E diela në darkë në “Seria A” vendosi përballë të tashmen dhe të ardhmen e portës së kombëtares shqiptare, pasi në fushë u përballën Atalanta e Etrit Berishës dhe Lacio e Thomas Strakoshës.
Mediat në Itali nuk ia kursyen një pyetje Etrit Berishës për kolegun e tij kundërshtar që këtë herë ishte shoku i kombëtares. Berisha u shpreh: “Është një portier shumë i mirë, dhe po bën shumë mirë me Lacion. Padyshim që është e ardhmja e skuadrës tonë Kombëtare.”
Thomas Strakosha në pamundësi për të shprehur mendimin për Berishës gjeti një mënyrë tjetër duke postuar në rrjetet sociale një foto nga momenti i fillimit të ndeshjes ku shkruante “shqipez”, për të treguar origjinën e përbashkët shqiptare, dhe për të nënvizuar se lidhja mes tyre është e fortë, dhe një ndeshje futbolli nuk mund ta thyejë.