Shqipëria, vendi bujqësor që ushqehet me importe – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëria, vendi bujqësor që ushqehet me importe

14:32 | 28/02/2016
në Uncategorized
0

Importet e ushqimeve 4.7 herë më të larta se sa eksportet.

Shqipëria është vendi me peshën më të lartë të bujqësisë në Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) në Europë dhe gati sa dyfishi i rajonit. Edhe pse me një sector aq tq madh bujqësor paradoksi qëndron në faktin se vendi vijon të jetë importues neto i prodhimeve bujqësore. Teksa sektori ka pozitë dominuese në ekonominë shqiptare, vendi vijon të importojë produkte ushqimore 4.7 herë më shumë se sa eksporton.

Në Maqedoni, bujqësia zë 10.2% të peshës në totalin e PBB-së; në Malin e Zi zë vetëm 10% të PBB-së; në Bosnjë, vetëm 7.8% të PBB-së; në Serbi zë 9.7%; në Ukrainë 11.8% dhe në Rusi vetëm 4%. Në vendet e zhvilluara të BE, bujqësia zë rreth 2% të PBB-së.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Ky raport i zhdrejtë strukturor në ekonominë e Shqipërisë tregon se vendi ndodhet ende në inercinë e trashëgimisë komuniste, pa mundur të modernizojë dhe të përshtatë sektorin me nevojat e reja të ekonomisë së tregut. Përkundrazi, masat e marra në vitet 1991 me “masakrën” në copëzimin e tokës për frymë, financimet me pikatore dhe politikat fragmentare të zhvillimit e kanë çorientuar zhvillimin e qëndrueshëm afatgjatë të sektorit. Bujqësia vijon të dominojë ekonominë shqiptare për nga numri i të punësuarve me (39.7% të totalit) dhe me kontributin në strukturën e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Sektori është përfshirë në një sërë vështirësish ciklike, pa mundur të orientohet drejt zinxhirit të vlerave. Pas shkëlqimit në dukje të rritjes së eksporteve me 25% më 2015, totali i prodhimit bujqësor ka pësuar një rënie me 0.9% në nëntëmujorin e 2015-s, sipas të dhënave të INSTAT. Sektori shënoi në korrik-shtator 2015 rënien e tretë tremujore radhazi, ndërsa INSTAT ka raportuar se ka rënë edhe forca e punës. Në tremujorin e tretë, forca e punës në bujqësi u tkurr me -3.1%, ndikuar nga emigracioni masiv i vitit të kaluar.

Kush ka udhëtuar nëpër Shqipëri, ka parë parcelat e ngushta të tokës, një të mbjellë me grurë dhe një me domate, diku 100 metra me perime dhe ngjitur një parcelë djerrë. E gjithë kjo sepse vendi aktualisht ka 350 mijë ferma të vogla, sipërfaqja e të cilave, në një mesatare të përgjithshme, nuk i kalon të 1.2 hektarët. Sipërfaqja e parcelave të mbjella me një kulturë nuk i kalon të 0.2 hektarët. Situata është alarmante edhe në sektorin e mekanizimit, ku 350 mijë fermave u përgjigjen vetëm 20 mijë e 600 mjete.

Sipas Censusit të vitit 2011, në zonat rurale të vendit jeton 46% e popullsisë. Toka bujqësore në total është 700 mijë hektarë, 80% e së cilës, sipas statistikave të Ministrisë së Bujqësisë, është ndarë me ligjin 7051 dhe 130 mijë hektarë janë tokë bujqësore në pronësi të shtetit. Por një pjesë e madhe e kësaj toke nuk është bujqësore, pasi është përmbytur nga ndërtimet pa leje.

Pronësia mbi tokën mbetet edhe një nga shkaqet pse bujqësia është një sektor që ka vuajtur mungesën sistematike të kreditimit nga bankat. Por historia e ecurisë së sektorit është e trishtë në këto vitet e tranzicionit, plot pengesa dhe paqartësi për të ardhmen. Nga 50% që ishte pesha e sektorit në fillim të viteve 1990, me hapjen e ekonomisë, zgjerimi i tregtisë dhe shërbimeve e uli peshën e bujqësisë në 36%, në mesin e viteve 1996.

Rritja e sektorëve të tjerë me fabrikat e para të industrisë tekstile dhe shpërthimin që pësoi sektori i ndërtimit pas vitit 2000 e uli më tej peshën e sektorit në Prodhimin e Brendshëm Bruto, duke e çuar atë drejt pikës fundore, në vetëm 19.4% në vitin 2009, pas së cilës do të nisë sërish ringritja. E megjithatë, të gjithë i kanë drejtuar sytë sërish nga bujqësia, që vlerësohet si një nga sektorët më potencialë.

Tani, 6 vite më pas, bujqësia ka nisur sërish të rrisë peshën në PBB, duke zgjeruar në mbi 22%, por kjo rritje i dedikohet më shumë tkurrjes së peshës së sektorëve të tjerë nga kriza ekonomike e vitit 2008.

Përveç paketës mbështetëse të bujqësisë, Ministria e Bujqësisë shpalli vitin që shkoi hartën e rajonalizimit të prodhimeve bujqësore. Në këtë hartë paraqiten përparësitë tona konkurruese dhe krahasuese në zhvillimin e bujqësisë sipas rajoneve, duke treguar se ku duhet të rritet dhe ku duhet të rrudhet prodhimi bujqësor shqiptar, në mënyrë që ai të jetë konkurrues dhe i lidhur me tregun. Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti thotë se “Sipas studimeve të bazuara mbi kërkesën dhe ofertën, për një tipologji prodhimi, ne nuk kemi përparësi konkurruese në prodhimin e drithërave, por kemi përparësi konkurruese dhe krahasuese në prodhim të perimeve dhe të frutave, serave, apo për prodhimin e bimëve aromatike dhe mjekësore etj.”

Enio Jaco, drejtor ekzekutiv i projektit “AgroKapital”, financuar nga USAID, mendon se bujqësia shqiptare ka shumë avantazhe, si p.sh. moti favorizues, përbërja e përshtatshme e tokës dhe pozicioni gjeografik. Por ka dhe shumë probleme si fragmentimi i tokës bujqësore, teknologjitë e vjetruara dhe mungesa të larta financimi.

Petrit Ago, një nga biznesmenët e rrallë që ka zhvilluar ciklin e mbyllur në sektorin bujqësor, thotë se çështja e pronësisë së tokës është një pengesë e madhe. Ai kërkon që Ministria e Bujqësisë të bëjë studime të thelluara dhe të japë konsulenca për zhvillimin e sektorëve të veçantë brenda bujqësisë, sidomos blegtorisë.

Shqipëria duhet të përcaktojë modelin e saj bujqësor si dhe duhet të zhvillojë politika afatgjata mbështetjeje të ekuilibruar midis modeleve mikse të zhvillimit të fermave, thotë Ismail Beka, drejtues i Zyrës së Koordinimit-GIZ në Shqipëri.

Beka shpjegoi se, bujqësia me ferma të vogla do të jetë baza e sektorit dhe si e tillë do të duhet të orientohen edhe politikat bujqësore afatgjata.

Që nga 2007, kur raportohen statistikat sipas sektorëve nga Banka e Shqipërisë, pesha e kredisë për bujqësinë është rritur nga 1.1% e totalit në rreth 2% më 2015. Sipas bankierëve, ndër vështirësitë që hasen në sektorin bujqësor nga pikëpamja e bankës, paraqitet informaliteti i lartë në regjistrimin dhe në qarkullimin e parasë. Problemet me pronësinë e tokës mbeten reale dhe një pengesë e madhe në zhvillimin bujqësor të vendit. Sipas ekspertëve, kërkesa për financim nga sektori i bujqësisë ka qenë në rritje, kur vitet e fundit vihen re gjithmonë e më shumë investime, që synojnë të përmirësojnë teknologjinë e përdorur, e cila do të sjellë dhe rritje të produktivitetit dhe cilësisë së prodhimit.

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka miratuar së fundmi 75 milionë euro si fond garancie për kreditimin e bujqësisë nga bankat, në një përpjekje për të përmirësuar mundësitë e financimit për agrobizneset vendase, duke ofruar linja të dedikuara kredie për bankat shqiptare dhe institucionet mikrofinanciare apo duke ndarë me ata riskun e huadhënies në sektorin e agrobiznesit.

Marrë me shkurtime nga Monitor

 

Etiketa: bujqesieksporteimportekreditim

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Jahjaga dekreton Marrëveshjen për Gjykatën Speciale

Jahjaga dekreton Marrëveshjen për Gjykatën Speciale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të ‘arratisen’ shqiptarët këtë fundviti? –

Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të ‘arratisen’ shqiptarët këtë fundviti? –

08:52 | 25/12/2025
Zoti ju mbroftë dhe bekoftë të gjitha familjet tuaja –

Zoti ju mbroftë dhe bekoftë të gjitha familjet tuaja –

08:34 | 25/12/2025
Gëzuar Krishtlindjet, edhe për fundërrinat e së majtës radikale –

Gëzuar Krishtlindjet, edhe për fundërrinat e së majtës radikale –

08:26 | 25/12/2025
Këmbimi valutor 8 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Këmbimi valutor 24 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:06 | 25/12/2025
Kremtimi i Krishtlindjes, ritet dhe besimet në vende të ndryshme –

Kremtimi i Krishtlindjes, ritet dhe besimet në vende të ndryshme –

07:46 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të ‘arratisen’ shqiptarët këtë fundviti? –
  • Zoti ju mbroftë dhe bekoftë të gjitha familjet tuaja –
  • Gëzuar Krishtlindjet, edhe për fundërrinat e së majtës radikale –
  • Këmbimi valutor 24 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Kremtimi i Krishtlindjes, ritet dhe besimet në vende të ndryshme –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 25 Dhjetor 2025 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të ‘arratisen’ shqiptarët këtë fundviti? –
  • Zoti ju mbroftë dhe bekoftë të gjitha familjet tuaja –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com