Shkrimtari dhe publicisti Luan Rama ka hedhur në treg dy librat e tij më të rinj “Shqiptarët e Leion Gerone” dhe ” Me arvanitët udhëve të Greqisë”
Në këto dy libra shkrimitari Luan Rama sjell dëshmi të rëndësishme mbi arvanitasit në Greqi. Luan Rama i prezantoi dy librat e tij në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar. Gjatë fjalës së mbajtuar ai theksoi se historia e arvanitasve është pikëtakimi mes Greqisë dhe Shqipërisë.
Drejtori i Muzueut Historik Dorian Koci dhe nënkryetari i bashkisë së Tiranës Abaz Hodo vlerësuan kontributin e studiuesit Luan Rama në konsolidimin e identitetit kombëtar dhe kulturor shqiptar.