Shqipëria, vendi më pak tërheqës në rajon për investitorët – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëria, vendi më pak tërheqës në rajon për investitorët –

07:45 | 16/03/2023
në Uncategorized
0

Shqipëria është vendi më pak tërheqës në rajon sa i takon mundësive që investitorët shohin për të investuar.

Në Indeksin Global të Mundësive 2022 vendi ynë renditet në vendin e 67, me një shkallë përkeqësimi në raport me një vit më parë kur ishte në vendin e 66. Sërish mbetet pas vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, ku kryeson Maqedonia e Veriut e renditur në vendin e 52.

Kështu Mali i Zi renditet në vendin e 53 për rajonin e Europës dhe Azisë Qendrore, pas tij Serbia nga ana tjetër renditet në vendin e 61.

Bosnjë-Hercegovina është i vetmi vend ndër ato të Ballkanit që lëmë pas e renditur në vendin e 99.

Por cilat janë në fakt fushat që perceptohen si më pozitive dhe ato që penalizojnë një vend në këndvështrimin e investitorëve?

Fushat për investitorët

Për Shqipërinë rezultati më i mirë është shënuar në perceptimin e biznesit dhe që lidhet me masat dhe kufizimet që has biznesi si dhe lehtësimi në lidhje me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ku rezultati i regjistruar është ai i vendit të 59, me 4 shkallë zbritje krahasuar me një vit më parë.

Dimensioni i dytë ku performon më mirë është sa i takon fondamenteve ekonomikë dhe që lidhet me parashikimin makroekonomik të vendit, veçoritë dhe kualifikimin e fuqisë punëtorë dhe potenciali për zhvillim dhe inovacion të vazhdim. Shqipëria renditet e 60, me asnjë ndryshim nga një vit më parë.

Fusha e tretë në ecuri është te standardet ndërkombëtare që lidhen me faktin sesa i integruar është një vend me komunitetin ndërkombëtar dhe gjasat që të jenë konform standardeve ndërkombëtare në vendin e 60.

Më dobët duket se vendi paraqitet tek shërbimet financiare që kanë të bëjnë me masat dhe thellësinë e aksesit që ka një vend në shërbime të tilla ndërkohë që edhe kuadri institucional paraqitet gjithashtu dobët me një renditje në vendin e 80 dhe që ka të bëjë me shkallën në të cilën institucionet e një vendi ndihmojnë ose pengojnë aktivitetin e biznesit.

Indeksi hartohet çdo vit nga Milken Institute një organizatë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Raporti merr parasysh faktorët ekonomikë dhe financiarë që ndikojnë në investimet e huaja, aktivitetet dhe politikat kryesore të biznesit, ligjore dhe rregullatore të përdorura nga qeveritë për të mbështetur dhe nxitur investimet./Monitor

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Vetëm një brez 660 metra –

Vetëm një brez 660 metra -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Barazim mes polemikash në ‘Niko Dovana’, Teuta ndan pikët me Tiranën –

21:52 | 13/12/2025
“Hysen Kadiu iku në Amerikë gjatë fushatës”, Berisha përplaset me Salianjin: Po gënjen –

21:46 | 13/12/2025
Uji i ndenjur ka nevojë për rifreskim… –

21:34 | 13/12/2025
Zgjedhjet e 28 Dhjetorit në Kosovë, certifikohen kandidatët e Listës Serbe –

21:22 | 13/12/2025
Firmat për Endri Shabanin si Avokat i Popullit, Agron Gjekmarkaj jep dorëheqjen si nënkryetar i PD-së –

Dhanë firmat për Endri Shabanin si Avokat i Popullit, Agron Gjekmarkaj jep dorëheqjen si nënkryetar i PD-së –

20:58 | 13/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Barazim mes polemikash në ‘Niko Dovana’, Teuta ndan pikët me Tiranën –
  • “Hysen Kadiu iku në Amerikë gjatë fushatës”, Berisha përplaset me Salianjin: Po gënjen –
  • Uji i ndenjur ka nevojë për rifreskim… –
  • Zgjedhjet e 28 Dhjetorit në Kosovë, certifikohen kandidatët e Listës Serbe –
  • Dhanë firmat për Endri Shabanin si Avokat i Popullit, Agron Gjekmarkaj jep dorëheqjen si nënkryetar i PD-së –
  • Firmat për Endri Shabanin si Avokat i Popullit, Agron Gjekmarkaj jep dorëheqjen si nënkryetar i PD-së –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Barazim mes polemikash në ‘Niko Dovana’, Teuta ndan pikët me Tiranën –
  • “Hysen Kadiu iku në Amerikë gjatë fushatës”, Berisha përplaset me Salianjin: Po gënjen –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com