“Shqipëria po zbrazet”, 31% e popullsisë dëshiron të emigrojë – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Shqipëria po zbrazet”, 31% e popullsisë dëshiron të emigrojë –

08:58 | 16/11/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Juventus zhgënjen në shtëpi, vetëm barazim ndaj Veronës –

Ramadani pas suksesit të Leçes: Dua t’i fitoj të gjitha, mendjen te Juventusi

Makina shpërthen në flakë pranë rrethrrotullimit të TEG-ut –

Trafik i rënduar në Elbasan, kthimi nga juglindja paralizon qarkullimin në fundjavë –

Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, sidomos Shqipëria duhet të alarmohen nga potencialet e larta të popullatës që kërkon të emigrojë në mënyrë të përhershme, duke sinjalizuar një rreth vicioz të një krize demografike, ekonomike dhe politike, tha Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), pas analizës së rezultateve të anketës së Barometrit të Sigurisë për vitin 2023.

Rezultatet e anketës që u zhvillua në maj-qershor 2023 në 6 vendet të Ballkanit Perëndimor evidentuan se Shqipëria megjithëse ka përjetuar deri më tani emigracion më të fortë se Rajoni, ende ka potencial të lartë të largimit nga vendi sidomos për të rinjtë e arsimuar.

Anketa që u zhvillua në rreth 6000 persona në Ballkan tregoi se, 31 për qind e shqiptarëve planifikojnë të largohen nga vendi. Por më rëndësishmja është se, 18 për qind e tyre tashmë kanë plane dhe kanë gjetur mënyrat për të ikur.

Rezultatet tregojnë se emigracioni në Shqipëri është më agresiv se në të vendet e tjera pasi, në një përqindje më të madhe shqiptarët nuk dëshirojnë të emigrojnë përkohësisht por përgjithmonë. (shiko grafiqet e mëposhtme).

Nga pjesa e shqiptarëve që kanë shprehur dakord për të ikur, pothuajse 44 % duan të emigrojnë në mënyrë të përhershme niveli më i lartë në Rajon.

Ata që synojnë të largohen, në përgjithësi, përqendrohen në grupin aktiv të punës 18-44, ndërsa ata që nuk duan të largohen dominojnë grupin 45-65+ të popullatës.

Pavarësisht një tkurrjeje nga viti 2022, planet për emigracionit vazhdojnë në Rajon dhe kryesisht në Shqipëri, duke shndërruar fenomenin e largimit në një prirje të qëndrueshme. Analiza e RCC tregon se një prirje e tillë padyshim do të thellojë krizën demografike, për shkak të një kombinimi të rrezikshëm të migrimit të vazhdueshëm dhe plakjes së popullsisë.

Kjo situatë krijon kushtet për më shumë mungesa të fuqisë punëtore, i konsideruar tashmë si një emergjencë për Shqipërinë.

Në Shqipëri faktorët shtytës që nxisin emigracionin lidhen me arsyet ekonomike dhe mosbesimin në institucione. Në të njëjtën kohë zgjerimi i rrjeteve familjare dhe numri i atyre që mund të përdorin këto lidhje përforcohen, duke nxitur më tej flukset dalëse të migracionit.

Nga ana tjetër, prirja migratore e të anketuarve të mirë-arsimuar në mënyrë të pashmangshme përforcon problemet e ikjes së trurit tashmë të pranishme në ekonomitë rajonale.

Ky kontingjent është i prirur të kalojë në shoqëri tashmë të qëndrueshme në vend që të luftojë për të siguruar kushte më të mira në vend. Largimi i tyre po çon në performancë të dobët në të gjitha fushat dhe gërryerje të përgjegjësisë në vend./monitor

 

Të Lidhura

Juventus zhgënjen në shtëpi, vetëm barazim ndaj Veronës –

Juventus zhgënjen në shtëpi, vetëm barazim ndaj Veronës –

nga 27
20:21 | 03/05/2026
0

Juventus nuk shkon më shumë se barazimi 1-1 ndaj Veronës në shtëpi. Verona shënoi në minutën e 34-të, me anë...

Ramadani pas suksesit të Leçes: Dua t’i fitoj të gjitha, mendjen te Juventusi

Ramadani pas suksesit të Leçes: Dua t’i fitoj të gjitha, mendjen te Juventusi

nga 27
20:13 | 03/05/2026
0

Skuadra e Leçes ka marrë një fitore shumë të rëndësishme këtë fundjavë përballë Pizës, duke siguruar pikë të arta për...

Makina shpërthen në flakë pranë rrethrrotullimit të TEG-ut –

Makina shpërthen në flakë pranë rrethrrotullimit të TEG-ut –

nga 27
19:49 | 03/05/2026
0

Një automjet shpërtheu në flakë pasditen e sotme në afërsi të rreth rrotullimit të TEG-ut në aksin nacional drejt Elbasanit....

Trafik i rënduar në Elbasan, kthimi nga juglindja paralizon qarkullimin në fundjavë –

Trafik i rënduar në Elbasan, kthimi nga juglindja paralizon qarkullimin në fundjavë –

nga 27
19:37 | 03/05/2026
0

Një tjetër fundjavë e gjatë që shënon trafik kilometrik në hyrjet dhe daljet e Elbasanit. Thuajse e gjithë unaza e...

Para
Çfarë duhet të dini për zgjedhjet presidenciale në SHBA? –

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet presidenciale në SHBA? -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Juventus zhgënjen në shtëpi, vetëm barazim ndaj Veronës –

Juventus zhgënjen në shtëpi, vetëm barazim ndaj Veronës –

20:21 | 03/05/2026
Ramadani pas suksesit të Leçes: Dua t’i fitoj të gjitha, mendjen te Juventusi

Ramadani pas suksesit të Leçes: Dua t’i fitoj të gjitha, mendjen te Juventusi

20:13 | 03/05/2026
Makina shpërthen në flakë pranë rrethrrotullimit të TEG-ut –

Makina shpërthen në flakë pranë rrethrrotullimit të TEG-ut –

19:49 | 03/05/2026
Trafik i rënduar në Elbasan, kthimi nga juglindja paralizon qarkullimin në fundjavë –

Trafik i rënduar në Elbasan, kthimi nga juglindja paralizon qarkullimin në fundjavë –

19:37 | 03/05/2026
Manchester United fiton klasiken me Liverpool, siguron Champions League –

Manchester United fiton klasiken me Liverpool, siguron Champions League –

19:25 | 03/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Juventus zhgënjen në shtëpi, vetëm barazim ndaj Veronës –
  • Ramadani pas suksesit të Leçes: Dua t’i fitoj të gjitha, mendjen te Juventusi
  • Makina shpërthen në flakë pranë rrethrrotullimit të TEG-ut –
  • Trafik i rënduar në Elbasan, kthimi nga juglindja paralizon qarkullimin në fundjavë –
  • Manchester United fiton klasiken me Liverpool, siguron Champions League –
  • Përgjaket Durrësi, një tjetër person humb jetën në aksident te Kepi i Rodonit! (EMRI) –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Juventus zhgënjen në shtëpi, vetëm barazim ndaj Veronës –
  • Ramadani pas suksesit të Leçes: Dua t’i fitoj të gjitha, mendjen te Juventusi

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com