Shqipëria shpenzon më tepër për një të burgosur, sesa për një student – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëria shpenzon më tepër për një të burgosur, sesa për një student

23:10 | 07/02/2019
në Shqiperi
0

Një tjetër problem që hasen burgjet tona, është mbipopullimi, i cili vjen nga një sërë shkaqesh të ndryshme. Më kryesorja është ajo e shtimit të kategorive për veprat penale dhe mungesa e dënimeve alternative.

“Mendoj që Gjykatat, në periudhën e fundit referuar, aplikojnë masat alternative dhe mendoj që me këto ritme nuk mund të akuzojmë në tërsi sistemin për mos aplikim të masave alternative”, tha Ilir Qafa, Drejtor i Shërbimit të Provës.

“Mbi popullimi në burgje është një shqetësim që e ka çdo qeveri në Shqipëri për hirë të së vërtetës, dhe ndoshta çdo qeveri në vendet e rajonit”, tha Eduart Halimi, ish – Ministër i Drejtësisë.

Shtimi i të burgosurve, përkthehet në të kosto për buxhetin e shtetit të shqiptar. Gjatë një korrespondence të Top Story me Drejtorinë e Burgjeve, ne mësuam se për të mbajtur një të burgosur, duhen rreth 486 euro në muaj.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Kjo është një shifër tepër e lartë, e cila tejkalon pagën minimale të një qytetari shqiptar.

“Shumë familje në Shqipëri jetojnë më në varfëri se të burgosurit, që fundja kanë bërë një vepër penale, që kanë vrarë, kanë kërcënuar apo kanë vënë në rrezik jetën e qytetarëve”, tha Ermal Tehla, Ekspert Ekonomie.

“Është një shifër e konsiderueshme, që po të krahasosh me kostot që paguan një student, ose kostot e edukimit të një studenti, është shumë i ulët”, tha Isuf Shehu, Avokat.

Nëse marrim statistikat zyrtare të të dënuarve për veprën penale “Shkelje e Rregullave të Qarkullimit Rrugor”, rezultojnë vetëm për muajin Maj 2018, 115 të burgosur.

Kryesisht janë dënuar për drejtim automjeti në gjendje të dehur ose pa patentë. Kodi i Ri Penal parashikon për këtë vepër, nga 10 ditë deri në 3 vjet burg.

Nëse marrim një minimum dënimi, 1 muaj, atëherë këta 115 të burgosur do ti kushtojnë shtetit shqiptar, rreth 55 mijë euro në muaj. Pra, një shifër e konsiderueshme, kur mendojmë që kjo është vetëm një nga veprat penale që mund të konvertohet me dënime alternative.

“Ne si shtet investojmë 350 milion euro në vit për arsimin, referuar një rregulli përpjestimor sikundër bëmë dhe me të burgosurit, ne shpenzojmë nga taksapaguesit shqiptarë rreth 40 euro në muaj për një nxënës apo student. Që do të thotë 15 herë më pak se sa me një të burgosur”, tha Ermal Tehla, Ekspert Ekonomie.

Përgjithësisht, vendet europiane praktikojnë dënime administrative, me gjobë të majme për drejtuesit e automjeteve. Pra, një zgjidhje do të ishte që këta 115 të dënuarit të paguanin secili një gjobë prej 1000 euro. Kështu, buxheti do të shtohej me dyfishin e shumës, që mund të humbiste nëse do ti burgoste.

“Fusim një injorant në burg për shkak se ka kryer një vjedhje, dhe ai rri tre vjet në burg pa bërë asnjë lloj veprimi, vetëm vegjeton, vetëm konsumon këtë shtet, do të dale po aq injorant sa ka hyrë.Dhe është një kontigjent që të përsëris të njëjtën vepër penale nesër pasnesër dhe po prap të na rëndojë në xhepat tonë”, Ermla Tehla, Ekspert Ekonomie.

Kostot e të burgosurve, janë të larta gjithandej, dhe këtu nuk bën përjashtim as Shqipëria. Një pjesë e mirë e vendeve Europës Juglindore, nuk i kalojnë 6-7 mijë euro në vit, përveç Greqisë që është 9 mijë euro. Ndërkohë Italia ka një kosto prej 12 mijë eurosh dhe Britania rreth 12 mijë paund në vit.

Ish – Ministri i Drejtësisë, ka lënë në sirtarin e institucionit që drejtonte, edhe një projekt për burgjet private.

“Britanikët e kanë jo privatizim burgjesh por ndërtim burgu, i cili shteti merrte përsipër ti jepte pjesën e të burgosurve, që t’i mbanin në ruajtje dhe ai që kishte në administrim pjesën e burgut, ishte shteti”, tha Eduart Halimi, ish – Ministër i Drejtësisë.

Ajo që mbetet më e rëndësishme për të burgosurit, është faza e lirimit. Në Shqipëri nuk ka një strukturë të mirëfilltë rehabilitimi për të burgosurit. Të burgosurit dalin pas një dënimi disa vjeçar, dhe shohin ndryshimet e dukshme, që nga infrastruktura, e deri tek zhvillimet teknologjike, kulturore dhe sociale.

http://top-channel.tv/2019/02/06/top-story-shqiperia-shpenzon-me-teper-per-nje-te-burgosur-sesa-per-nje-student/
Etiketa: i burgosurstudent

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Gjermania vë alarmin: Ndryshimi i kufinjve të ndalohet! Shqipëria mos të lejojë destabilitet në Ballkan

Gjermania vë alarmin: Ndryshimi i kufinjve të ndalohet! Shqipëria mos të lejojë destabilitet në Ballkan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com