Shqipëria U19 e mbylli me fitore takimin miqësor ndaj Kazakistanit U19. Ekipi i Erjon Bogdanit fitoi ndaj përfaqësueses kazake, me një gol të Kumbullës në minutën e 40-të.
Për t’u veçuar edhe një goditje në minutën e 23-të nga Pasha, por që u devijua vetëm në fund nga portieri mik. Protagonist ishte edhe portierin ynë, teksa në minutën e 85-të bëri një pritje fantastike, për të ruajtur fitoren.
Kazakët e mbyllën me protesta, teksa shënuan një gol në sekondat e fundit, por që ishte dukshëm offside, dhe arbitri Alla e anulloi. Kazakët patën pretendimet e tyre si një gol i rregullt. Në fund, një fitore 1-0, për një takim që do luhet sërish, edhe ditën e martë.