Shqiptarët mbeten komuniteti i dytë më i madh i huaj në Itali, ja sa shtetas jetojnë në vendin fqinj – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqiptarët mbeten komuniteti i dytë më i madh i huaj në Itali, ja sa shtetas jetojnë në vendin fqinj –

08:47 | 19/12/2025
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll –

Gjyqi ndaj Franc Çopjas/ Dëshmitë jepen me video-konferencë, partnerja e mbron: Nuk ishte agresiv –

Pas ekzekutimit të Jani Aliajt një tjetër shqiptar plagoset me thikë në burgun grek –

Gjermani/ Mbollën mijëra rrënjë kanabis dhe panifikonin të rrëmbenin një person, 7 shqiptarët para gjykatës –

Shqiptarët renditen të dytët pas rumunëve për numrin më të lartë të komuniteteve të huaja që jetojnë në shtetin fqinj, Itali. Janë 557 mijë persona të lindur fizikisht në Shqipëri, pavarësisht se çfarë shtetësie kanë, që janë të regjistruar në Itali, për vitin 2024. Në krahasim me një vit më parë, numri i shtetasve të lindur në Shqipëri që jetojnë në Itali është rritur me rreth 20 mijë persona.

Të dhënat janë bërë të ditura nga Eurostat në publikimin për emigracionin. Të lindur në Shqipëri përbëjnë 8.3% të komunitetit të huaj në Itali. Në vend të parë janë të lindurit në Rumani, që janë rreth 900 mijë persona, ose 13.5% e totalit.

Një pjesë e shtetasve shqiptarë të lindur në Shqipëri janë bërë tashmë shtetas italianë. E dhëna tjetër e Eurostat për personat me shtetësi shqiptare është 419 mijë, që tregon, persona të lindur në Shqipëri që nuk e kanë ndryshuar shtetësinë, Persona të lindur jashtë Shqipërisë, por me shtetësi shqiptare, Emigrantë që jetojnë jashtë dhe nuk janë natyralizuar në vendin pritës. Diferenca mes tyre është rreth 141 mijë.

Italia është shteti i vetëm që sipas Eurostat rezulton që ka shtetas shqiptarë në tabelën e Eurostat ku jepen 5 shtetet kryesore sipas shtetësisë dhe vendit të lindjes së popullsisë së huaj / të lindur jashtë vendit. Ndërkohë mungojnë të dhënat për Greqinë, ku gjithashtu ka një komunitet të lartë të shqiptarëve. Nuk ka të dhëna as për Gjermaninë, Francën e Spanjën.

Nga shtetet e tjera ku ka të dhëna, në Belgjikë ka 15.6 mijë shtetas të lindur në Shqipëri, në Suedi rreth 10.4 mijë, në Austri rreth 7 mijë, në Holandë rreth 4 mijë, në Turqi rreth 3.5 mijë.

Në Slloveni, Kosova rezulton komuniteti i katërt më i madh i të huajve, me rreth 30 mijë shtetas që kanë lindur në Kosovë.

Emigrantët në Europë

Sipas Eurostat, më 1 janar 2024, 44.7 milionë persona të lindur jashtë Bashkimit Europian jetonin në një nga vendet e BE-së, duke përfaqësuar 9.9% të popullsisë së BE-së. Ky numër është 2.3 milionë më i lartë krahasuar me një vit më parë.

Ndërkohë, 17.9 milionë persona që jetonin në një nga vendet e BE-së ishin të lindur në një vend tjetër të Bashkimit Europian, shifër që përfaqëson një rritje prej 0.2 milionë personash krahasuar me vitin e kaluar.

Në terma absolutë, numri më i lartë i individëve të lindur jashtë vendit u regjistrua në Gjermani (16.9 milionë), Francë (9.3 milionë), Spanjë (8.8 milionë) dhe Itali (6.7 milionë). Së bashku, këto katër vende përqendronin 66.6% të të gjithë popullsisë së lindur jashtë vendit që jeton në BE, ndërkohë që ato përbëjnë 57.8% të popullsisë totale të Bashkimit Europian.

Pesha relative më e lartë e popullsisë së lindur jashtë vendit ndaj popullsisë totale u regjistrua në Luksemburg, ku ajo përbënte 51.0% të popullsisë rezidente, e ndjekur nga Malta (30.8%), Qipro (26.9%), Irlanda (22.6%), Austria (22.1%), Suedia (20.6%) dhe Gjermania (20.2%).

Në të kundërt, më pak se 5% e popullsisë ishte e lindur jashtë vendit në Poloni (2.6%), Rumani (3.1%), Bullgari (3.3%) dhe Sllovaki (3.9%)./Monitor

Të Lidhura

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll –

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll –

nga 27
22:34 | 29/01/2026
0

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan Asllanin në skuadër. Këtë të enjte ishte planifikuar fluturimi i mesfushorit...

Gjyqi ndaj Franc Çopjas/ Dëshmitë jepen me video-konferencë, partnerja e mbron: Nuk ishte agresiv –

Gjyqi ndaj Franc Çopjas/ Dëshmitë jepen me video-konferencë, partnerja e mbron: Nuk ishte agresiv –

nga 27
21:56 | 29/01/2026
0

Gazeta belge, LA LIBRE ka raportuar se sot në Bruksel është mbajtuar seanca për nëntë persona e vrasjes së Ardit Spahiut, ngjarje e...

Pas ekzekutimit të Jani Aliajt një tjetër shqiptar plagoset me thikë në burgun grek –

Pas ekzekutimit të Jani Aliajt një tjetër shqiptar plagoset me thikë në burgun grek –

nga 27
21:26 | 29/01/2026
0

Vetëm 10 ditë pas ekzekutimit të shqiptarit Jani Aliaj në burgun famëkeq të Koridhalos në Greqi, një tjetër shqiptar është...

Gjermani/ Mbollën mijëra rrënjë kanabis dhe panifikonin të rrëmbenin një person, 7 shqiptarët para gjykatës –

Gjermani/ Mbollën mijëra rrënjë kanabis dhe panifikonin të rrëmbenin një person, 7 shqiptarët para gjykatës –

nga 27
21:12 | 29/01/2026
0

Autoritetet gjermane kanë deklaruar se një bandë shqiptare e drogës ka operuar në disa plantacione të mëdha kanabisi në North Rhine-Westphalia. Majin...

Para
Shpërthim gjatë natës në zonën e Selitës, i vendoset eksploziv një makine –

Shpërthim gjatë natës në zonën e Selitës, i vendoset eksploziv një makine -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll –

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll –

22:34 | 29/01/2026
Gjyqi ndaj Franc Çopjas/ Dëshmitë jepen me video-konferencë, partnerja e mbron: Nuk ishte agresiv –

Gjyqi ndaj Franc Çopjas/ Dëshmitë jepen me video-konferencë, partnerja e mbron: Nuk ishte agresiv –

21:56 | 29/01/2026
Pas ekzekutimit të Jani Aliajt një tjetër shqiptar plagoset me thikë në burgun grek –

Pas ekzekutimit të Jani Aliajt një tjetër shqiptar plagoset me thikë në burgun grek –

21:26 | 29/01/2026
Gjermani/ Mbollën mijëra rrënjë kanabis dhe panifikonin të rrëmbenin një person, 7 shqiptarët para gjykatës –

Gjermani/ Mbollën mijëra rrënjë kanabis dhe panifikonin të rrëmbenin një person, 7 shqiptarët para gjykatës –

21:12 | 29/01/2026
E-Albania ende jashtë funksionit/ AKSHI shmang përgjegjësinë, bizneset përballen me bllokime –

E-Albania ende jashtë funksionit/ AKSHI shmang përgjegjësinë, bizneset përballen me bllokime –

20:26 | 29/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll –
  • Gjyqi ndaj Franc Çopjas/ Dëshmitë jepen me video-konferencë, partnerja e mbron: Nuk ishte agresiv –
  • Pas ekzekutimit të Jani Aliajt një tjetër shqiptar plagoset me thikë në burgun grek –
  • Gjermani/ Mbollën mijëra rrënjë kanabis dhe panifikonin të rrëmbenin një person, 7 shqiptarët para gjykatës –
  • E-Albania ende jashtë funksionit/ AKSHI shmang përgjegjësinë, bizneset përballen me bllokime –
  • Dy satelitët “Albania”, zgjate me 11 muaj marrëveshjen me kompaninë amerikane –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll –
  • Gjyqi ndaj Franc Çopjas/ Dëshmitë jepen me video-konferencë, partnerja e mbron: Nuk ishte agresiv –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com