë 30-vjeçari; –

Trafikoi mbi 82 kg kokainë të kapura në portin e Spanjës, arrestohet në Vlorë 30-vjeçari; –

nga 27
14:48 | 06/05/2026
0

Një 30-vjeçar nga Vlora është arrestuar në qytetin bregdetar, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle për trafik...

Mul Çupëlina, të kujtohet kur të veshëm me fustan… –

Mul Çupëlina, të kujtohet kur të veshëm me fustan… –

nga 27
14:00 | 06/05/2026
0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i është kundërpërgjigjur sekretarit të përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka, pas deklaratave të këtij...

Rama e plaku kombin me shpejtësi dramatike, koha për ndryshim –

Bizneset po mbyllen, më 8 maj të protestojmë kundër sistemit që ka ngritur Rama –

nga 27
13:46 | 06/05/2026
0

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, zhvilloi një takim me qytetarë dhe biznese në zonën e Saukut, ku ngriti shqetësimin për...

Para
Shpërthim gjatë natës në zonën e Selitës, i vendoset eksploziv një makine –

Shpërthim gjatë natës në zonën e Selitës, i vendoset eksploziv një makine -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Netanyahu donte të më fuste edhe mua në luftë me Iranin –

Netanyahu donte të më fuste edhe mua në luftë me Iranin –

15:08 | 06/05/2026
Trafikoi mbi 82 kg kokainë të kapura në portin e Spanjës, arrestohet në Vlorë 30-vjeçari; –

Trafikoi mbi 82 kg kokainë të kapura në portin e Spanjës, arrestohet në Vlorë 30-vjeçari; –

14:48 | 06/05/2026
Mul Çupëlina, të kujtohet kur të veshëm me fustan… –

Mul Çupëlina, të kujtohet kur të veshëm me fustan… –

14:00 | 06/05/2026
Rama e plaku kombin me shpejtësi dramatike, koha për ndryshim –

Bizneset po mbyllen, më 8 maj të protestojmë kundër sistemit që ka ngritur Rama –

13:46 | 06/05/2026
Peleshi falsifikoi firmat, do ta ankimojmë në Kushtetuese –

Zgjedhjet e 11 majit dhe mbrojtja e Ballukut shënuan njollë turpi për Shqipërinë! –

13:44 | 06/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Netanyahu donte të më fuste edhe mua në luftë me Iranin –
  • Trafikoi mbi 82 kg kokainë të kapura në portin e Spanjës, arrestohet në Vlorë 30-vjeçari; –
  • Mul Çupëlina, të kujtohet kur të veshëm me fustan… –
  • Bizneset po mbyllen, më 8 maj të protestojmë kundër sistemit që ka ngritur Rama –
  • Zgjedhjet e 11 majit dhe mbrojtja e Ballukut shënuan njollë turpi për Shqipërinë! –
  • U nda nga jeta, përcillet për në banesën e fundit ish-kryetari i Kuvendit Servet Pëllumbi –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Netanyahu donte të më fuste edhe mua në luftë me Iranin –
  • Trafikoi mbi 82 kg kokainë të kapura në portin e Spanjës, arrestohet në Vlorë 30-vjeçari; –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com