Shqiptarët e Krajinës (Hercegovinë). Cilët ishin ata? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqiptarët e Krajinës (Hercegovinë). Cilët ishin ata?

09:53 | 10/02/2021
në Kryesore
0

shkruan Fahri  Xharra

“Nuk është për t’u përjashtuar që në Bosnje e Hercegovinë të ketë pasur, madje që prej lashtësisë, një bërthamë iliro-shqiptare, e cila ka mbijetuar e rrethuar prej sllavëve, qoftë edhe nëpërmjet shtegtimit baritor, ose trans-humancës”.

Mendimi i Baptistit është: Nga Krye rrjedh Kraj, nga Kraj shqiptarët formojnë fjalën Krajina dhe nga Krajina shqiptarët formojnë fjalën Krajishnik. Serbët këtu s’kanë punë fare sipas kësaj teorie.

Read more

Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG –

Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE –

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit –

Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen –

Mendimi i Çabejit ishte që ka lidhje me Kreshtën e flokëve, ndërsa pas disa viteve edhe ai kalon në teori të ngjashme me këtë të Baptistit. Cilin mendim e gjykon të drejtë? Unë për vete Kreshnik e lidhi me Kreshtë, pavarësisht çfarë kuptimi mund të ketë pasur Kreshta, se sido që të jetë ka lidhje logjike, edhe pse njëra nga lidhjet qoftë Kreshta malore qoftë Perçja e Zulkut bajraktar, doemos njëra do jetë rastësi ( forumi shqiptar.com).

Krajl, Kraj, Kri- janë derivate te fjalës shqip Krye. Në këtë drejtim, shpjegimi qe jep Çabej për “krest” si flokë lidhet përsëri me kokën/krye/(të) kresë/kreja. Krajina po ashtu rrjedh nga kjo fjalë shqip (kjo nuk merita ime, por e Baptistit, i cili ka shkruar më parë në FSH mbi këtë, unë vetëm po e perifrazoj në mënyrën time), ku (K) në vetvete shpreh një thyerje, ndarje në kënd, te një pjese të së tërës origjinuese/rrotulluese. “R”, e cila mund të interpretohet si kokë/krye, ndërsa K (reshtë) si atribut i saj. Pra, K është atribut i R. Që nga rrjedh edhe shpjegimi që ka dhënë në këtë temë për Krajinën si pjesë/thyerje e diçkaje.

Po në vitet ‘70, shumica nga ne mësuam që… profesor Idriz Ajeti në vitin 1958 e kishte mbrojtur disertacionin e doktoratës me temën: “Zhvillimi historik i së folmes gege të shqiptarëve të Zarës së Dalmacisë”. Dhe sot lexoj (në burimet kroate) që studimin më të thellë të zhvillimit historik të së folmes të shqiptarëve të Zarës e kishte bërë profesor Idriz Ajeti duke e krahasuar deri në imtësi me të folmen shqipe të fshatrave shqiptare në Krajinë (Kroaci) (shqiptarët e ardhur nga Zara në Krajinë, burimet kroate).

Thuhet dhe është e shkruar që shqiptarët kishin ardhur këtu: “Arbanasit e Zarës u zhvendosën nga vendlindja e tyre e rrethit të Liqenit të Shkodrës, në fshatin (e quajtur më vonë) Arbanasi, duke iu falenderuar kryepeshkopit të atëhershëm të Zarës, Vicko Zmajeviç, me qëllim edhe të ringjalljes së këtyre viseve të shkreta të rrethit të Zarës (burime kroate). Vetvetiu të lindin pyetjet dhe sinqerisht iu them që nuk e di përgjigjen. Pse mu rreth Zarës shkuan fshatarët e Shestanit dhe Briskut? Ikën nga turku, këtë e dimë, por a mos i kishin lidhjet e tyre me shqiptarët (arbanasët?) e shumë më të hershëm të atyhit? Pastaj më lart lexuam që “disa” nga ata më vonë u zhvendosën e Krajinë. Pse mu në Krajinë? A mos u tërhoqën njëri nga tjetri, domethënë shqiptarët (ardhacakët) e rinj nga ata të moçëm. Mbetet për t’u hulumtuar, pse jo? ( Fxh; Arbanasi në Zarë – fshati shqiptar në Kroaci!).

Një pjesë e këtyre arbërve u sllavizuan, me kohë, edhe nëpërmjet martesave të përziera (si ato të Ciklit), sa kohë që fëmijët e sllaveve, jo vetëm do të mësonin sllavishten si gjuhë të nënës, por edhe do ta përdornin atë gjithnjë e më tepër, në marrëdhënie me popullsinë sllave rrethuese; një pjesë tjetër shtegtuan drejt Jugut dhe përfunduan në malësitë e Kosovës dhe të Dukagjinit, duke sjellë me vete, mes të tjerash, edhe Eposin (Çikat e Kreshnikëve; peisazhe.com).

Edukimi zyrtar, përfshi edhe nivelin universitar, ngul këmbë se eposi “Muja e Halili” i kreshnikëve është tërësisht shqiptar, me datëlindje diku nga shekulli VI pas Krishtit dhe se sllavët e gjetën dhe e bënë pjesë të kultures së tyre. Aty emri i Mujit, është Muji=mujsi=mundësi reference e forcës fizike, stilistika homerike (ilirët ose pellazgët), struktura sociale pothuaj matriarkat, që i referohet bashkësisë primitive dhe indirekt te çon përsëri tek ilirët apo pellazgët. Ndikimi sllav as që zihet ne gojë. Madje, një argumentim i Kadare (ndoshta tek ” Autobiografia e popullit tim në vargje” pa pretenduar saktësi), që shpjegonte se balada e vëllait të vdekur (Doruntina) gjendet në të gjitha popullsitë sllave dhe pothuaj në të gjithë Europen, sepse sllavët që patën kontakt me ilirët e përhapen në të gjitha vendet e Evropës.

Diçka bindëse më dha kjo foto e gjetur në: Un Albanais pose en habits officiels CDV vintage album en carte de visite, Tirage albuminé c. 1870 (Photo Vintage France).

Pra, një foto origjinale e shqiptarit të Krajinës, nga arkiva franceze “Shqiptar në Herzegovinë, viti 1870, që paraqet veshjen e tij zyrtare, kostumin kombëtar shqiptar. (Photo Vintage France).

Etiketa: BaptistiEqerem ÇabejFahri XharraHercegovinëIdriz AjetiKrajinëShqiptarët e Krajinës (Hercegovinë). Cilët ishin ata?zara

Të Lidhura

Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG –

Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG –

nga 27
23:26 | 11/03/2026
0

Bastioni arktik i Aspmyra goditi sërish. Sondre Brunstad Fet hapi rezultatin me penalltë në minutën e 32-të, pastaj Ole Blomberg...

Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE –

Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE –

nga 27
23:02 | 11/03/2026
0

Eurokomisionerja Marta Kos ka reaguar pas takimit me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha. Ajo theksoi se...

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit –

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit –

nga 27
22:18 | 11/03/2026
0

Qeveria ka miratuar një vendim të ri që vendos standarde teknike dhe rregulla minimale për rikthimin funksionimin e platformave të...

Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen –

Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen –

nga 27
22:00 | 11/03/2026
0

Arsenali ka barazuar në minutat e fundit përballë Leverkusen, me ndeshjen e parë të luajtur në Gjermani që përfundoi me...

Para
Programi i PD për Turizmin, Kashahu: Garanton dyfishim të vendeve të punës

Programi i PD për Turizmin, Kashahu: Garanton dyfishim të vendeve të punës

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG –

Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG –

23:26 | 11/03/2026
Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE –

Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE –

23:02 | 11/03/2026
Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit –

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit –

22:18 | 11/03/2026
Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen –

Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen –

22:00 | 11/03/2026
Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces –

Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces –

21:52 | 11/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG –
  • Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE –
  • Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit –
  • Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen –
  • Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces –
  • Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG –
  • Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com