Shqipëria pa Gjykatë Kushtetuese – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëria pa Gjykatë Kushtetuese

16:12 | 23/04/2018
në Shqiperi
0

Edhe gjyqtarja Altina Xhoxhaj rrezikon të ngelë në provimin e Vetting-ut për shkak të pasurive. Në seancën dëgjimore ishte radha e saj, që mban detyrën e gjyqtares Kushtetuese prej tetë vitesh, ndërsa më herët ka qenë gjyqtare në Shkallën e Parë.

Profesoresha e së drejtës tregtare në raportet e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit e Kontrollit të Pasurive rezulton me pasuri të justifikuara.

Por gjyqtarja Komisionit të Pavarur të Kualifikimit deklaroi se ishte kryer një hetim tjetër administrativ nga ku hidhen hije dyshimi mbi të ardhurat.

Konkretisht, sipas KPK gjatë blerjes së një apartamenti 101 metra katrorë në Tiranë, Xhoxhaj nuk justifikon të ardhurat prej mbi 4 milionë lekë.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Nuk justifikohen gjithashtu dy llogari bankare që janë 61 mijë dollarë dhe 15 mijë euro, si edhe kursimet me vlerën e 6 milionë lekëve.

Edhe për truallin në Gjirin e Lalzit dhe një banesë dupleks, nuk dihej burimi i 450 mijë lekëve në këtë investim. Sipas KPK, nga hetimi administrativ gjyqtarja Kushtetuese nuk justifikon gjithashtu edhe shpenzimet ndër vite.

Sa i takon anës profesionale, KPK thotë se gjyqtarja ka zbardhur me vonesë vendimet dhe në një rast është denoncuar për konflikt interesi nga një qytetar.

Por, gjatë mbrojtjes zonja Xhoxhaj kundërshtoi duke kërkuar të konfirmohej në detyrën, për të cilën i mbaron mandati në 2019. Xhoxhaj replikoi me trupën e Vetting-ut duke theksuar se gjetjet e KPK janë të pabazuara.

“Ju nuk keni llogaritur të ardhurat e bashkëjetuesit” këmbënguli Xhoxhaj, sipas të cilës të treja raportet e deklarojnë në rregull.

“Ju më keni ngarkuar me barrën e provës duke mos njohur ligjin”, shtoi më tej gjyqtarja Kushtetuese, ndërkohë që në dalje komentoi për Top Channel se gjatë vettingut nuk duhet të përbalten gjyqtarët e prokurorët, që sipas saj ruajtën shtetin në vitin 1997.

“Presim me qetësi vendimin e Komisionit duke besuar në performancën e gjithë këtyre viteve të zonjës Altina Xhoxhaj me profesionalizëm, etikë dhe integritet.

E vetmja që ka kaluar vettingun deri më tani është Vitore Tusha , ndërkohë që Gjykata Kushtetuese ndodhet në pikën më të zezë në historinë e saj.

Aktualisht presin që të kalojnë në filtrin e vettingut edhe tre anëtarë të tjerë të kësaj gjykate, ndërkohë që njëri prej tyre ngeli në Shkallën e Parë.

Pas dorëheqjes së Besnik Imerajt dhe shkarkimit të Fatos Lulos dhe nëse nëse shkarkohet edhe Altina Xhoxhaj, Gjykata Kushtetuese praktikisht nuk ekziston më.

Kjo gjykatë ka dalë për herë të fundit në seancë plenare të hapur në datën 19 dhjetor, ndërkohë që javën e kaluar iu komunikoi palëve se nuk mund të formojë kuroumin për një padi të shoqatës së ish pronarëve për një VKM për pronat.

Jemi pa Gjykatë Kushtetuese! Vettingu pritet të rrëzojë anëtaren e pestë

Etiketa: gjykate kushtetuesevetting]shqiperi

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Negociatat, kryeministri belg në Tiranë: Belgjika do shprehet në muajin qershor

Negociatat, kryeministri belg në Tiranë: Belgjika do shprehet në muajin qershor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

22:25 | 25/04/2026
LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

21:07 | 25/04/2026
Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

14:46 | 25/04/2026
Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

13:50 | 25/04/2026
Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –

Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –

13:46 | 25/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –
  • LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –
  • Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –
  • Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –
  • Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –
  • SMS nuk janë dërguar nga ne. Mos klikoni linqe të dyshimta! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –
  • LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com