Shqiptarët e harruar të ishullit grek Samos – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqiptarët e harruar të ishullit grek Samos

06:10 | 18/06/2020
në Kosove Rajon, Kryesore
0

Nga Mihalis Ntinopoulos (Mihal Dino)

Samos është një ishull grek pranë Turqisë dhe në jug të Izmirit. Nuk dihet gjerësisht, por gjatë fillimit të shekullit XVII përafërsisht, u vendosën atje disa shqiptarë të Greqisë (arvanitas) dhe themeluan një fshat në zonën qendrore dhe malore të ishullit, i cili u quajt Arvanítes (Αρβανίτες) në greqisht, domethënë “Arvanitasit”. Më vonë, banorët e fshatit themeluan një fshat tjetër atje afër që u quajt Káto Arvanítes (Κάτω Αρβανίτες) = “Arvanitasit e poshtëm”, kurse fshati i parë mori emërtimin Áno Arvanítes (Άνω Αρβανίτες) = “Arvanitasit e sipërm”.

Harta e fshatrave shqiptare të ishullit Samos

Në vitin 1958, shteti grek ndërroi emrat e të dyja fshatrave dhe Áno Arvanítes u quajt “Pándhroso”, kurse fshati tjetër “Mesójio”.

Read more

Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –

Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –

Ruhuni nga Edi Rama –

Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –

Ka të gjasa që banorët flisnin akoma shqip përgjatë gjysmës së dytë të shekullit XIX, por për këtë periudhë burimet janë kundërthënëse.

Pashko Vasa na kumton se më 1879 përafërsisht flitej shqipja në disa vende të Samos (bëhet fjalë me siguri për të dyja fshatrat), ndërsa historiani vendas Epaminondhas Stamatiadhis (Επαμεινώνδας Σταματιάδης) nënkupton që rreth vitit 1886 nuk flitej gjuhë tjetër përveç greqishtes në këto fshatra, por që mbijetonin shumë elemente shqiptare në të folmen greqisht të banorëve. Sidoqoftë, shqipja sot nuk përdoret prej brezash (me sa dimë të paktën).

Gjurmë shqiptare mund të gjenden edhe në vende të tjera të ishullit. Në anën veriperëndimore të Samos, për shembull, ndodhet fshati Léka (Λέκκα), i cili, simbas traditës vendase, e mori emërtimin e tij nga Leka, një arvanitas që u shpërngul nga Peloponezi dhe u vendos i pari aty (prandaj përdorej për të edhe emërtimi Arvanitohóri (Αρβανιτοχώρι) = “fshati i arvanitasit”. Në Néo Karlóvasi, pak më larg, gjendet “përroi i Gjinit” (Χείμαρρος του Γκίνη).

Ia vlen për t’u përmendur që në të dyja fshatrat prodhohej (ndoshta edhe sot) një lloj djathi, i cili, simbas historianit Epaminondhas Stamatiadhis, mund të gjendej edhe në Shqipëri, por jo diku tjetër. Bëhet ndoshta fjalë për djathin që njihej asokohe në turqisht si “arnavud peynir” = djath shqiptar dhe që prodhohej në Konicë, siç e përmend Sami Frashëri në veprën e tij ”Kamus al-a’lam”.

Burimet (të përkthyera në shqip)

1) “Description of the present state of Samos, Nicaria, Patmos and Mount Athos” (Përshkrimi i gjendjes aktuale të ishujve Samos, Ikaria, Patmos dhe të Malit të Shenjtë) nga Joseph Georgirenes (1677), faqe 16: “Tri milje nga fshati Spatharéi (Σπαθαραίοι) dhe në një shpat kodre ndodhet fshati Pírgos (Πύργος), i cili përbëhet nga afro 100 shtëpi dhe dy kisha. Këtu prodhohet mjalti më i shijshëm. Mbi të ngrihet një fshat i vogël, një koloni “arnautësh” ose “albanësh”, se kështu quhet ky komb (domethënë kombi shqiptar) në ditën e sotshme nga turqit dhe grekët. Shqiptarët kanë themeluar shumë koloni në perandorinë osmane, meqë inkurajohen për të nga vetë sulltani përmes privilegjesh dhe imunitetesh speciale. Megjithatë, arrijnë që ta ruajnë gjuhën e tyre (ka të ngjarë të jetë ilirishtja e lashtësisë), e cila është e pakuptueshme për kombet fqinje. Nuk është bijë e sllavishtes. Kanë të njëjtën fe me grekët”.

2) Letra e një misionari nga fundi i shekullit XVII (e publikuar dhe përshtatur në veprën ”Lettres édifiantes et curieuses concernant l’Asie, l’Afrique et l’Amérique” – 1838), faqe 131: “Qyteti i lashtë Samos, kryeqyteti i dikurshëm i ishullit, e humbi emrin dhe sot quhet Megáli Hóra (Μεγάλη Χώρα). Ndodhet në bregdetin lindor dhe atje e ka selinë mitropoliti dhe rri agai, i cili mbledh taksat për sulltanin. Marathókambos (Μαραθόκαμπος) gjendet në veri. ndërsa në anën perëndimore shtrihen Karlóvasi (Καρλόβασι), Neohóri (Νεοχώρι) dhe Vathí (Βαθύ). Të gjitha ato fshatra janë bregdetare. Në brendësi të ishullit ndodhen Plátanos (Πλάτανος), Kastaniá (Καστανιά), Arvanitohóri (Αρβανιτοχώρι, (origjinalja shkruan Arvanito, Cori, por kjo me sa duket është gabim dhe duhej të ishte Arvanitocori) dhe Fúrni (Φούρνοι = Idhrúsa e sotshme (Υδρούσσα). Në malet gjendet një koloni shqiptarësh, të cilët janë vendosur atje prej më shumë se një shekulli. Nuk arrita ta mësoja shkakun. Merren me blegtori, pak a shumë si arabët”.

3) “La vérité sur l’Albanie et les Albanais” (E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët) nga Pashko Vasa (Wassa Effendi) (1879), faqe 63: “Po të flisnin të gjithë grekët gjuhën pellazge që nga fillimi, si është e mundshme atëherë që ata që erdhën të parët dhe që ishin pellazgë të mirëfilltë dhe që arritën të mbijetojnë në Idhra dhe në ishuj të tjerë të Arqipelagut, si dhe në malet e Atikës dhe në disa vende të Samos, e kanë ruajtur gjuhën e të parëve, kurse banorët e tjerë të të njëjtave vende as që e ruajnë në kujtesë këtë gjuhë?”.

4) “Σαμιακά (τέταρτος τόμος)” (Historia e Samos, vëllimi i katërt) nga Epaminondhas Stamatiadhis (1886), faqe 79-83: “Fshati Arvanítes. Pas vdekjes së Gjergj Kastriotit (i cili njihet më shumë me emrin Skënderbe), përkrahësit e tij shqiptarë, meqë përndiqeshin nga sulltani Bajazit dhe turqit dhe rrezikonin të konvertoheshin me dhunë, u vendosën në Himarë, Sul, Pargë dhe Peloponez. Por, ngaqë edhe atje turqit nuk i linin rehat, u larguan dhe u vendosën në malet Jeránia (Γεράνεια) dhe në ishujt Idhra, Speces, Poros, Salamina, Psara dhe deri në Qipro. Në ato kohëra, domethënë para 250 vitesh përafërsisht, siç duket nga dokumente të vjetra, dy vëllezër druvarë, simbas traditës vendase, shqiptarë, erdhën së bashku me familjarët e tyre në Samos dhe u vendosën mbi majën e lartë jugore të malit Ámbelos (Άμπελος), atje ku sot ndodhet fshati Áno Arvanítes, i cili është 400 metra mbi nivelin e detit dhe më shumë se një orë larg fshatit Mavraxéi (Μαυρατζαίοι). Jetonin të izoluar nga të tjerët. Feja e tyre ishte ajo orthodhokse, por gjuha e tyre, të cilën askush prej banorëve të ishullit nuk e kuptonte, ishte ilirishtja (domethënë shqipja). Pas disa vjetësh, një pjesë e fshatarëve, u vendos pak më poshtë, një çerek ore nga fshati, dhe themeloi fshatin që quhet që prej asaj kohe Káto Arvanítes. (…) Fshati Áno Arvanítes përbëhet nga 107 shtëpi dhe një kishë famullore, ndërsa Káto Arvanítes nga 57 shtëpi dhe një kishë famullore gjithashtu. Gjithsejtë të dyja fshatrat kanë 683 banorë, të cilët ende ruajnë në të folmen e tyre gjurmë të prejardhjes së tyrë të huaj. (…) Banorët prodhojnë verë, mjaltë jashtëzakonisht të mirë, një lloj djathi që, mesa jemi informuar prej kohësh, mund të gjendet vetëm në Shqipëri, katran dhe bitum. Merren edhe me blegtori”.

5) “Σαμιακά (τέταρτος τόμος)” (Historia e Samos, vëllimi i katërt) nga Epaminondhas Stamatiadhis (1886), faqe 25: “Fshati Léka. Banori i parë, simbas traditës, ka qenë një shqiptar (arvanitas) nga Peloponezi, i cili quhej Lekas (Lekë). Së bashku me disa të tjerë, u shpërngul drejt ishullit Samos që t’u shmangej përndjekjeve nga turqit dhe banoi fshatin që mori emrin e tij që atëherë”.

Kemi bashkangjitur origjinalet e fragmentëve dhe gjithashtu një hartë të ishullit Samos ku duket vendndodhja e të dyja fshatrave shqiptare dhe fshatit Léka.

Marrë nga profili në fb i Mihalis Ntinopoulos apo Mihal Dino-s , që studjon në Paris për gjuhën dhe kulturën shqipe. Shkrimin e Mihalisit e botoj në Revista Drini me pajtimin e tij, për c’gjë i shprehu mirënjohjen time të thellë .

Burimi : http://albania-ilire.blogspot.com/2018/10/shqiptaret-e-harruar-te-ishullit-grek.html
redaktoi: Fahri Xharra

Etiketa: ArvanítesEpaminondhas StamatiadhisFahri XharraishulliKamus al-a’lamMihal DinoMihalis Ntinopoulospashko vasaSami FrashërisamosShqiptarët e harruar të ishullit grek SamosΑρβανίτεςΕπαμεινώνδας Σταματιάδης

Të Lidhura

Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –

Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –

nga 27
23:27 | 24/12/2025
0

Në vigjilje të Krishtlindjeve besimtarë katolikë janë mbledhur në katedralen e Shën Palit në Tiranë për të ndjekur meshën nga...

Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –

Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –

nga 27
23:07 | 24/12/2025
0

Një efektiv policie ka aksidentuar për vdekje një 65-vjeçar pasditen e së mërkurës, në Tiranë. Inspektori me inicialet M. K.,...

Ruhuni nga Edi Rama –

Ruhuni nga Edi Rama –

nga 27
22:51 | 24/12/2025
0

Ish-deputeti Lefter Maliqi i ka paralajmëruar prokurorin e SPAK-ut Dritan Prençi, që të ketë kujdes nga ndonjë kurth, sipas tij,...

Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –

Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –

nga 27
22:13 | 24/12/2025
0

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në zonën e rrethrrotullimit të Liqenit Artificial, duke shkaktuar panik të...

Para
Punime në rrjet, OSHEE njofton ndërprerje të energjisë për dy ditët në vijim

Një pjesë e Tiranës sot pa drita, ja oraret dhe zonat ku do ketë mungesë energjie

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –

Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –

23:27 | 24/12/2025
Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –

Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –

23:07 | 24/12/2025
Ruhuni nga Edi Rama –

Ruhuni nga Edi Rama –

22:51 | 24/12/2025
Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –

Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –

22:13 | 24/12/2025
“Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodjan Braho flet për herë të parë –

“Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodian Braho flet për herë të parë –

20:55 | 24/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –
  • Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –
  • Ruhuni nga Edi Rama –
  • Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –
  • “Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodian Braho flet për herë të parë –
  • “Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodjan Braho flet për herë të parë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –
  • Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com